Tërheqja e Ramës pritej. Nuk kish rrugë tjetër. Dhe duhet shpresuar se kjo do të shërbejë si një leksion i mirë për të e për klasën politike në tërësi. Ai, dhe të tjerët, janë zgjedhur për të drejtuar vendin e për të kuruar interesin publik, e jo për t’i dhënë munxët këtij interesi me një çiqitëmizëm të habitshëm moral (më pëlqen termi ‘çiqitëmizëm’, jo ngaqë është vulgar, por ngaqë shërben më shumë se çdo term tjetër shqip apo jo shqip për të përkufizuar ca sjellje të politikanëve tanë). Aventura e kryeministrit tonë, dmth negociatat e tij në stilin ezoterik me Washingtonin, mbajtja e çështjes, dhe e këtyre negociatave, larg syve të të tjerëve, madje dhe larg syve të të vetëve, injorimi për ditë të tëra i debatit publik që nisi me t’u marrë vesh lajmi, demonstron se abuzimi me pushtetin është një praktikë që nuk mund të marrë fund kollaj këtyre anëve. Por këtë herë ishte një presion popullor që kapi në befasi gjithkënd. Kapi në befasi dhe Ramën, duke iu imponuar atij.
Ky është një lajm shumë i rëndësishëm. Është i rëndësishëm, pasi bllokoi një ndërmarrje që bartte plot rreziqe (dhe ky është mendimi i shumë ekspertëve shqiptarë e të huaj; madje, dhe i vetë Ramës që e la të kuptohet këtë gjë dje gjatë fjalës që mbajti). Por kjo që ndodhi është një ngjarje e madhe edhe për një arsye tjetër. Protestat që u bënë, e që morën formën e një orteku që rritej dita ditës, përveçse i thanë kryeministrit “ndalu bek, se ka hendek”, ishin dhe një demonstrim fantastik i faktit që Shqipëria ka ndryshuar. Më 23 qershor shqiptarët ditën të merren në mënyrën e tyre me një “lëndë” tjetër të rrezikshme, me agjentin kimik SB (nuk duhet ta harrojmë këtë fakt, pasi ky gaz nuk është asgjësuar ende; është aty, i rrezikshëm mu si një gaz sarin, mustard, apo VX). Pas 23 qershorit pra Shqipëria, me hir me pahir, ka ndryshuar. Nuk them se ka ndryshuar tabiati ynë për të abuzuar me pushtetin, por ka ndryshuar shoqëria shqiptare. Është një shoqëri tjetër, krejt tjetër. Njerëzit nuk kanë më frikë. Ata ndihen të çliruar. Ata e ndjejnë vendin të tyrin. Ndihen zotër të këtij vendi.
Ishte i papritur ky zhvillim. Ne, një grusht njerëzish që u bëmë tok (me ftesë të Blendi Kajsiut, Kozara Katit, Sazan Gurit, etj) e që folëm qysh në krye të herës kundër idesë së Ramës për t’i sjellë në Shqipëri armët kimike të Bashar al-Assad-it, ishim apriori të dëshpëruar prej bindjes se do ish e vështirë që shqiptarët të motivoheshin e të ngriheshin në këmbë, s’ka gjë se rrethanat e kërkonin një gjë të tillë. Madje, përgjigja që personalisht i kam dhënë në sallën Black Box pyetjes se “pse këto armë e lëndë kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?”, ka qenë e lidhur me këtë bindje: “Duan t’i sjellin në Shqipëri, ngaqë e dinë se këtu ka vetëm një pushtet e një opozitë të korruptuar, dhe mijra qytetarë ngordhalaqë”. Qënkam gabuar. Shqiptarët treguan se nuk janë ngordhalaqë. Ata treguan se janë në lartësinë e detyrës së qytetarëve syçelët me sens civik. Nuk kanë qenë të tillë, dhe për këtë besoj se biem dakord të gjithë. Por këtë herë e treguan që janë.
Kjo që ndodhi këto ditë, nuk do të ndodhte para 23 qershorit. Kësaj ane eci dhe Rama dje gjatë fjalës që mbajti, e duhet thënë se në këtë pikë ka të drejtë. Para 23 qershorit, në një rrethanë të ngjashme, do të kish zëra kundër, gjithsesi, por nuk do të kish protesta të shoqërisë civile, njerëzit nuk do të dilnin rrugëve, e nëse do të provonin të dilnin, ata do të shkurajoheshin me mënyrat e njohura të regjimit të komanduar nga psikopati ynë që, bash si një sëmundje e ligë, nuk ka ndërmend të na shqitet. E nëse metodat e shkurajimit (shpifjet, akuzat, denigrimet, pushimet nga puna, kërcënimet) nuk do të bënin punë, do të viheshin në punë bandat e veshura me pushtet, të cilat s’e patën për gjë edhe të vrasin katër qytetarë të pafajshëm më 21 janar 2011. Atëmot protestoi veç opozita, ndërsa shoqëria civile bëri sehir. Ishte e frikësuar. Ose e blerë.
