Kur kanë kaluar 9 muaj nga vrasja e komisar Dritan Lamaj, Athina zyrtare i ka hapur rrugë ekstradimit drejt vendit tonë të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje, Arben Frroku.
Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Policisë, ka mbërriur në aeroportin ndërkomëbetar “Nënë Tereza”, me avion nga Athina, pasditen e sotme rreth orës 17:10. Nga aeroporti ku ishin vendosur forca të shumta sigurie, Frroku është shoqëruar për në burgun e sigurisë së lartë 302.
Mësohet se trasporti i tij nga kryeqyteti helen është bërë me avion nën kushte të rrepta sigurie. Përveç Frrokut drejtësia shqiptare ka mundur të ekstradojë drejt vendit tonë mbrëmjen e të enjtes nipin e tij Jak Jaku, i cili mendohet të jetë bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e oficerit të lartë të policisë së shtetit. Jak Jaku është esktraduar nga Greqia në rrugë tokësore.
Të dy të dyshuarit do të vihen në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ti marrë në pyetje dhe sqaruar pozicionin e tyre rreth kësaj ngjarje.
Ndërkaq me interes është edhe dalja e tij përpara togave të zeza të gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur njëherë me masën e sigurisë që kjo gjykatë ka marrë dhe më pas për nisjen e procesit gjyqsorë në ngarkim të tij.
Arben Frroku, vëllai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin e 24 shkurtit ku Dritan Lamaj u vra përpara banesës së tij.
**********
28 shkurt 2013: Foto tjetër (me datë pas konfliktit Lamaj-Frroku). Edhe këtu “rastësisht”?
Pas publikimit të fotove të kupolës së policisë shqiptare duke drekuar me vrasësin e dyshuar të Kryekomisar Dritan Lamajn, Arben Frrokun, drejtuesit e policisë thanë gjatë gjithë mbrëmjes nëpër ekrane televizive se Frroku ndodhej krejt rastësisht në atë tavolinë me dëshirën e tij kishte kërkuar që të dilte një foto me ta.
Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala ishin në një mendje: Frroku gjendej “rastësisht” dhe provizorisht në atë tavolinë. Kishte edhe një tjetër element jo më pak të rëndësishëm në të cilin drejtuesit e policisë këmbëngulën në mënyrë të sinkronizuar mes tyre. Ata njëzëri thanë se fotoja ishte e vitit 2011. Ky element është tejet i rëndësishëm pasi siç dihet, konflikti publik mes Kryekomisarit Dritan Lamaj dhe biznesmenit Arben Frroku nisi në në muajin Janar 2012.
Por gazeta “DITA” ka siguruar një tjetër foto. Ajo daton në muajin Maj 2012, më saktë 17 Maj 2012, kohë kur kishte thuajse katër muaj që kishte nisur konflikti mes Lamajt dhe Frrokut. Madje është ekzaktësisht periudha kur një universitet privat i lidhur me Frrokun shpërndante edhe fletëpalosje ku kërkohej shkarkimi i drejtuesit të komisariatit nr.6 në Tiranë. Dy nga pjesëtarët e tryezës së fotove që dolën dje (Balaj e Frroku) kanë qenë sërish bashkë, kësaj here në stadium duke parë ndeshjen Partizani-Tërbuni. Edhe këtë herë rastësisht?
Vetë Nikolin Bala gjatë një interviste të dhënë mbrëmë për “A1 Televizion” ka thënë se “nuk kam ndonjë njohje të madhe me Arben Frrokun”. Por kjo foto që po boton sot “DITA” tregon qartësisht se pas “dollive” me krerët e policisë, të paktën një prej 4 krerëve , Nikolin Bala, ka qenë i shoqëruar me Frrokun edhe në muajin Maj 2012, kohë kur konflikti mes Lamajt dhe Frrokut ka qenë jo vetëm I njohur e i ditur, por edhe më i acaruar se kurrë.
Mohimet
Ndonëse dukeshin krejt të shpenguar, duke kënduar me çifteli, me gota rakie dhe me turshi përpara në tavolinë, katër krerët e policisë thanë se Arben Frroku nuk ishte shoqëruar me ta por thjesht u kishte kërkuar të dilnin foto. Por ka disa detaje që nuk përputhen me këtë “version” të koordinuar dhe të sinkronizuar të katër krerëve të policisë.
