Është një dukuri krejt shqiptare që kënaqemi me famën e figurave të shquara e jo me veprat e tyre, me bujën e tyre e jo me shkakun e saj. Për të qenë më konkretë, ndërsa flasim për Rilindasit e i përkujtojmë në përvjetorë, sa ua lexojmë veprat? Kur përkujtojmë ndonjë figurë të shquar, sa e njohim nëpërmjet veprave e jo vlerësimesh që ndodh të bëhen edhe pa përgjegjësi e seriozitet? Mirëpo kështu ne humbasim mundësinë, kënaqësinë dhe përfitimin që do të kishim po të kishim kontakt të drejtpërdrejtë me trashëgiminë e tyre kulturore, artistike a letrare
Nuk po duam të kuptojmë ç’do të thotë të kesh pas një histori vlerash të qëndrueshme, afatgjata, e, në ndonjë rast, të pavdekshme. Histori me të cilën të rriten prindërit, fëmijët, fëmijët e fëmijëve e më tej. Ashtu do të dinim pastaj të bënim dallimin ndërmjet talenteve të vërteta, që i rezistojnë kohës, e atyre gjysmëtalenteve të cilëve u vishen merita të paqena, ose të shtuara e të stërzmadhuara.
Ndërsa nderohej Vaçe Zela me “Nderi i Kombit”, njeriu mund të priste që, sidomos me këtë rast, radiot dhe tv-të të bënin garë se cila medie do të jepte më shumë nga këngët e kënduara prej saj. Por nuk e patëm këtë kënaqësi. Dhe ç’kënaqësi është t’i dëgjosh këto, jam munduar ta shpreh në një letër shkruar artistes para shumë vjetësh, por të padërguar. Po gjej rastin ta dërgoj tani me anë të gazetës suaj:
E dashur Vaçe,
rastësisht, në një emision të Radio Tiranës dhënë për shqiptarët jashtë shtetit, sapo dëgjova këngën e Mine Pezës të kënduar prej teje. Një këngë e njohur qysh nga fëminia, që sa herë e kemi kënduar me shokë e shoqe ose vetëm. Por në interpretimin tënd, e dashur Vaçe, m’u duk krejt tjetër, dhe, të them të drejtën, më preku sa s’i mbajta dot lotët. Sa i ndier çdo moment, ç’mjeshtëri e lartë, me një ton elegjiak që u përshtatet më së miri vargjeve të këngës, një çast revolte para vrasjes së nënës dhe në fund dhimbja e madhe për vdekjen e saj. Asgjë e tepërt, asgjë e shtirur, aspak emfazë. Një realizim i përsosur. Gjithnjë në këto raste mendoj se sa e rëndësishme është që interpretuesi të gjejë repertorin e vet. Dhe prej kohësh, prej shumë vjetësh, kam dy dëshira: të kem të incizuara këngët e tua, këngët e vërteta të tuat, dhe të të dëgjojmë në një koncert recital, ty të vetme, me kitarrë.
Nuk e harroj emocionin që kam pasur kur të kam dëgjuar për herë të parë në radio, aty nga viti 1959 besoj. Këndoje këngën spanjolle Esperanza, dhe ndjeva që muzika e lehtë te ne nuk do të ishte më ajo e para, kishte arritur tjetër cilësi, tjetër nivel interpretimi. Më kujtohet pastaj një koncert në sallën e estradës, ku këndove pesë këngë nga repertori europian i muzikës së lehtë. Kënga italiane Cammino më preku thellë, e jo vetëm mua. U përlot edhe Çoti Papuli, ulur pranë meje.
Kur u kthyem në shtëpi bashkë me tim shoq, edhe ai admirues i madh yti, hapëm radion, sipas zakonit, se atëherë nuk kishim televizor. Tamam në atë çast, Xhoni Hollidej po këndonte Retiens la nuit, që sapo e kishim dëgjuar prej teje. Interpretimi yt qëndronte në lartësinë e duhur, me origjinalitetin e vet të veçantë.
Jepen shumë koncerte te ne, ka këngëtarë të mirë, por Vaçja mbetet e paarritshme. Ky mendim më erdhi përsëri sot, dhe prandaj po ta shkruaj këtë letër të vonuar. Admirimin tim duhej të ta kisha shprehur qysh atëherë, kur të dëgjova për herë të parë, pra, para 30 vjetësh. Por, kështu i lëmë gjërat, me sot e me nesër, dhe vitet kalojnë.