Ndërsa këtë herë askush nuk kish frikë. Kam parë qysh në ditën e parë të protestave mësues, juristë, njerëz që punojnë në administratë, etj, dhe ne kishim harruar se kjo gjë mund të ndodhte. Deri dje, shkollat mbylleshin për t’i bërë nxënësit të dilnin e të prisnin e të brohorisnin të sëmurin, këtë herë u mbyllën për të dalë e për të protestuar kundër kryeministrit. Deri dje, nëpunësit e administratës nxirreshin me dhunë nëpër tubime, ku u duhej të bënin një fotografi si provë të pjesëmarrjes që pushteti ua kërkonte, ndërsa këtë herë e shkrepnin vetë një foto dhe e nxirrnin pa asnjë gajle, madje me mburrje, në profilin e tyre në facebook. Deri dje, pronarët e dyqaneve e të bizneseve private kishin frikë ta nxirrnin fytyrën në protestat kundër pushtetit, ndërsa këtë herë ata kërkonin një megafon për ta thënë fjalën e tyre po kundër pushtetit. Mos vallë ishte rëndësia e çështjes? Sigurisht, edhe kjo ishte. Por vdekja e 26 vetëve në Gërdec për shkak të një biznesi ilegal, ku qartazi ishte përfshirë i biri i të sëmurit, apo ploja që u bë në bulevard, në mos me urdhër, të paktën me bekimin e të sëmurit, nuk kanë qenë të parëndësishme.
Përveç kësaj, para 23 qershorit, pushteti ishte një bandë kompakte, me politikanë, deputetë, intelektualë, gazetarë, gazeta, televizione. Pushteti mund të bënte ç’të donte, e asnjëri prej bandës nuk nxirrte zë kundër. Përkundrazi, televizionet e gazetarët e pushtetit pushtonin hapësirën e komunikimit publik në mbrojtje të çdo zullumi, intelektualët e pushtetit bënin peticione kundër opozitës, e kështu me radhë. Ndërsa kjo protestë u bë e mundur edhe me pjesëmarrjen, madje me nismën, e njerëzve që kanë votuar ndryshimin më 23 qershor (ashtu si dhe denoncimi i ngjarjes së shëmtuar elektorale në Korçë u bë nga Top-Channel-i, “televizioni i Ramës”). Në protestat e këtyre ditëve më ka parë syri më së shumti socialistë të zhgënjyer nga ky vendim, të cilët kishin merak megjithatë që t’mos u bëhej protesta pis prej sharlatanëve të futur në protestë nga i sëmuri, dhe kjo gjë u verifikua edhe pardje, kur këtë të fundit e përzunë nga protesta.
“Ngjarja” e re nuk mbyllet këtu. Nuk kanë munguar as zërat kundër nga brenda maxhorancës. Një numër socialistësh nuk kanë nguruar të flasin kundër vendimit për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri, dhe këtë e kanë bërë para se Rama të deklaronte se tërhiqej nga ideja e tij. Besnik Baraj u shpreh ndër të parët. Ndërsa dy ditët e fundit kanë dalë kundër kryeministrit një numër deputetësh, si Blushi, Dokle, Peza, etj.
Siç shihet, të gjithë ndihen më të lirë. Përsëris, në një masë të caktuar është dhe serioziteti i çështjes që ka bërë të vetën, por jam i prirur të besoj se në një masë më të madhe është Shqipëria që ka ndryshuar. Jam i prirur të mendoj se Rama nuk dallon nga i sëmuri kur vjen puna tek qasja korruptive ndaj pushtetit, e prandaj në këtë drejtim do na duhet të vigjilojmë ditë për ditë. Por Rama thjesht nuk është i sëmurë, si i sëmuri. Është absurde të kënaqemi me kaq pak, por kërcimi në thelb është cilësor. Pas 23 qershorit jetojmë në një vend, ku qytetarët janë të lirë t’i dalin zot punëve e halleve të tyre. Herë të tjera në të ardhshmen mund të mos i dalin zot prej padijes, apo prej pafuqisë së tyre civike, por ata janë më në fund të lirë ta bëjnë këtë. Dhe këtë herë e demonstruan në mënyrë shembullore.
Më vjen ta shoh këtë ngjarje si fillimin e një epoke të re.
Ik o Muc!
Bravo Zotni Mustafa Nano.
Ky eshte shkrimi me realist qe eshte shkruar rreth kesaj çeshtjeje.
Ju keni analizuar ne te shkrim jo i turbulluar nga syte dhe mendja nga milljona dollaret qe Shqiperia ka humbur nga ofreta amerikane,te cilat deri tani asnje vend tjeter i Europes nuk po e pranon.
TANI LE TE BEHEMI 1 MILION SHQIPTAR PER TE PASTRUAR BASHKE SHQIPERINE TONE.
FALEMINDERIT te nderuar miq te panjohur, dhe shqiptar te pergjegjshem.