Më së pari, është njëtrajtshmëria e komodimit të pesë antarëve të tryezës. Në foto shihet qartësisht se njësoj si Kuliçaj, Vocaj, Bala dhe Rrumbullaku edhe Arben Frroku kishte lënë mbi tavolinë telefonat e tij, pra i pregatitur bashkë me ta për qëndrim të gjatë në tavolinë. Të gjithë xhaketë-zhveshur për qëndrim të gjatë. Një tjetët detaj është karrigia e zotit Frroku, nuk dukej sikur ai i kishte zënë vendin provizorisht dikujt. Përkundrazi ishte akomoduar njësoj si antarët e tjerë të tavolinës. Por një tjetër detaj jo më pak i rëndësishëm është origjina e fotove. Fotot janë siguruar në llogarinë e “Facebook” të drejtuesit të policisë Tonin Vocaj. Ky i fundit i kishte hedhur të gjitha fotot në një album të quajtur “Te dreka e Jak Memës”. Në llogarinë e tij të Facebook-ut të dhënat në lidhje me këtë album fotografik thonin se fotot ishin hedhur në llogari “Rreth një vit më parë”. Kohë që përkon me muajin shkurt 2012, megjithatë kjo është koha kur janë ngarkuar në “Facebook” fotot dhe nuk presupozon datën e realizimit të fotove. Nga veprimi i zotit Vocaj ama, lind një pyetje logjike. Nëse Arben Frroku ishte thjesht dikush që kërkonte të bënte një foto me krerët e policisë, si përzgjodhi pikërisht fotot ku ka dalë edhe Arben Frroku drejtuesi Vocaj për ti ngarkuar në “facebook”?! A ndodh shpesh që të hedhësh në “facebook” foto me persona rastësorë? Në albumin e zotit Vocaj nuk kishte ndonjë foto ku mungonte i dyshuari Frroku. Dhe… Pasditen e djeshme rreth orës 17:30, rezultoi se Vocaj e kishte mbyllur llogarinë e tij të Facebook-ut.
Kush janë katër krerët e policisë
Agron Kuliçaj: Drejtor i Departamentit të Hetimit dhe Zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë (ish-truprojë i kryeministrit Berisha)
Tonin Vocaj: Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit
Nikolin Bala: Drejtor i Njësive Operacionale Speciale
Mehmet Rrumbullaku: Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike
I afërmi i të vrarit: Në atë drekë është vendosur shkarkimi i Dritanit
Ndërsa 4 krerët e policisë që gjendeshin në foto me Arben Frrokun, po mohonin njëri pas tjetrit në TV duke pretenduar se ishte Arben Frroku ai që kishte kërkuar të bënte foto me ta, një i afërm i Arben Frrokut ka telefonuar dje mediat dhe ka dashur të flasë dhe të prononcohet në një lidhje direkte. Personi tha se quhej Alket Hyseni dhe se ishte jo vetëm një i afërm i Lamajt por edhe një mik i ngushtë i tij. “Foto nuk është bërë në vitin 2010. Duket qartë që Frroku është i nxirë në sy, është bërë në 2012, shumë pak kohë pas largimit të Lamajt nga komisariati numër 6… Ky vendim është marrë në atë tavolinë aty. Dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejt për vendimmarrje në atë tavolinë. Dyshimi më vjen nga mohimi që japin drejtuesit e policisë për faktin se Dritan Lamaj kishte shprehur se ishte kërcënuar me jetë, për të cilët prisja më shumë dinjitet,” deklaroi Alket Hyseni.
Alibia e Agron Kuliçaj
“Unë kam qenë në një drekë me kolegët e mi dhe ka qenë vetë zoti Frroku që ka kërkuar që të bëjë një foto me ne. Pra jo se ai ishte me ne por erdhi vetë dhe shprehu dëshirën që të dilte një foto. Që kur ka ndodhur vrasja kam qenë pjesëtar i grupit hetimor…Ne kemi dyshime të forta që Frroku është i përfshirë në vrasjen e Lamaj. Megjithatë unë po deklaroj këtu në televizionin tuaj se jap dorëheqjen nga hetimi”
Alibia e Tonin Vocajt
“Kemi qenë në një drek në një restorant në Dajt..rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë…kemi qenë një grup zyrtarësh të policisë…dhe në lokal ka qenë edhe Frroku…ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur atë dhe villain… Jam pjesë e këtij grupi hetimor, por pas daljes së fotove, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi….”.
Alibia e Nikolin Balajt
“Ajo foto është bërë në një drekë pas mesdite në mos gaboj dhe zoti Frroku ka ardhur në tavolinë me kërkesën e tij dhe e ka sjellë i zoti i lokalit. Unë nuk kam ndonjë njohje të madhe me zotin Frroku, thjesht e kam njohur si president i klubit … Ajo ka qenë një tryezë mes kolegësh dhe zoti Frroku ka ardhur aty me dëshirën e tij për të dalë foto”.
