Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: BB: Shqipërisë ndihmë 350 milionë dollarë për vitin 2014
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > BB: Shqipërisë ndihmë 350 milionë dollarë për vitin 2014
Ekonomi

BB: Shqipërisë ndihmë 350 milionë dollarë për vitin 2014

anazapta
Published April 19, 2014
Share
SHARE

Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsin Sajed tha se Banka Botwrore do të ndihmojë  financimin e projekteve në Shqipëri.

Sajed theksoi se nëse gjithçka shkon mirë me përgatitjen e këtyre projekteve shqipëria do të përfitojë plotë 350 milionv euro.

“Ne shpresojmë të sjellim mbi 350 milionë dollarë ndihmë gjatë këtij viti. Më duhet të nënvizoj se Banka Botërore operon mbi bazën e një strategjie mbështetëse për vendin për një periudhë 4-vjeçare dhe shpesh 5-vjeçare në linjë me objektivat e zhvillimit të vendit. Ne do ta përfundojmë këtë strategji në qershor”, tha Drejtoresha e BB në Shqipëri, Tahsin Sajed, tha për GSH.

Sipas saj situata në sektorin energjitik në vendin tonë është serioze.

“Ka humbje të larta të energjisë. Njerëzit nuk po paguajnë për energjinë e konsumuar. Ka një borxh të madh të papaguar në këtë sistem. Ka një nevojë për përmirësim jo vetëm të prodhimit të energjisë, por edhe të shpërndarjes. Me një fjalë, ka nevojë për një planifikim të mirë dhe të qëndrueshëm, që do të thotë përmirësim institucional i shërbimeve komunale, një buxhetim dhe planifikim më i mirë, qëndrueshmëri dhe një drejtim më i mirë i këtij sektori”, shprehet ajo, teksa nënvizon se Banka Botërore do të investojë shumën prej 150 milionë USD për sektorin energjetik.

 

anazapta April 19, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • shefi says:
    April 19, 2014 at 1:28 pm

    ta marim vesh moj shoqe ndihme apo kredi me 15 apo 16 perqind? mesa dime FMN dhe BB si banka qe jane japin vetem kredi keshtu qe sqaroi mire gjerat. te habit fakti se si kjo qeveri po na zhyt perdite e me shume ne borzhe te panevojshme te cilat do ti kemi ne kuriz gjithe kohen ne si popull. greqia nxori ne shitje ishujt e vet per te perballuar borxhet dhe kredite ndersa keta bukuroshat tane po e shesin tere shqiperine. kjo mund te quhet rilindja e borxheve dhe kredive

    Reply
  • P.A.B says:
    April 21, 2014 at 9:28 am

    Bb s’po na Ndihmon, po na jep borxh. Qe ne themelimin e saj – dhe hiq keshillat e pergjithshme, te cilat po ashtu paguhen – ky Institucion eshte percaktuar per Hua/ Huate. Nuk fal. Nuk ndihmon. Nuk ben bamiresi. Jep “para-borxh” qe i kthesh me interes. Te rregullojme konceptet ne fillim. Hungaria shkoi te marre borxh ne BE (ju refuzua) ne media publikohet si : “BE i refuzon huane/ borxhin apo kreditin finanaciar” Ne mediat hungareze/ polake etj, qeveria thote te njejten: “Po/ do kerkojme borxh nga ky apo ai Institucion.”

    —

    Realisht, kur kerkon borxh…a je duke kerkuar ndihme? Po! Dhe ai qe te jep borxh, po te ndihmon. Por eshte duke te ndihmuar me Borxh/e! Te cilat Shqiperia duhet ti ri-paguaje me interes deri ne fund. Kur thua “po na ndihmojne” hyn ne mentalitetin e Publikut si “projekt ezoterik” dhe i papercaktuar..dicka qe na e japin per gjynah, u vjen keq…na duan shume; thuaj c’te duash. Ne ane tjeter i jep dhe Qeverise jo vetem nje zone-bufer per te shmangur kritikat dhe treguar qe po punon (shiko si na zgjodhen ne, po na beson Bota) por terheq vemendjen nga kerkesa e Llogarise!

    (a) Ndihme – jo. (b) Ndihme me borxhe, borxhe ndihme…Shkon. (c) Borxhe- moren borxh, po na japin borxh, eshte e vemtja menyre si duhet paraqitur nga te gjithe, media ne pasqyrim, qeveria ne pune e publik dhe Populli kur kerkon te dije Termat, Interesat e cdo kusht me te cilin merret ky borxh nen emrin e tij. Si FMN-ja si BB jane institucione hua-dhenese. Do mbajtur nen mikroskop cdo levizje/ vendim i kesaj qeverie ne raport me to; duhet transparence absolute per dicka qe do ri-paguhet nga gjenerata Shqiptaresh.

    per Kujtese, asnje nga ne nuk e di emrin e Ministrave te Financave qe “moren borxhe nga B. Sovjetik” quaje po deshe “Borxhi i Enverit.” Rusia (si trashegimtare e cdo aseti Sovjetik, nga karrigja ne Keshillin e Sigurimit, tek ekonomia e diplomacia) erdhi nje dite, trokiti ne dere dhe tha:

    – Shqiperi, me ke borxh. Paguaj. Kjo Qeveri, e shume te tjera do jene harruar kur borxhi te vazhdojne trajektoren e tij. Qeverite gjithmone duan rezultate e shkurtera e te prekshme; vota. Ato nuk mendojne/ veptojne ne afat te gjate. Ngelet detyra juaj krijoni mekanizma llogari-kerkues… Shteti duhet por nuk eshte gjithshka, pa presione te tjera…shpesh kalon ne ekstreme dhe merr borxh-borxh e me shume borxh…dhe neser te plas Borxhi ne dore.

    personalisht si qytetat, une do ndjeja terror kur Kr-M im thote: “FMN-ja nuk eshte Sudja” Nese keshtu ai mundohet te shpjegoje a fshehe (a se ka idene fare c’po ben/ flet) nje marredhenie me jetesi jetike per vendin, qe dhe te ndihmon por dhe ka potencial shkaterrues ne ekonomi [neser] do thoja qe le shume per te dyshuar…ne nivelin Minimal. Ate te Pergjegjshmerise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?