Të uroj suksese gjithnjë e më të mëdha, e dashur Vaçe, me muzikë të mirë që t’i përshtatet natyrës sate dhe zërit tënd, dhe të të dëgjojmë sa më shpesh e sa më gjatë.
Të përqafoj
Donika
Plazhi i Durrësit 28.08.1989
“Muzikë që t’i përshtatet natyrës sate dhe zërit tënd”, “këngë të vërteta të tuat”…Ia kam shkruar këto fjalë Vaçes sepse kur filloi periudha e të ashtuquajturit revolucion kulturor kinez, që ne nxituam me vrap ta imitonim, ajo nuk këndonte dot më këngë nga repertor i huaj. E as këngë tonat që tingëllonin “me ndikime të huaja”, si psh Djaloshi dhe shiu. Por këto ishin këngët ku timbri i zërit të saj të mrekullueshëm ndjehej me të gjithë veçantinë dhe bukurinë e tij. Nuk i përshtateshin këngëtares së muzikës së lehtë këngët popullore myzeqare.
Nuk qe e mundur të më plotësoheshin ato dy dëshira: u bë një album me këngët e Vaçes, por jo me ato ku ajo gjente vërtet veten; as në një koncert recital nuk e dëgjuam dot.
Por është krejt e pakuptueshme se përse nuk i dëgjojmë as sot ato këngë. Për një artist nuk kanë shumë rëndësi çmimet. Ai do publikun. A nuk do të ishte më me vend që elozheve për këngëtaren t’ua zinin vendin vetë këngët e saj? Që kështu ta njohë edhe rinia?
P.s.
Këtë artikull, të shkruar pak kohë pas dhënies së çmimit Nderi i Kombit Vaçe Zelës (nga fillimi i janarit 2003), e pata dërguar në një të përditshme e cila nuk e botoi. Kur lexoj tani, pas vdekjes së Vaçes, sesa gëzohej ajo qoftë edhe nga një përshëndetje e ardhur nga Shqipëria, më vjen vërtet keq që nuk bëra përpjekje të mëtejshme t’ia dërgoja letrën e mësipërme. Rreth 12 vjet e ndajnë letrën nga artikulli i mësipërm. Rreth 12 vjet e ndajnë artikullin e mësipërm nga përpjekja që po bëj sot për ta botuar
Problemi që ngrihet aty vazhdon i pandryshuar edhe sot. Tv-të parapëlqejnë t’i japin këngët e kënduara prej saj nga këngëtarë të tjerë dhe jo nga ajo vetë, (sikur Vaçja të ishte edhe autore e këngëve!). Një mënyrë kjo, që interpretimi dhe zëri i saj të mos njihen nga rinia. Se Vaçen vetë e dëgjojmë vetëm në ndonjë rast të rrallë, për ndonjë përvjetor. Këtu qëndroka vlerësimi, respekti e dashuria për të?
Po të merrnim përvojat e mira nga bota, do ta zgjidhnim problemin e njohjes së këngëve, me zë e edhe me tekst. Psh, të bënim zakon të kënduarit në karaoke, ku spektatori është edhe pjesëmarrës dhe, pra, vlerësues e njohës i këngës. (Të bërit zakon do të thotë përhapja e gjësë së re në shkallë të gjerë e jo praktikimi rrallë e për mall në ndonjë lokal aty- këtu.)
Çështja është që çdo risi kërkon impenjim. E pse? Kur është më e lehtë të japësh çmime e të lëshosh lëvdata pa fund (pa kursim, pa mençuri e pa ndjenjë të vërtetë)?
DONIKA OMARI PARA KENGETARES SE BEQIRIT DHE ENVERIT, VACE ZELA TE FLASE PER MUSINE KOKALARIN, PER SABIHA KASIMATIN DHE SHUME BUKUROSHE TE TJERA, INTELEKTUALA TE MIRFILLTA TE KOHES SE SAJ.
te cilat refuzuan seksin e pabese me sadistin gjakatar Enver Hoxha dhe per kete refuzim u denuan me vdekje me tortura te padegjuara.
Persa i perket kengetares tollova te Beqirit dhe Enverit Vace Zela, nastradini dhe te burgosurit e tjere e kane degjuar nga altoparlantet e burgut nate e dite VALSIN E LUMTURISE NE KOHEN E KOLERES qe ngjasonte me muziken naziste qe percillte cifutet ne Kampin e Ausschvicit gjakatar para se t’i digjnin te gjalle ne furrat e Kremtoriumit.
