Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Droga në Forcat e Armatosura, Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Droga në Forcat e Armatosura, Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!
Politike

Droga në Forcat e Armatosura, Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!

anazapta
Published April 15, 2014
Share
SHARE

Rrëzimin e kërkesës së opozitës në Komisionin e Sigurisë për seancë dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli ‘për përdorimin’ e Forcave të Armatosura për trafik droge, ish-lideri i opozitës,  Sali Berisha,  e ka vlerësuar një akt terësisht antikushtetues.  Berisha ka reaguar në facebook se me rrëzimin e kërkesës së opozitës, kryeministri Rama vetëm provon vërtetësinë e akuzave.

Akti i sotëm i mazhorancës, tha Berisha, dëshmon se njëri nga motivet bazë të përpjekjes së Ramës për të marrë kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikes si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është për të patur dorë të lirë për përdorimin e bazave të ushtrisë për transportin e drogave të forta.

Reagimi i plotë në facebook

Të dashur miq, Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani! Kështu, akuzave të bazuara ne dokumenta te opozites per perdorimin e bazave ushtarake per transport droge nga Edvin Kristaq Rama, ky i fundit iu pergjigj me nje akt antikushtetues.

Ai sot urdheroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurise te hedhin poshte me vota kerkesen e deputeteve te PD per paraqitjen neser ne Komisionin e Sigurise te znj. Kodheli per te dhene shpjegime mbi perdorimin e bazave ushtarake per transport dhe trafikim droge.

Me kete akt absurd Rama vetem provon vertetesine e akuzave te opozites sikunder deshmon se njeri nga motivet baze te perpjekjes se tij per te marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te vendit eshte per te patur dore te lire per perdorimin e bazave te ushtrise per transportin e drogave te forta.

Si perfundim, Rama sot tha me vota se nuk lejoj opoziten te me kontrolloje per droge. Ai ka frike nga transparenca si djalli nga temjani!!

Protesta eshte pergjigja e merituar ndaj Rames qe po shnderron Shqiperine ne epiqender te trafikut zyrtar te drogave te forta!!

anazapta April 15, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Ti says:
    April 16, 2014 at 12:13 am

    Kush ka frike duket, je ti qe flet nepermjet FB. Ik ore i mallkuar deri ne qelizen e fundit te qenies tende te mjere.

    Reply
  • MALUKATI says:
    April 16, 2014 at 9:16 pm

    TE MBETI GOJA HAPUR SI E GOMAREVE NE MEJ MOR MAVRI ME BOJE PO E KANE FAJIN KETA KERRICAT QE TE LENE TIJA E PELLET

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?