Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Duhet guxim zoti Rama
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Duhet guxim zoti Rama
Letrat e Lexuesve

Duhet guxim zoti Rama

anazapta
Published December 1, 2013
Share
SHARE

Rama dhe qeveria e tij duhet të gjejë mënyrat që të zhduket nga mendja e shqiptarëve mendimi se kush është në pushtet mund të bëjë ç’të dojë, pra që nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë. Po nuk u realizua kjo sa më shpejt, ju dhe qeveria juaj zoti Rama, do humbisni shumë shpejt besueshmërinë e shqiptarëve që ju besuan të drejtoni punët e shtetit.

Po nuk vepruat siç edhe premtuat, shqiptarët do mendojnë se ju harruat 3000 të vrarët e vitit të zi 1997, harruat të mbyturit në Otranto më 28 Mars 1997, harruat 26 të vrarët e Gërdecit më 15 Mars 2008, 4 të vrarët më 21 Janar 2011 në bulevard para Kryeministrisë, do mendojnë se ju e harruat se Saliu e Lulzimi i dhuruan Greqisë 300 km2 det, që përbën edhe tradhëti kombëtare. Mos harroni se nga Shqipëria thuhet se kanë dalë miliarda që duhet të ishin në bankën e shtetit shqiptar. Përveç të tjerëve, edhe Ardian Fullani  e bashkëpuntorët e tij, për këtë e të tjera pisllëqe duhet të japin llogari para drejtësisë.

Për këto dhe të tjera krime kundër Shqipërisë, populli pret drejtësinë e munguar. Mos harro se ke pas vetes një popull vital që të do e të pruri në pushtet, fol me të hapur dhe ai do bëjë të pamundurën për të ndihmuar planet e qeverisë, atëhere kur t’i quajë këto plane edhe të vetat. Ec me guxim përpara, pengesa do kesh shumë, mos u tërhiq, kush guxon, vetëm fiton!

Letër e nënshkruar

Nazmi Brati, Vlorë.

anazapta December 1, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Vladimir Dushniku,ushtarak. says:
    December 1, 2013 at 5:13 pm

    Zoti Edi Rama!!
    Perdor me zgjuarsi dhe force REFERENDUMIN POPULLOR per zgjidhjen e ceshtjeve te MPREHTA,qe kerojne zgjidhje me “SHPATEN E DEMOKLEUT”!!
    POPULLI NUK MUND TE PRESE GJATE,qe VRASESIT DHE HAJDUTET,qe kane sunduar per 23 vjet te “KAKARISIN: shume e te na PROVOKOJNE ME!!!
    ASGJE NUK JU NDALON TE DERGONI DOSJET E SECILIT PREJ TYRE NE DREJTESI!!!
    Edhe ne se DREJTESIA nuk do veproje ndaj tyre,kjo do jete NJE FAKT ME SHUME,QE POPULLI TE NGRIHET SI URAGAN POPULLOR PER SHPORRJEN E TYRE PERFUNDIMTARE!!!
    U SOS DURIMI,zoti Edi Rama!!!
    Nuk duam ta shohim me kriminelin Sali Berisha te ulurase e te na kercenoje ne me CUBAT e tij!!!
    NE GJYQ KRIMINELET!!!
    Le te krijohet nje GJYKATE SPECIALE per kete rast dhe te gjykoje drejte te gjithe fajtoret!!!

    Reply
  • Horri i Bulevardit says:
    December 1, 2013 at 6:21 pm

    Zoti Brati dhe nepermjet jush dua ti them edhe atyre qe jane te paduruar ne ndeshkimin e krimit te krimineleve kryesore.
    Ne editorialin e zotit Baze, behet fjale se perpara Berishes, duhet ndeshkuar drejtesia, kjo se po ta cosh Berishen para drejtesise sot, ka shume mundesi qe ai te dale i lare, kjo per arsyen e thjeshte se shumica e gjyqtareve qe gjykojne nje deputet, jane laro te vene prej tij dhe si te tille, kane edhe dosje spiunimi ose dosje korrupsioni dhe jane te frikesuar te gjykojne Berishen.
    Berisha do denohet, ai ska se nga te shkoje, tashme kete po e thone gati hapur edhe politikanet e bashkimit europian, por duhet pergatitur situata, qe peshku i madh, mos te kete asnje vrime te shpetoje.
    Beni durim, koha e ndeshkimit ka filluar.

    Reply
  • ortes says:
    December 1, 2013 at 7:05 pm

    O “Horri i Bulevardit”
    Drejtesia si sistem i kalbur totalisht do kohe dhe pune shume!!!
    Kjo situate nuk u krijua per nje dite,por per 23 vjet!!!
    Prandaj,sic thote edhe ushtaraku me lart,TE KRIJOHET NJE GJYKATE SPECIALE per te gjykuar te gjithe ish drejtuesit,qe kane kryer SHKELJE TE RENDA SI KRIME GRABITJE,SHKELJE TE KUSHTETUTES,TRADHETI NDAJ ATDHEUT,SHITJE APO TJETERSIM TE TERITORIT TE VENDIT,SHKEJE TE MAREVESHJEVE NDERKOMBETARE ME PASOJA KRIMINALE PER NJEREZIMIN etj,etj!!!
    Kjo gjykate mund te krijohet menjehere dhe te filloje nga puna!!!
    Vetem duke marre vesh LISTEN E TE HETUARVE , AKUZUARVE APO ARRESTUARVE per keto ceshtje,populli shqiptar do marre fryme lirisht!!!
    CUBAT e ketyre banditeve,le te guxojne te ngrene kokat,se SHTETI LIGJOT DO T’U TREGOJE VENDIN!!!
    Mbeshtetja e NDERKOMBETAREVE PER KETE QELLIM ESHTE E PLOTE,ndaj nuk ka pse te HEZITOHET:
    -Sali Berisha nje ore e me pare ne BURG!!!

    Reply
    • Horri i Bulevardit says:
      December 1, 2013 at 8:37 pm

      Diten kur do degjoj se u arrestua Sali Berisha, do i bej qejfin vehtes me nje dash ne hell, kete ja kam premtuar vehtes shume kohe me pare.
      Por duhet te shohim realitetin, se cdo gje nuk eshte vetem deshire, duam apo sduam ne ai ka qene president, kryeminister dhe kryetar i partise demokratike dhe arrestimi i tij pa i mbledhur fak´tet qe nuk mungojne, do te sillte nje pakenaqsi tek nderkombetaret.
      Une e kam llafin qe kur te arrestohet Berisha dhe plehrat e tij, mos te dalin mbas dy ditesh prape, por te kalben ne burg.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?