Ju nuk u dorzuat.Ju i thate NDAL lojes se bixhozit qe Edi Rama donte te bente me fatet e popullit.Ju i perzute Sali Berishen dhe nenbishtin e tij, ashtu siç bejne vetem shqiponat me ujkun dhe dhelpren. Ju thate STOP Kryeministrit qe e zgjodhem me besimin qe do ta ndryshonte Shqiperine ,jo duke e lene RININE ulur trotuarve dhe kafeneve per te pritur qe te vijne parate nga Amerika,por duke i mobilizuar ata qe te ngrihen dhe ti mbledhin vete mbeturinat qe kane pushtuar atdheun tone.
Tani ne e keni shancin qe ne te behemi 1 Milion shqiptar per te pastruar Shqiperine.SHTEPINE TONE TE PERBASHKET
Me pelqeu realizmi juaj o “fred dibrani…”. Muci ka thene te verteten sic eshte jo sic i pelqen rames. Ne kete rast rama u vonua dhe vònesa e tij ne berjen publike te informacionit te duhur mendoj se eshte shkaku kryesor i evoluimit te situates deri ne piken ku mbrriti. Dukuria e “zgjimit” te shqiptareve eshte gjithashtu nje realitet i prekshem dhe kete muci e ka vene re me shume qartesi. Nderime qytetar !
Paske qene SHARLATAN I NDYRE o Pellumb Zaimi!!!
Keshtu,LLAPAQEN ke qene tere kohes,meqe te njoh si ish oficer!!!
Mendjemadh,kokederr,intrigant,karierist etj,etj ke qene dhe je!!!
As Muc Mano e aq me pak ky Fred Dibrani(idhtar i Berishes) nuk thone te verteten!!!
Na e thuaj ti se fare fshehu Rama???
A e pe se si e priten te RINJTE fjalen eRames???
E kunderta e SHPORRJES qe i bene Berishes dhe Bashes nga sheshi!!!
Iken me bisht nder shale,ashtu sic mund te kesh qene duke ikur edhe ti,o SHARLATAN!!!
E mban veten per KOKE E MADHE,por je vetem nje ZERO ME XHUFKE!!!
Shqiptaret u zgjuan,se i ndihmoi Edi Rama dhe PS-ja ne pergjithesi!!!
Po te ishte Berisha,me siguri asnje nuk do dilte ne shesh!!!
I provuam keta TRIMAT E SHOQERISE CIVILE se cfare bene kur Berisha vendosi te sjelle plehrat e Europes:HESHTEN!!!
Tani na dolet ju e na beni CUBIN!!!
O zef ! Dukesh qe je nevrastenik. Je i frustruar nga se mbete budalla tere jeten dhe mos kujto se nuk e di kush je. Kam informacione te sakta por me thane mos u mer me te se eshte nivel mjeran. Shan kedo qe i del perpara. Shan ne te gjitha komentet pa perjashtim. Edhe babai i zefit shante gjithe fshatin. Mjafton fakti qe nuk del me emer per te pare se çfare lepuri eshte. Urren cilindo qe del me emer per shkakun e vetem se i duket sikur e sfidojne. Sikur i prishin priten qe ngre ndaj tyre. Eshte sinonim i urrejtjes gjenetike ndaj te gjitheve. Por kujdes ,mos e ngacmoni shume se eshte ne fazen e degradimit teresor dhe pastaj zefi…mereni me mend… Mos guxoni ta shihni me veshtrim te perqendruar ne sy. Shperthen deri ne marrezi. E mer per kercenim. Prandaj fshihet gjithnje. Por s’dua me ja than emrin sepse eshte nje nga ekzemplaret qe po e studjon nje psikolog si teme disertacioni. Pellumbi qe edhe une e njoh qysh ne shkoder te mos i pergjigjet sepse do ule vehten shume dhe rrezikon “pamjen solarpiksel” qe ai duhet ta dije çfare eshte?????
Ku i ke degjuar ti,o kelysh i Berishes,se Edi Rama u paska thene rinise,qe te rrine kafeneve se do vinin milionat nga Amerika????
Keto jane HELMET E Berishes,qe ti ke qejf akoma t’i vesh ne loje!!!
Cfare bixhozi ke pare ti,qe Edi Rama paska bere ne kurriz te shqiptareve???
E ngaterron me Berishen,o Fred Hamburgu,por ne qe e votuam Edi Ramen dime ta vleresojme me mire se ty,qe rri para kompjuterit dhe ben GAM-GAM!!!
O muco,, rri se do te thone pastaj, qe je
mesuar te besh opozite permanente, sic
than edhe per Spartak Ngjelen, hahahhaa
Eshte politik e re kejo, hahah prandaj ka
edhe shume komentues me pike nga
rradhet e FRESH-it, si ka pas thene
xhaxhi Enver,, njeriu i ri, ide te reja,
bote e re, hahahah
Popull gomar kemi qen dhe vazhdojme te jemi Festojme si fitore nje gomarllek qe i duhej thene jo qe ne fillim nga nje njeri qe e ka te shkruar deshtimin ne balle Pale po na e nxjerin dhe hero tani Ah sa keq me vjen qe jam shqiptar
Muc, me kujtohet vite me pare, kur u be nje pyetje se kur do behet Shqiperia,ti u pergjigje we “Shqiperia eshte bere zoteri, puna eshte te behen shqipetaret”.Une mendoj se ky proces ka filluar.