Bravo, “valsi i lumturise” kur populli burgosej vritej dhe jetonte si mos me keq……
@nastradin
zotrote vjell gjithmone kundra viteve te socializmit. Po pse mor lal se ke vujt ti dhe se ke pat ti fatin te jetoje keq duhet me mohu ne te tjeret jeten e bukur qe kena bo. Po ty mor lal te osht krujt vetja me qeverin, se nuk te kane denu kot. O ka bo ndonji gjo familja jote ose ti vete dhe e ke honger. Ne cdo koment i bo te gjitha te zeza. po ca te bojme ne qe skena qen ne burg te qanim mbas hekurave ku ishe ti. Ti qeke nji egoist i standartit berish qe mjer kush jetoka me ty. Boll mo me keto hakmarrje se gjithsekush ka fatin e vet. Mblidhe menjen se e ke bo muhabetin mut fare, po me nji vrim i bi fyllit. Do sdo ti socializmi kishte shume gjona te mira dhe pik. Ne kena jetu, jena kenoq. Njeriu me mend nne koke kur e di qe kjo apo ajo gje nuk lejohet rri urte. Nuk krruhet njeriu me mend me qeverin. Kur shef qe semafori eshte i kuq nuk kalohet rruga se te shkel makina. Shko lale merru me no i gjo te bukur e mos u kruj me politik se ske kellqe. Ty tka mbet sahati ke koha enverit.
Po ti qenke shume Inj…..moj goce, paske jetuar mire ti atehere, dhe e bija e nje sekretari partie te ishe ke jetuar si majmuni varfer ne kafaz dhe me shume mungesa… Por ndoshta te dukej jete e lumtur ty dhe familjes tende ,se kushedi sa te varfer do keni qene me perpara dhe socializmi e PPSH ju dha nje cope buke me djathe dhe u ndjete te “lumtur” ju ish leckamanet proletaret e fshataret e kuq injorante !
Na rrofshi per dimer…. se cate tra..in, si ty o Natradin Aga ashtu dhe ty o Babo Efendi !
Nuk do t u vijne njerezit Juve pas avazit gjithe jeten .
Secili ka mendimin e vet.
Respektojini!
Mos fyeni qe te mos ju fyejne.
Po ti cfare e kishe babin ? Apo ishe vete sekretar i rinise ? Vemje komuniste !
Donika Omari…
eshte grua e mencur, me kulture dhe ke lezet te bisedosh, madje edhe te argumentosh me te.
Nuk e ka pasur te lehte ne ate kohen e Qoftelargut, me keq akoma se Qoftelargu ishte I Afert i saj!!!
Sidosi, Donika do duhej te ishte me e matur, me realiste, ne prononcimin e saj.
Zerin e Vaces s’ka vesh e zemer qe nuk e ka degjuar e ndjere, por sot nuk eshte fjala per te, dhe Donika, me shume se shumekush tjeter e di cfare krimesh ndodhen nen vrasesin e Bahri Omarit, nacionalistit viktime…
Nje komentues me siper, nuk ishte pa te drejte, teksa shprehte deshiren te kishte prej Donikes kujtime dhe impresione per gjirokastritet e tjera, Musine Kokalari dhe Sabiha Kasimati, gra vertete te pazakonshme, intelektuale me te cilat edhe vete Donika do te ndjehej ne shoqeri te mire…
Vjen ne kete bisede Dallendyshja dhe shpjegon se si ka ndodhur:
zotrote vjell gjithmone kundra viteve te socializmit. Po pse mor lal se ke vujt ti dhe se ke pat ti fatin te jetoje keq duhet me mohu ne te tjeret jeten e bukur qe kena bo. Po ty mor lal te osht krujt vetja me qeverin, se nuk te kane denu kot. O ka bo ndonji gjo familja jote ose ti vete dhe e ke honger. Ne cdo koment i bo te gjitha te zeza. po ca te bojme ne qe skena qen ne burg te qanim mbas hekurave ku ishe ti. Ti qeke nji egoist i standartit berish qe mjer kush jetoka me ty. Boll mo me keto hakmarrje se gjithsekush ka fatin e vet. Mblidhe menjen se e ke bo muhabetin mut fare, po me nji vrim i bi fyllit. Do sdo ti socializmi kishte shume gjona te mira dhe pik. Ne kena jetu, jena kenoq. Njeriu me mend nne koke kur e di qe kjo apo ajo gje nuk lejohet rri urte. Nuk krruhet njeriu me mend me qeverin. Kur shef qe semafori eshte i kuq nuk kalohet rruga se te shkel makina. Shko lale merru me no i gjo te bukur e mos u kruj me politik se ske kellqe. Ty tka mbet sahati ke koha enverit….
