Shqiptarët sot janë më të varfer, më të papunë, më të pasigurt për jetën dhe për të ardhmen e tyre ndërsa kryeministri i sotëm po ecën me shpejtësi maramendëse drejt portretizimit historik: “armiku i popullit të tij”. Berisha ka të paktën dy arsye për të mos ekzistuar më në skenën e mjerë politike të vendit: E para është viti ’97 sido që ta marrësh: edhe si keqmenaxhimi ekonomisë edhe si paaftësi për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët. Tronditëse për një popull që sapo kishte mësuar të ecte. E dyta është dështimi spektakolar pas ardhjes në pushtet në vitin 2005. Slogani ishte “me duar të pastra” por duart sot janë bërë duar të ndyra të lyera me gjak të pafajshmish dhe pasuri publike të vjedhura barbarisht. Një plak i rrjedhur – i thotë shpesh Mero Baze po për mua ky është shumë më tepër se kaq.
Letër e nënshkruar: Geraldo Durda*
*Autori është familjar i viktimave të Gërdecit