Besnik Baraj z.Geg dhe jo Sokol Baraj.
Edi Rama dha kontributin e tij ne kete epoke te re, duke degjuar zerin e qytetareve dhe duke u sjelle ne menyre paqesore ndaj protestuesve.Futi nje standart te ri ne politiken shqiptare. Theu nje rekord te marrdhenieve midis pushtetit dhe qytetareve.Edi Rama eshte lideri i pare Evropian dhe plotesisht demokratik i shqiptareve
Tani filloi tamam rilindja.
More Mustafa ,te kam respektuar vazhdimisht ,,por gjithsesi pas zgjedhjeve po me le nje pershtypje te hidhur …gjoja se je gjithmone ne lufte ….me qeverite..mos bej zagarin,,tani qe sheshet i keni te lira ,dhe nuk ke me frike ,,organizohu,,perseri me ata Sazanera ,e ca gra te ….,,per te protestuar per Gerdecin,per 21 janarin,,per pasurimin e atyre me Versace ,,etj etj..Bejeni po te jeni trima ,,dhe aq rigoroze ..Jepini nje dore pushtetit te Kryeministrit te ri,,frikesojeni ne palce prokurorine dhe gjykaten..Atehere do te te besoja se jeni vertete trima ..nga ata ,qe vertet ka nevoje aktualisht ,ky vend..po me peshtiroses gjithnje e me shume ,,aty e ke Saliun,,bjeri,,Berishizmit ,,ke kohe te meresh me kryeministrin e ri..prit ca muaj qe te gjesh vertet argumente ..Dengla intelektuali,,katundar ..
z.Mustafa . mos valle neser do te besh nje shkrim kundra rames per nje jo. ke patur valle dieni per perfitimet e shqipetareve? do tu lutem juve analisteve qe akoma mund te konsideroheni si me kembe ne toke .kam pershtypjen se nuk e keni patur as me te vogluin merak per te mesuar se qfar rreziqesh sillte nje ndermarje e tille .me vjen keq por edhe ju me sa duket dilni ne debate televizive vetem per te mare shperblimin e majme te pronareve te medjave .mire rama nuk e sqaroi situaten ,po ju gazetaret dhe analistet qe kur keni interes zbuloni edhe intimitete te njerezve ,perse nuk kontaktuat ekspert te fushes dhe te informonit opinjonin publik. dhe se fundi .a ju vret sadopak ndergjegja per demin qe flitet se do te ket shqiperia nga kjo jo?
Nese e ke hequr paragjykimin tend (sic shihet me siper) per progresin civik te shoqerise shqiptare,paralelisht ke ngritur nje bordure te paragjykimit per Kryeministrin.
Kjo tendence e jotja deshmon se edhe ti gabon,si te gjithe njerzit,se edhe ti Muci ke rene me koke ne gracken e propagandes se simetrise midis Rames dhe te semurit brekedhjere.Cudi si mund te harrosh qe kete propagande shqiptaret e shemben me 23 qershor!
E ke vete ne dore te korrektosh veten;mua nuk ma manipulon dot mendjen.
nje prove e madhe te cilen populli shqiptar e kaloi me sukses,vertet nje fitore
Muci paska ndershuae edhe vete.Hera e pare qe harron Berishen ta shaje.Pse?
O “kot”. Po ti e ke lexuar mucin apo jo? Pikerisht aty e ke cilesimin e berishes psikopat dhe kimikat i rrezikshem..? Lexo or mire se me te vertete ja ke vene vehtes emrin tamam!
O muc Nano. A nuk e kupton qe me nje djallezi te paskrupullt te PD ne bashkepunim me agjenturat serbo dhe greke ngriten nje alibi se ardhja e armeve kimike do zhdukte dhe rrezikonte jeten e shqiptareve. PD duke shfrytezuar shpirtin rebel te rinise e cila kerkon nje jete me te mire dhe me te shendeteshme, duke aktivizuar tere mesueset me pedagoget militante te thekur te PD, nxoren nxenesit she shtudentet ne rruge. PD e mori nje pergjigje kur S.Berisha dhe L.Basha donin t’i bashkangjteshin demonstruesve. Por problemi ishte me i thelle. SHBA ne kete moment ndohet ne piken me kritike dhe kerkonte mbeshtetjen e Shqiperise si pike stacionare, per t’i larguar nje ore e me pare lendet kimike nga Siria. Sepse ne loje jane dy kahe Amerika dhe nga ana tjeter Rusia. Edhe pse jemi vend i vogel, i varfer gjithmone ne momente kritike prane kemi patur Ameriken dhe ne si popull i jemi pergjigjur me besnikeri ndaj tyre duke i qendruar prane gjthmone me veprimet simbolike tonat. Mos e genjeje mendja asnjerin, se populli eshte vetendergjegjesuar dhe tani di te mbroje te drejtata e veta. Pse nuk u ngrit rinia kur plasi Gerdeci,apo kur u vrane kater demnstruaes ne 21 Janar? Pse nuk ngrihet rinia dhe te kerkoje nga qeveria e tanishme qe ish qeveritaret te ndiqen penalisht per shperdorimet e fondeve duke e lene kete vend ne borxhe dhe ne mjerim etj. Vete ndergjegjesimi kerkon kohen e vet dhe kjo vjen qe nga zbatimi rigoroz i ligjit, duke filluar nga drejtesia dhe rendi, te cilat kjo qeveri i ka gjetur per faqe te zeze.
