Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas më shumë se 7.5 vitesh në krye të institucionit.
Ka qenë vetë kreu i Gjendjes Civile që ka njoftuar kolegët se kishte vendosur të jepte dorëheqjen, duke vlerësuar secilin prej tyre për ndihmën dhe punën e bërë gjatë këtyre viteve.
“Po largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat jua dedikoj secilit nga Ju”, shkruan Doracaj në mesazhin dërguar kolegëve të tij.
Bledar Doracaj u emërua në krye të Gjendjes Civile si drejtor i përgjithshëm kur në pushtet erdhën socialistët, në mandatin e tyre të parë në vitin 2013. Me profesion është jursit dhe ka garuar për deputet në Tiranë nën siglën e PS, por nuk ka arritur ta fitojë mandatin.
o.j/dita
Po te reshqet toka nen kembe me sa duket.
Jo u bene shume me dy tri emera a ma shume , ku gjendja civile nuk sheh asgje!
Perfundoj mbyllja e syrit?! Apo perkundrazi po rriten kerkesat per dy tri emera qe disa te sigurojne paret e vjedhura?!