Fantazia është dhunti e çmuar. Ajo e transporton të zotin përmbi gardhe dhe kufij. Ajo e bën atë hero, e bën shenjtor, e bën Papë, strateg , kampion bote, multimiliarder… Fare kollaj, ajo, nga askush e bën mbret e perandor! E shtyn të endet nëpër paralelet dhe meridianet e saj, e bën pak qesharak, por punë e madhe!
Hop! Me fantazinë time, le të ulem edhe unë një herë mbi fronin e një vendi!
Sa mirë të jesh i pari i vendit dhe të jesh në moshë të re, sikurse qe Hoxha menjëherë pas luftës! Moshë, që të të lerë shtrirje në kohë dhe sidomos të të ofrojë energjinë.
Në ndryshim nga Enver Hoxha, në ditët e sotme unë nuk do të kem fillimisht as mbështetje nga jashtë dhe as kamxhikun, zjarrin dhe hekurin që të tiranizoj, të rrëmbej, të vras, të shtetëzoj, të shpërblej me shtëpi dhe vila pasanikësh, fshatarët që do të më brohorasin sa herë t’u shfaqem përpara. Me këto përparësi, Tirani e arriti kollaj hijen e rëndë e të gjithëpushtetshme. Unë nuk gjej dot të tilla hapësira tani. Europa dhe Amerika nuk janë Jugosllavia dhe Rusia staliniane.
Megjithatë, jam në fushën e fantazisë dhe kam rrugë të reja për suksesin në ambiciet e mia. Edhe unë, si ai, mund të ngjall frikë, mund të qërroj kundërshtarë, mund të mbush vendin me burgje pa ua vënë emrin të tillë, mund të ndjell turma këpucëlëpirësish përpara çizmeve të mia.
Për të tëra këto ekziston një mjet i magjishëm, një element fuqiplotë, që e kanë zbuluar të tjerë: është paraja! E veçon dhe e vlerëson paranë edhe një bektashi i mprehtë me emrin Hasan Zyko Kamberi, tek ca bejte kundër makutërisë së kadinjve, siç i quanin dikur gjyqtarët: “Kadiut t’i rrëfesh paranë/ ters e vërtit sherihanë!” Paraja! E thënë ndryshe dollari, euroja, stërlina e me plot emra të tjerë anembanë rruzullit.
Ambicia ime përmbushet sapo unë ta mbledh dhe ta shumoj paranë marramendërisht. Se si bëhet kjo, në Shqipëri e di përmendsh edhe një çunak çfarëdo: me pranim ryshfetesh në shuma të mëdha, në këmbim të ndereve të mëdha; e bëj me lejime shumëvjeçare të mosdoganimit të mijëra e mijëra mauneve e autocisternave që sjellin mallra: me trafiqe të ndryshme drogash, karburantësh dhe armësh; me privatizime klienteliste; dhënie të favorshme terrenesh, minierash, hidroçentralesh e pikash turistike, nga ato që vetëm pak vjet më parë ishin pasuri të përbashkëta… Mjaftojnë këto për të krijuar idenë e grumbullimit të kapitalit përrallor që më bën Zot. Paranë e pamatë e përkthej në pushtet të pamatë!
Dhe atëherë ai, Tirani që përmenda, më merr të keqen. I rruat diktatura atij, por nga fuqia nuk mund të barabitet kurrë me mua. Unë bëhem pushtetar i një republike parlamentare, me një kushtetutë që tingëllon më demokratike edhe se ato të vendeve më të përparuara të globit. E bëj kushtetutën në katër kopje dhe e ve nën secilën këmbë të fronit.
Edhe unë mund t’i qërroj kundërshtarët e mi pa gjykata ushtarake edhe pa i burgosur fare. Heq dënimin me vdekje dhe e përdor vdekjen sa herë të dua. Krijoj një varfëri të tillë sa me 2000 euro e varros nën pesë kuintalë dheu cilindo që ma sjell në majë të hundës. Këtë e bëj fare lehtë, veç duke ia dhënë eurot një killeri hallexhi, të cilin më shumë se ai, jam unë i interesuar që të mos e kap. Përdorimi I armëve të turpëron. I parasë të nxjerr faqebardhë.
Mund të paguaj viktimat e mia, dhe familjarët e tyre. Le ta zemë se duhet paguar për një vrasje për të cilën nuk kam nga të përdridhem, ta zemë për plandosjen e ndonjë kalimtari, nën rrotat e veturës time, kur siç jam i dehur, marr timonin vetë. Paguaj mbylljen e gojëve edhe në rastin kur ndonjë badigardi im, i dehur ai këtë radhë, mitralon nja dhjetë pesëmbëdhjetë qytetarë që festojnë përvjetorin e përmbysjes së diktaturës.