Shanset nje here vijne. Ju i gezoheni se fitoje demokracia dhe njerezit jane vete ndergjegjesuar. C’fare beri Sazan Guri, Blendi Kajsiu dhe Kozara Kati per ligjin e plehrave ne qeverisjen e PD, apo per rishjen e kurores se gjelbert te Tiranes? Dolen pese vete dhe kaq. Pse nuk i organizuan te rijte si keto dite, atehere? S’ja u mbante se S.Berisha u tregonte hurin, bile dhe i vriste.
Sinqerisht ju a them se humbem nje shans, e cila do kish bere kthesen e madhe si Shqiperi. Ata qe jane oficere kimist e dijne mire se elementet kimike behen te parrezikshme ne kushtet e teknologjise se larte qe kane amerikanet. Ne kerkojme te jemi vend i pastert. A di z. M.Nano se sa vend i kontamonuar jemi ne? E di si eshte Policani, Berat, ne zonat ku kane qene fabrikat e perpunimit te bakrit ne Mat,Mirdite, apo edhe sot Elbasani vendi me i ndotur ne Europe qe qeveria e PD as e mori mundimin t’i pastronte keto zona, por e thelloje zullumin e saje me Krujen dhe e ka bere kete zone te pabanueshme? A jeni ne dijeni qe vetem pse per amerikanet ne jemi vend i sigurte, ata dhane garanci maksimale qe te mos ndodhte asgje dhe ofronte te mira materiale dhe lehtesira qe ne nuk i kemi cuar nder mend sepse nuk kemi kellqe qe ti realizojme as per 30-50 vjet? Ne jemi treguar taman si i thuhet: “Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.” Te rijte me te drejte u gezuan se fituan, kur t’a kuptojne se c’fare humben, le te hajne m…n e Sales pastaj.
Z. Edi Rama eshte lider EVROPIAN dhe me nje vizion evropian te se ardhmes duke dhene kontributin e tij ne mardhenien me popullin duke degjuar perulesisht vendimin e popullit te vete,duke rritur standartet per Shqiperine si nje vend i BE-se!
ore muq ore muq,/se dime ne je blu apo i kuq
ka filluar nje epoke e re se nuk ka mo sali barishe e lulzim bashe qe per veprime shume me te vogla te fuste plumin tani tallni trapin me edin po mos harroni se sala do te vije prap e do tua shohim trimerite se bashku me shokun muc.
Ti “doktor jo i semure” sic thua, e thua ngaqë je pikerisht i semure dhe sic identifikohet lehte je nga “kaptina”. Muci e ka bere rolin e tij qytetar por ti cfare ke bere o intelektual i madh? Je nje kerric qe akoma mban nje pseudonim dhe hedh shashka si frikacak.. Nxir lepurin nga barku brekdhjere ferrash.
Një brekedhjere e kerkon trimerine nga te tjeret pa treguar sa trim eshte vete!?!??? Ti “doktor jo i semure” sic thua, e thua ngaqë je pikerisht i semure dhe sic identifikohet lehte je nga “kaptina”. Muci e ka bere rolin e tij qytetar por ti cfare ke bere o intelektual i madh? Je nje kerric qe akoma mban nje pseudonim dhe hedh shashka si frikacak.. Nxir lepurin nga barku brekdhjere ferrash.
O Mustafa. Ju nga skrapari me T’y, Sazan Guri E te tjere si Ju nga skrapari. Mblidheni bashke vetem per interesat tuaja Private. Ju jeni te mire vetem per police.
Edhe ti tek ajo kasta e “analisteve” politike te zhgerrlaqur futesh..
Zoti Nano. Ka patur periudha te caktuara kur kritiket e rrepte ndaj pushtetit apo qeverisjes merrnin emer te mire, admiroheshin. \ajo kohe ka ikur. \tani eshte koha e analizave te thella, e parashikimeve bile modestesisht edhe e ndonje keshille te mencur. Rama mundet ose edhe nuk mundet te beje ate qe ka bere paraardhesi i tij. Por ama ne duhet ta provojme. Te ashtuquajturit gazetare apo analiste te perhereshem rebele fillojne te behen te bezdiseshem. Jo se ju na detyroni te lexojme shkrimet tuaja por sepse ne kerkojme te shkreten edhe nje fjale te mire kur dikush e meriton ne se ka bere dicka te mire. Nuk e kam per rastin konkret per ne pergjithesi. Tere ajo mase protestuan qe Rama te mos thoshte po. por…..asnje rast te vetem ne ate proteste nuk u degjuan thirrje kunder kryeministrit. Pra pikerisht per kete mund te kerkohej nje analize e thelle se si fitoi qytetaria dhe ne kete mes a mundet ti njohimZ. Rama ndonje kontribut?