E lexojme/kuptojme/justifikojme Dallendyshen dhe humorin e saj, por a eshte kjo receta qe te shpetojme prej autokracive dhe diktaturave?
Donika Omari pa dyshim nuk do na e rekomandonte kete udhe shpetimi…
Ajo e ka perjetuar padyshim ndjesine kur qofte edhe nje zë i mrekullueshem te sjelle tek veshi nje Vals Lumturie kur zemra jote nxin pafuqishem…
me te lumtegoaja DALLANDYHE se pwr sa me siper nuk flitet me ndryshe.
Dashamiresi D me TY dalandyshe qe tw prifte kjo PRNVERA qe vjen pas.
Dhe ti tjetra dukesh qe e ke prejardhjen nga varfanjaket e kuq injorante qe socializmi i dha nje cope buke…..
Z Donika ,m gj th dialektin qe perdorni ne komentin tuaj asgje reale e konkrete nuk thoni !!! Vertet zeri i kengetares se ndjere ishte teper melodioz e i embel por teksi e kengeve ” i bukuri atdhe ,” etj etj e hiqte si me magji deshiren per te kercyer e kenduar !!! Kuptojeni mire komentuesin e mesiperm qe ishte i detyruar te mbyllte veshet per nate per te mos degjuar ate kenge me fjale helmuese ,,kurse une e te tjere e fiknim radion apo kerkonim kanale te huaja !!! Kenga Esperanca ,,e huaj me interpretimin e se ndjeres eshte nje sukses e nje kenge e mrekullueshme !!! Pse ???? Thjeshte ne te ka fjale per dashureine e shpresen e mirefillte !!!! Kenget e Vaces ja ulen vlerat koha postkomuniste kur dhe hipokrizia e tekstit doli ashiqare !!!!! Si kengetare e talent une personalisht ndjej Respekt !!
Qekur Vacen e moren te kendonte ne Tirane fisi Zela ne Lushnje mori krahe, ashtu varfanjake cope cope injorante si ishin u bene sekretare partie e spiune te pushtetit me ne krye super injorantin e spiunin Xhaf Zela.
Por edhe Vacja tregojne koleget e saj te punonte qindin ne organizaten e partise se i kishte shpatullat e ngrohta nga Enveri, vetem mos hyje ne gojen e saj……..
Ajo i sherbeu atij sis. qe i dha nje cope buke se kush i ka njohur e di se ishin cope cope ne shtepi, pastaj e tradhetoi e shkoi shpejt tek kapitalistet per nje cope buke tjeter….si kjo ka edhe shume shoke te tjere komuniste qe u gjunjezuan per nje cap buke tek ata te cilet i kishin share pa fund per 55 vjet, kete karakter kishin komunistet, bijte e PPSH qe dhe bar do hanin e parimet nuk do ti shkelnin, leckamanet e kuq…..
Eshte per te ardhur keq qe edhe kete periudhe demokradhie injorantet nuk ndryshuan dhe as u qyteteruan.Sidomos ky nastradini qe eshte mesuar me cingite e Zogut,pale po ky lloj kalemxhiu paska bere edhe burg.Nuk zihet dielli me shoshe o buracake Vace Zela eshte nje perle e ketij kombi dhe tju vije turp mer komentet qe beni,po kujt i them edhe une nje burgaxhiu te pjerdhur.
Ore baobao,po qenke shpuze o koqe kandari,po cbuce te ka bere ty o felliqesire,qe leh si zagar rrugesh.Posi o krimb haleje ke do ndiqte populli ata qe ju bashkuan pushtuesit per te mbajtur pasurine,apo me ata qe luftonin per clirimin e atdheut,po cthem edhe une ku kini atdhe ju letyra atdhe per ju eshte paraja.Kjo eshte endera e gjith zagareve te kombit i vret e verteta,i cfilit llogjika dhe lehin si konerrugesh.
nastradinin e futen ne burg komunistat se i deshen gruan ,prandaj shfryn keshtu ky i shkrete vend e pa vend.
P;S Ne komentin timte mesiperm korigjoj gabimin ne emrin e shkruar gabim ,Dallendyshe e jo Donika ;, Me ndjeni per gabimin gramatik !! I pergigjem znj, Dallendyshe ne komentin tim !