Këto janë vogëlsira e nuk duan kapitale, por ama, me një varfëri të përhapur mirë e mirë, mbi tërë territorin e vendit, shuaj e bëj gropë çdo vatër të idealizmit. Me miliardat e mia blej me qindra mijëra votues që ta hedhin votën e tyre të lirë për mua. Të lirë, natyrisht të lirë, se jemi shtet demokratik, dreqi ta marrë! Me një dorë parash, qoftë edhe sa për të shtyrë muajin, ata votojnë bash si t’u thuash dhe as e vrasin mendjen se ç’u premtoj unë dhe as u venë veshin përrallave të kundërshtarëve të mi. Me eurot e mia në shifra përrallore, unë blej komisionerët: të mijtë dhe të kundërshtarëve! Blej gazetarë, vendas dhe të huaj. Blej të deleguar, vëzhgues, ambasadorë, ekspertë, hetues japonezë dhe amerikanë, që i ftoj si të paanshëm. Unë blej, mbretër, senatorë, kongresmenë, lordë… Si mund t’u rezistojë dhjetë miliona eurove një i dërguar i Europës, me kushtin e vetëm që I ve unë, që të kthehet andej nga erdhi, dhe të avokatojë në emrin tim! Dhjetë milionët ai nuk i ka parë kurrë me sy kaqë lehtë, teksa për mua ato janë hiçogjë, se kam mijëra miliarda, që për t’i shtënë në dorë nuk më kanë djersitur një bulëzë. Atyre që e kanë dërguar duke më vënë në dyshim parametrat e mi demokratikë, ai do t’u thotë se dyshimet janë pabaza. E për europianin misionar, demokracia e një populli, mësuar pa demokraci, nuk do të lerë pa gjumë as një eurodeputet. Sot paraja e shumtë kthehet në pushtet të shumtë.
Hasan Zykoja shtrihej gjer te kadiu – kadinjtë e mi nuk po i ze me gojë, ëh! – dhe nuk kish faj kolonjari thumbues, dyqind e ca vite më parë, se atëhere nuk kish as Këshill Europe, as OSBE, as Bundestag, as eurodeputetë, as kongresmenë dhe as Podesta!…
Unë u bëj një truurrrullullu, siç u bëhet gjelave të detit në vigjilje të vitit të ri, tërë atyre që kundërshtonin fuqinë time në fillimet e saj, por që ata nuk ia vinin re rritjen. Nuk e kam për gjë t’u drejtohem tërë ministrave e deputetëve që mund të më kenë kthyer krahët, sa kohë nuk isha ky që jam dhe me një truurrrullullu do t’i shoh ata të turren drejt meje, porsi gjelat e detit me pendët e lafshat e skuqura përpjetë, por me sqepat hapur, për kokrrat e misrit që do t’u lëshojnë duart e mia. Truurrrullullunë time e dëgjojnë edhe u përgjigjen edhe gjelat me lafshë të ndritshme historike, sado të kenë kapërcyer oqeane. Dhe sulen e vijnë.
Me paratë e mia të pashterrëshme dhe që nuk më dhembin hiç, unë blej shefa të Opozitës, jo më pastaj dhjetra deputetë që nuk kanë faqeskuqje. Më duhen dhjetë deputetë të saj, blej dhjetë, më duhen njëzet, i ble edhe njëzet! Më nevojiten të arrij në parlamentin tim demokratik një numër votash, për një kapërcim cilësor historik, fjala vjen, për hyrje në një organizëm madhor? Me para e arrij! Është tjetër gjë pastaj, kur nuk dua vetë ta arrij. Se mund të më interesojë më shumë të hiqem sikur dua të hyj në atë organizëm, kur në të vërtetë bash në atë organizëm do të gjeja fundin tim!
Paraja përkthehet në sundim. Dhe ky është më i padukshmi nga sundimet, pa ngritur tela me gjëmba anëembanë kufirit, pa nxjerrë tanke, pa apele të internuarish nëpër kampe dhe fshatra të Tepelenës dhe Myzeqesë. Është më i pazhurmshmi nga sundimet: nga xhepi në xhep, nga çanta në çantë e nga banka në bankë, paraja lëviz pa as më të voglën frushullimë.
Ja, kështu! E kisha me Zyko Kamberin, që e shtriu paranë deri te blerja e kadinjve. Ehe, kohëra të tjera, sot!
E kam edhe me atë tjetrin, pjellën e Stalinit, që me një të lëshuar frerëve të fantazisë, i them: i pifsh lëngun diktaturës tënde, o Enver!