Muco te pelqen ciqinenizmi i Aurel plasarit po kam nje pyetjte se a te pelqen Varikarizmi per plerat qe kemi ne 31 vende te Shqiperise apo Lazaratizmi qe po ben kerdine tek te rinjte dhe familjete tyre? Xhaja Ka Kavaja.
” jam i prirur te mendoj se Rama nuk dallon nga i semuri kur vjen puna tek qasja korruptive ndaj pushtetit…”
Keto fjale na i thote Nanua!
A dallon Nanua nga Lubonja?! Te dy jane anal- iste, te dy jane extravagante ! Per te qene ne qender te vemendjes, pa te cilen nuk iu rrihet, kepusin profka bombastike, sa majtas, djathtas! Per ta shkelqimi i jashtem vlen me shume se permbajtja. Keshtu ndodh kur te hyn vetja ne qejf. Me nje fjale te huaj nderkombtare ky quhet narcizem!
Mire o Muc, ke te drejte kur thua se Shqiperia ka ndryshuar po pse nuk thua kush e inicoi ate ndryshim. Kritikoje Ramen se ate pune ke po vleresoje kur e meriton se nuk je vetem per te share. Dhe, aman te keqen, mos u bej edhe ti si Lubonja.
Dhe me i sinqerte e me modest, te pakten me ne qe vijme te kjo gazeta jote. Ja fute pordhes me ate ‘bashkimin e qelbesirave’, nuk parashikove gje per dimensionet e fitores se 23 qershorit, as per kete protesten e fundit s’paske parashikuar gje, po e leme menjane e ate geg e toske, prandaj do ishte mire te kuptoje me thelle per vete pastaj te na japesh mend neve. Te duhet edhe ty nje pushim per te reflektuar. Ju, klasa e analisteve, jeni o te korruptuar e sofiste, o te paafte, keni mbetur prapa . Ty , te kam konsideruar tek te ndershmerit bashke me disa te tjere por jo tek te diturit. E ke menduar ndonjehere se cfare pergjegjesie ke kur del e flet ne mexhlis? Je per te thene te verteten , por para se ta thuash duhet ta kesh kuptuar ate. Gazetari nuk eshte nje laps e nje leter apo nje tasiere kompjuteri.
Thua se je i prirur ta mendosh Ramen ” me qasje korruptive ndaj pushtetit” por nuk na thua pse, nuk argumenton. Tani na thuaj pse duhet te besojme ty keshtu a priori? Ti nuk je Mesiah as ne nuk jemi budallenj , edhe ne syte ne balle i kemi, edhe ne mendojme e analizojme ndonse pa dale ne ekrane e gazeta si puna jote. Edhe thua se nuk eshte me si ne kohen e saliut, edhe praktikisht e barazon Ramen me saliun. Te besh opozitarin e perjetshem nuk eshte qellim ne vetvete. Mos perhap mjegull se nuk eshte e ndershme.
Dhe eshte mire t’u pergjigjesh lexuesve. Eshte qytetari . Nese doni t’ju ndjekin e besojne.
Njatjeta.
O Mustafa! Kryeministri nuk ka bere asnje aventure por detyren e tij si administrator i nje shteti.
Pse nuk mendon qe ai, jo vetm qe nuk u befasua nga protestat, por befasoi te tjeret (perfshire edhe ty) me to…?! Me vjen keq por te ka humbur zmalti i dikurshem. Mos haro se une jam nje nga ata qe kam lexuar me endje shkrimet e tua per thellesine e gjykimit dhe kurajon…!Nuk duhet te harojme se plerat dhe helmet vazhdojme ti kemi te hunda. Kryeministri yne proven me te madhe do ta kete kur te pastroje shqiperine nga to. Per kete duhet te preokupohemi dhe te protestojme dhjete here me shume. Dhe ne se ai nuk e ben kete atehere do te quhej vertet aventurier…
Po te pyesish Mucin ai thote dua nje shqiperi amerikane por se si behet kjo Muci nuk te thote asgje. Psh nje Shqiperi afer amerikane nuk e do Muci dhe si MUCI shume MUCER TE TJERE . Dhe a e dini pse?
Shpjegimin ta fillojme pak mbrapsh.
A ka Muci nje vize amerikane? ( besoj po) A ka Lubonja nje vize amerikane ? ( ne mos amerikane nje gjermane apo francese PO) e keshtu me radhe . Pse shqiptaret emigrojne dhe ilehalisht ne amerike , angli, gjermani dhe bejne pak ekonomi ndersa kata MUCERAT, LUBONJERAT, e soj e sorollop bejne ketu PARA, se vetem ketu berja CORAP e PUBLIKUT SHQIPTAR eshte me fitimprurese se shitja e MIELLIT te BARDHE apo PROSTITUIMI atje ne amerike , londer apo gjetke. Keta kane mesuar mire se KETU Droga me e shtrejte eshte PALLAVRA qe ket shesin.
MUCI provoje njehere te dalesh jashte dhe te besh PROKOPI me keta PALLAVRAT e TUA.
NEJSE. Nje gje mesoje dhe ti MUC dhe te tjere. NUK ishit ju qe mbushet sheshet. Ishte keqinformimi +keqdashja+mosdija +kenaqesia per ie ikur nga mesimi+ …… + muci me shoke.