Alibia e Mehmet Rrumbullakut
“Reagimi im është fare i prerë dhe i qartë. Nuk kemi asnjë lloj lidhje me zotin Frroku. Kemi qenë në shoqërinë tonë si oficerë policie..pa asnjë lloj njohje apo komunikimi tjetër…unë kam qenë në shoqërinë e kolegëve të mi”
Burgaj: Koha kur jane bere fotot nuk ka te bej me konfliktin Lamaj-Frroku
I gjendur mes furtunës së një skandali që ka prekur kupolën më të lartë të policisë, Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, vazhdoi dje teatrin “Ky është një veprim moral i tyre kur janë takuar rastësisht kur ai ka qene një qytetar normal.. pra kjo i pengon procedurat..” etj
Me shume sot ne DITA
shtet banditesh, shpresojme te kete mare fund kjo mafie shteterore
Shtet banditesh dhe halabakesh, shteti i familjes Berisha. Fytyren e shemtuar te kesaj familje te felliqur kemi marr edhe ne. Shoqeri e marr fund qe ska takat te shkuli nga qafa as 100 pijanec ordinere si keta ketu. Turp per ne.
Eeee,ç’vete ne shtepine tene!
Kush pjerdhe e kush e merr gjene…!
Shqiperia, nje qelbersillik i madh. Mjere ju qe jetoni atje
Mos i bin ne qaf ketyre babaxhaneve , se aty ke tava e dheut po bohet pazari dhe thon qe jemi rastesi ne kete tavolin mjerr ky popull O ZOT I MADH KU JE .Ky eshte shtet mafioz ,mafia drejton shtetin ky eshte kulmi e pa par ndonjeher,pervetse ne sicilin e viteve 30-40
QEVERIA E SALIUT I “KAP” KRIMINELET ME RAKI E CIFTELI ! HA!HA!HA!!!
Raki speci 16 grade dhe cifteli, o njisoj si me knu Hip Hop malokesh.
Mora pushkën dola malit për atdhe
ku ta dija unë i shkreti se armiku ish me ne!
Gjithkush prej zyrtareve te larte ka foto te cilat i ben ne dasma dreka darka, takime publike etj. Kemi biznesmen ne SHBA qe bejne foto me senatore ne mbremje donacionesh, Edi Rama ka foto me Delijorgjin. Dhe nese ndodh qe dikush ben nje krim, do te verifikohej lidhja midis shtetasve nese nuk do kryheshin veprimet hetimore. Ketu del e verteta. Me sa duket keta policet lart e kane bere detyren ne kohe rrekord pasi kemi nje te akuzuar per vrasjen i cili ka marre masen arrest me burg pa afat nga gjykata. Pra mund te jete foto rastesore dhe nuk ka vlere as si skup as si kapital politik ne opinionin publik kjo foto. Sado dashakeqe te jene qellimet ndaj kryepoliceve mund te them me bindje se ketu nuk keni qullosur gje. E vetmja menyre qe do vertetonte lidhjet do ishte sikur keta polic te kishin penguar hetimet dhe ta linin ngjarjen e rende pa autor.
thuhet se ai deputeti do behet zv.minister do lej mandatin dhe i dyti ne rradhe per tu ba deputet eshte ky krimineli. Asht e vertet?
KUR GOSTIA KA MBARUE
BEN FROKU VRIK A CUE:
GJITHCKA KENA HANGER UN E KAM PAGUE…
-MERRNI NJE KOFSHE SALES ME JA CUE…
RRNOFT POLICIA TROPOJANE, RRNOFTE GARDA TROPOJANE…
RRNOFTE DOGANA TROPOJANE..
RRNOFSHIN SALBANEZET LEGENHANE
keta kane ndertuar te njejten kupole si COSA NOSTRA,nuk arrini ta kuptoni kaq?
jo shtet banditesh por kaçak malesh kane ra ne fushe e po pin raki o zoti u vraft a ka burr nane me u nal more maloket e mutit ju jeni fallangat e krimit me sale lulin bajne pazare se kush e ka radhe mos harroni se dikush do u gjykoje ishalla zoti e jo robi se me vu doren te ju sikur me e vu ne hale maloket maloket vrases
“Drejtori” BURGAJ me inteligjencen e tij deklaron se fotografia e banditit mes banditeve nuk eshte e koheve te fundit,por me teper se dy vjeçare…mund te jete edhe tete vjeçare qe kur salbanezet i varen melçite ne qafe SALIUT..
Ka te drejte per sinqeritetin!