Bravo zoti Kulla ! Duket qarte se e ke me kete ketu poshte:
HOSANA BERISHA
Nga Fatmir Lamaj
I burgosur politik
Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,
Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,
Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,
S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.
Veç servilët e spiunët që duan para
Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”
E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,
Masakrohet e tëra, prej një kapobande,
Në hipnozën vrasëse, të një propagande,
Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.
Ti na vret e na pret e na bën pastërma
Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”
Ti, që na grabite pronat e lirinë,
Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,
Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,
Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.
Veç qorrave u duket sikur bën kala
Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”
Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,
E sot i lëpihesh si laro prej frikës,
E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,
Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.
Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.
Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana
Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,
Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,
Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,
Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.
Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja
Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…
Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,
Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,
Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,
Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.
Ortakëri krimi i mbyllur në kala,
S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”
S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,
As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,
Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,
Tani kush të beson s’është veçse një pervers.
Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,
Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana
Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,
Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,
Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,
A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?
Humbe nder e vlerë, s’je më padishah
Askush s’bërtet më Berisha Hosana
Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,
Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,
Anija po të mbytet në të ashprat brigje,
S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.
Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda
Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana
Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,
Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,
Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,
Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.
Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,
Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana
Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,
Që ju duket horri, një burrë babaxhan,
Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,
Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.
Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,
Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana
Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,
Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,
Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,
Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.
Banditët e horrat s’do kenë më baba
Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana
Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,
Po mbani në pushtet një kryedallkauk,
Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,
Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.
Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,
Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana
Turma që shqyen vetveten e uritur,
Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,
Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,
Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.
Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,
Kauisni si hienat… Berisha Hosana
Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,
E harruat rrugën, për ku ishim nisur,
Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,
Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.
Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,
Kauisni si hienat… Berisha Hosana.
Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,
A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,
Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,
Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.
Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah
Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana
Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,
Kryekomunist,i veç klith e bërtet,
Si pjella e djallit, në fron e pushtet,
Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.
Ju laro t’paguar, lihni badihava
Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana
Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,
E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,
Kambana e vdekjes, është kambana e votës,
Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.
Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.
Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana
Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,
Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,
Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,
Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.
Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah
Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana
O i madhi PËLLUMB KULLA; Shpellari i Viçidolit, kryehajdutii Shqipërisë, kryekrimineli vrasës i shqiptarëve, kryetradhtari i Kombit-Salih Geddaf Gërdec Gërdalla- fantazitë e tua i ka bërë realitet prej kohësh.
Si do ta çdukim këtë KUÇEDËR?
Duhet ta kishe bere me perpara kete gje Z Pellumb.Maloku te coji neOKB.Teper vone.
Pellumb. je kthyer shume vite pas .keto ishin leksione kunder kapitalizimit, nga ideologjia e ndritur e PPSh.. turp… nese nuk e kupton… je rikthyer ne nje ishsherbetor
te sigurimit te shetetit.
Te thuash gazete e pjerdhur, ju e fshini, ose nuk e nxirrni fare komentin, por t’i shash Tradites nenen – dmth Lashtesine, se Lashtesine ka nene Tradita – e fshini perseri se ju ruani etiken. Por t’ju shash nje bashkepuntor tuajin “sherbetor te Sigurimit te Shtetit’ pa u bazuar gjekundi, po vetem ngaqe militantit berishian ‘tradite” nuk i pelqen shkrimi, ju e lini te dale ne komente. Cila eshte fjale me e piset. Gazete e pjerdhur!
Ore Bardhi, po na e qelbe fare ambientin me tere keto p***, mund ta percjellesh idene dhe pa p****, kape idene dhe nxirr argumentin kunder, mos ja fut kot mor burre, ngele tu p****
Popullli thote me mire vone se kurre.
te lumte dora o pellumb vetem patriotet shkruajne ne kete menyre
Dramaturgu i mirenjohur Z. Pllumb shperthen me shume alegori ndaj situates se sotme.Me vjen mire qe me ne fund fantazia e tij e kuptoi qe ai qe e beri ambasador,nuk e beri se e vlersonte per ate qe ishte( kete e beri veç Enveri) por, per ate dobi qe i sillte popullariteti i tij klanit hosana Berisha.Kam besim qe parodite e tij ne te ardhmen do te jene me therese se funerali qe i ka qendis i nderuari idenuar politik. Ndoshta sentenca e Hosanase do te jete lajtmotiv i qartesimit dhe guximit mbare popullore per ti kenduar fundin kesaj zgjebje qe ia leshoi lekuren ne toke popullit te mjere.
Pabesia dhe mosmirenjohja kane vetem nje emer: Pellumb Kulla.Harrove ditet e punes ne guroren e Vlores?Mos ngaqe te solli pereri ne estraden e Fierit Pipi Mitrojorgji,u bere bashkepuntor e Sigurimit?