Mos u lavdro fare se mbushe sheshi ti. Tani ne darke e gjithe diten jane duke u prishe ekranet e TV nga spektatoret e telenovelave, bucasin bilardot nga goditjet e bilave, ushtojne kafet nga thashethemet vec ne pune e biblioteka ka = ZERO njerez.
Te gjitha rremujat gabimet jane lenda e pare per MUCERTAT qe jene bere aq shume sa kafet, bingot, telenovelat.
Dhe ti o Muc mendon se kjo liri e zgjuar tek shqiptaret nuk eshte merite e Rames?Po kush insistoi me vite e perballoi te “semurin”sic e quan ti?Kush e kishte konseguencen e kembenguljen e Rames?
Ai i mundi te gjithe,futi dhe Ilirin ne vathe,aty ku duhej te ishte,pasi ishte bere “nje me Hodo leckamane”
Shqiperia ka liderin qe i duhet dhe Rama ka popullin qe e do!!
EDI RAMA KISHTE NEVOJE PER PROTESTAT..I DUHESHIN ATO…PER SHQIPERINE!
POR EDHE PER VEHTE. AI VEPROI ME KORREKTESE …SAKTE…dhe ME ELEGANCE!
TE MENDOJME E TE VEPROJME SI RAMA PER TE MIREN TONE DUKE PASTRUAR SHQIPERINE NGA PLEHRAT MATERIALE DHE NGA ATO POLITIKE….
Per Euro Malokun!
Ti nuk je Euro Malok por je Euro Malesor!
I bukur komenti yt, bravo!!
Nje koment nga nje amerikan Douglas: The Albanians refusal might be better understood if this article had stated HOW chemical weapons are disposed of. They are dumped into an incinerator. Now, it the incinerator malfunctions and doesn’t burn the chemicals completely, then then partially burned toxins go out the very high smokestack. The height of the smokestack is important because that means the area around the incinerator won’t be contaminated. The contamination will occur possibly hundreds of miles away where safety inspectors aren’t checking for contamination. When the US incinerated its own chemical weapons stockpile, they placed the four incinerators close to the storage areas, which were in less than affluent areas of the nation, because of the danger of an accident during transport. Also, the US did not offer their incinerators for use to incinerate other nations’ chemical weapons. So just have the Syrians pay to build their own incinerators and incinerate Syrian chemical weapons on Syrian soil.
Shaj te dy anet qe te jesh mbi palet d.m.th.me i miiiri qe i diii te gjitha qe i keshillon te gjithe, sa shume jane shtuar keto lloj analistesh qe me demek bejne pune te medha por ne realitet kane vetem llogje se ketyre tipave tu japesh nje brigade per te pastruar qytetin nuk arrijne ta menaxhojne kurse neper studio kaperdisen dhe flasin per te gjitha sa me neverisin dhe ndjehem keq kur degjoj disa prej tyre dhe “falenderoj” ne kete rast konstruktorin e televizionit i cili me vjen ne ndihme me butonin “OFF” qe ka vendosur ne pjesen e perparme te tv pasi dhe telekomanda nuk me vlen nga “frika” e kanalit pasardhes.
Ndersa persa i perket protestes keta tipa analistesh e te tjere e te tjeerrrretjerr na krijuan pershtypjen sikur ishim para ndonje sulmi terrorriste duke mos arritur qe te jepnim nje PO ose nje JO denjitoze.
me ate grushtin e njerezve e ke menderosur o muuuuuuci
te parin dhe te vetmin duhet te kishe vene “sazan gurin” muuuuuuuuuuuu
qe i shpetoi shurra ne proteste,i cili ka nja 10 vjet qe thote vetem brockulla
i duket vetja sikur eshte me nje “sy midis qorrave” sipas popullit
njohurite e sazanit te madh fillojne qe nga qente e deri ne fund te Universit
Muci ! Eshte e veretete ajo qe thua se “..kjo që ndodhi këto ditë, nuk do të ndodhte para 23 qershorit. Kësaj ane eci dhe Rama dje gjatë fjalës që mbajti, e duhet thënë se në këtë pikë ka të drejtë…”
Por, kjo qe ndodhi, nuk eshte zotesi e Rames, as dobesi e Berishes, aq me pak produkt i presionit te Sazan Gurit, tendit, Blendit, Kozares, Ballaurit e te tjereve.
Jo ! Fitoi protesta e ambientalisteve sepse pushtetin e ka nje force politike qe as neper mend nuk i shkonte te vendoste ne te kundert me interesat, pa le te ngrinte dore ndaj POPULLIT. Kjo krijoi trysni pozitive politike mbi lidershipin (per te cilin ndajme te njejtin mendim, eshte ai e ashtu si thua ty).
Kete faktor, ty Muci e le menjane dhe e permend shkarazi.Ty permend 3-4 emra, por te them une qe pa frike ishin mbi 15 deputete qe na kane inkurajuar kur kalonin mes nesh, por dhe dhjetra figura publike si Driteroi, Mejdani, Elsa, etj.
