Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Duka insiston: Fitorja me Armeninë, një detyrim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Duka insiston: Fitorja me Armeninë, një detyrim
Lajme FlashSport

Duka insiston: Fitorja me Armeninë, një detyrim

redaktor
Published March 27, 2015
Share
SHARE

Ethet e pritjes rriten me ndeshjen e së dielës me Armeninë që qëndron në fokusin e të gjithëve. Gjithçka tjetër në aspektin sportiv kalon në plan të dytë për të gjithë dhe këtu nuk bën përjashtim as presidenti i FSHF, Armand Duka. Edhe pse ndodhej në Gjirokastër për inaugurimin e një fushe të re sportive në qytetin jugor, numri një i futbollit shqiptar vuri theksin te rëndësia madhore e sfidës që luhet këtë të diel në “Elbasan Arena”.

“Ndeshja me Armeninë është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni. Jo vetëm për faktin se i tillë është pozicioni në klasifikim, por edhe për faktin se Armenia është një kundërshtar shumë i rrezikshëm, një kundërshtar i cili ka zhvilluar ndeshje të mira jo vetëm në këtë edicion, por edhe në të kaluarën. Pra është një kundërshtar për t’u respektuar, por gjithsesi për t’u mundur”, deklaroi presidenti i FSHF-së.

Thënë kështu fitorja duket pothuajse një detyrim. Duka këtë herë është i drejtpërdrejt, pasi diplomacia duhet kursyer, Shqipëria ka vetëm një rrugë drejt Francë 2016. “Kombëtarja jonë nuk ka alternativë tjetër. Duhet ta fitojë këtë ndeshje. Duhet të bëjë maksimumin. Se si bëhet ky maksimum dhe si arrihet te rezultati, të gjithë futbollistët janë profesionistë po ashtu dhe trajneri i tyre dhe gjithë stafi dhe duhet të na dhurojnë një trepikësh që padyshim na jep shpresë për Francë 2016”, theksoi numri një i qeverisë së futbollit.

Presidenti Duka inauguroi në Gjirokastër një fushë të re sportive që është ndërtuar falë bashkëpunimit të FSHF me Bashkinë e qytetit. Në ceremoninë e rastit nuk munguan edhe batutat në shkëmbimin e fanellave me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime, që i dhuroi kreut të FSHF fanellën e Luftëtarit me numrin 2, duke marrë në shkëmbim nga Duka fanellën kuqezi me numrin 10.

Presidenti i FSHF deklaroi se projekti për ndërtimin e kësaj fushe nuk është as i pari dhe as i fundit nga institucioni i futbollit shqiptar për të përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, veçanërisht në funksion të brezit të ri. Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime, vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin me FSHF duke garantuar impenjimin për të krijuar të gjitha kushtet për aktivitetin sportiv në qytetin e tij duke shpallur dhe synimin për ngritjen e një Akademie Futbolli për të rinjtë.

redaktor March 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?