Hani derraaaaaaa, pini derraaaaaaaaaaaaaaaa, ju q…. r….
kjo ehte mafia. mos kujtoni se mafia ka brire
edhe Lamaj njihej me keta. Eshte rivalitet grupesh droge. njeri hengri tjetrin. Tania ta qe kane ngrene corben do mbrojne vrasesin nuk kane nga luajne. Ose do ta eleminojne ate
http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/28558
Pas kësaj mos prisni më që ndonjë polic në Shqipëri të përballet me krimin në rrugë. Ata duhet të pyesin një herë me çfarë partie është krimineli, pastaj të veprojnë. Mos prisni më që prokuroria apo gjykatat të ndëshkojnë krimin, pasi duhet të pyesin një herë se mos autori është me PD. Pas kësaj, mos prisni më që policia të jetë në anën e qytetarit. Më e pakta që mund të bëjë është të bëjë sikur nuk shikon. Kjo foto jo vetëm që fut në krizë besimin publik tek Policia e Shtetit, por fut në kaos aftësinë e saj për të qenë një garante e sigurisë publike.
Për tu vendosur normaliteti, nuk mjafton vetëm dorëheqja e Flamur Nokës. Ai duhet të zhduket dhe nga ekranet dhe jo më nga politika. Për t’u rikthyer besimi tek opinioni publik, duhet që të pastrohet gjithë kupola e Ministrisë së Brendshme, bile po ka mundësi dhe portieri i Ministrisë. Në një vend ku kriminelët vendin më të sigurt kanë Ministrinë e Brendshme, nuk do të ketë kurrë qetësi.
Këta katër persona janë njëkohësisht dhe njerëzit e ngarkuar nga detyra të hetojnë vrasjen. Këta kanë njohur dhe autorin, dhe viktimën, dhe para se të ndodhte ngjarja, kanë qenë në anën e autorit të dyshuar të krimit. Sapo kanë mësuar për ngjarjen, kanë shkuar tek vendi i krimit dhe i kanë lënë kohë së paku tre orë e gjysmë të dyshuarit të dalë jashtë Shqipërisë normalisht, pa e ndaluar në pikat kufitare. Biles dhe kur i kanë shkuar për kontroll banese, kanë raportuar fillimisht se nuk kanë gjetur gjë dhe vetëm kur u bë publik arrestimi, kanë rikontrolluar shtëpinë dhe kanë gjetur armë.
Nuk dua ta thelloj më tej paranojën, pasi kam qenë i qartë qysh kur ndodhi krimi se shkaku real i vrasjes së komisarit ishte se pushteti nuk ishte në anën e tij, por në anën e të dyshuarit për krim.
kam vetem nje pyetje: Nese nga deshmia e sotme e arben Frrokut ne televizionin shteteror ABC news del se 4 policet genjeyn edj ekur tahen qe ishin rastesore ne tavoline, atehere si munden keta te vazhdojne te jene ne poici? Apo me standartet shqiptaro alla berishe kjo ehte ne rregull?? a e kuptoni mor zoterinj ku jetoni?? A nuk keni frike per femijet tuaja per veten tuaj per te dashtunit tuaj,ne dore te kujt e keni jeten dhe rendin publik?? A jeni marrosur a si?? Ngrehuni more dhe bjeruni se do tju marin shpirtin do vuani hume o te ngrate, do tju vije rradhe nje nga nje te gjitheve o ju hengert plehu qe mbani ne sy
Keta jane ata trimat per te cilet u merzit Saliu kur i shkarkuan?
Arben Frroku kishte shum shok dhe ka foto duke drekuar edhe me vet viktimen te ndierin Dritan Lamajn si i bie!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ai qe eshte mbi personin anash frrokut, ne kohe e fotos ka qene kryeprokur i durresit.
Une nuk mendoj se nuk eshte rastesi dreka me policet dhe frroku .duket Fare qarte se jane ne harmoni dhe miqesi ndaj tyre ,o ndoshta ka qene dreka kur kan ndare paret e dhena nga rroku Per shkarkimin e kryekomisarit ,kan kenduar kenge se kan qen te lumtur se kan marre nje dor te mir paresh . Kane bere edhe planifikimin Per vrasjes e kryekomisarit ,dhe Skemen e largimit te rrokut dhe drones dhe lokut nga shqiperia
Mua ma merr mendja se frroku mund te kete punesuar edhe grate e Toninit nikolinit agronit metit ,Per te fshire me fshese tek xhoi loto
E paska kuptu sala qe e ka heq nga truproja kte kulicin ,se do ta kishte marr nqaf edhe salen me pabesin e tij mjaft me i dhon 1 liter Raki e ta bon vorrin kulici ,eh ta lumsha o sal ,kot thon kto te ps qe ti je injorant ,njeri mo i zgjuar se ti nuk ka kujdes o sala me njerezit qe ke perreth se te vrasin ,e masnej knojn me cifteli e te qajne me ui ……..