Sikur pushtetin ta kish PD-ja, deputet do te solidarizoheshin me doktorin dhe intelektualet do te fillonin nga peticionet tip DACIBAO kunder Nanos, Rames apo NANORAMEVE te radhes.
O Muc je bere njesoj si pseudo analisti shoku jot Lubonja,,,dhe nga ty dhe nga gomari Sazan guri shqiperise dhe shqiptareve i humben miliardat ,,por mire te na bejne kur kemi te bejme me nje popull injorant dhe me nje rini me shkalle analfabetizmi 57 perqin d,,,keni shume te drejte te tallni mender tajaren tuaj gjithe diten,,,duke bere pseudo analistin qe te vjen mender per te vjelle,,,mos tju rreje mendja se ju jeni gjithcka per kete popull o Muc mavria me pantallona jeshile a thua qe po nuk dhe ti opinionin tend u shua shqiperia y shqptaret,,keto kohet e fundit sikur ke rrjedhur plotesish dhe ke te drejte se je bere milionier,,dhe populli injorant qe ska te haje te ndjeke ty nga pas,,,flm dita,,,jeni gazeta me e mire
Ore z.analist -a nuk e more pergjigjen e Rames persa i perket transparences se kesaj ceshtje ??? Atehere,nese Rama beri gabim duke mos qene i sinqerte dhe tranparent me publikun-atehere me thuaj ti zotrote nje nder ato disa shtete me te cilet po negociohet per te pranuar armet kimike. A ka edhe atje debate dhe protesta si ketu apo mbase edhe lideret e ketyre shteteve po veprojne ne te njejten menyre si Rama ?????
Fituesit e vertete ne kete histori jane populli me protesten e tyre 100% europiane dhe Edi Rama qe tregoi qe eshte i vetmi kryeminister dinjitoz i shqiperise ne gjithe kto vite “demokraci”.
As nuk kishte lidhje fare kjo proteste dhe protestuesit me kryeministrin dhe qeverine e tij por vetem me armet kimike,asgje me shume !!!! Jo me kot u zbythen ne menyren me te turpshme te mundeshme dy qelbesira-kriminelet e PeDe !!!!!!!!!!!!
O Marin, po c’te bej une qe s’di anglisht?! Nga gjuhet e huaja une di vetem kinezce qe e mesova sipas mesimeve te Saliut. E perkthen dot kinezce qe ta lexoj dhe une se po ta dije ti shqipen do ta kishe dhene ne shqip?!
Bravo “student”.
Jo, or Mustafa Nano, Edi Rama nuk ka asgje te perbashket me Sali Berishen qe nga prejardhja, kultura, morali, karakteri e ne cdo drejtim, jane dy bote krejt te ndryshme. Edhe ti po ashtu, je shume larg per ta njohur e kuptuar .
Zoti Nano, vertet nuk e kupton qe nuk i aprovon me njeri analizat qe ben. Neqoftese nuk ke me te vertete mendime ne koke te lutem zoti Nano mos shkruaj me te tilla shkrime hipokrite dhe te dobeta. ta ulin shume vleren nqs vertet te ka mbetur ndonje vlere si analist, te pakten keshtu duket nga shkrimet e fundit.
“ANALISTI” Mustafa Nano:-Hiqe nga perdorimi termin ‘ciqitemizem’ dhe LEXO shkrimin e GAZI KAPLLANIT! Mos RRESHQIT si NGJALA me analizat e Tua!
Ore zef ore qenef / gjithe diten rri tuj lef/gjithe ditën rri tuj sha/qënke fare tra la la. O zef çka je tuj than moj sokolesh mali qi s’le koment pa vjell mut kunder kosovës e kosovarve. Tash dhe kunder shokve te tu qe si duket ta kan nxi surratin. Mir ta paskan ba zuzar . Qite surratin paçavure sërbe?? Tu shoft rraca!
Pasha zotin s’jam tuj kuptu gjo me kët zefin ku e ka me at oficer pellumbin. Pllumbi s’ka thon noj gja t’keqe kurse ky zefi s’po din çka me thon. Pllumbi thot vonese e edi rames ky i kerkon hesap cfare ka fsheh edi rama. Hane shan hane bagdat. S’jam tuj tmarr vesh or zef? A din shqip or zef?A din tironcen or zef? A din me gjyku or zef? A tkan fluturu trut e kaptinës or taj!? Pasha zotin po mdukesh legen llapaqen or zef mrika!???
Bravo Muci, analize e sakte! Do te thoja qe mosdenimi i Gerdecit dhe kapardisja e krimineleve te 21 Janarit, ishte thuajse gjysma e karburantit qe levizi para shoqerine tone ne protesta.
Z.Nano…jeni plot mllef qekurse ne krye te qeverise erdhi z.Rama. Kaq inferior ndjeheni para tij….saqe nuk po lini rast t’ju humbase…per ti”dhene mesim”. Pse nuk je ngritur ti me KOZARAT ne gjithe keto vite per masakrimin qe I eshte bere vendit nga Plehrat nga jugu ne veri…tani ti po thua…NE…ju NE-ja e keni nga te fryje era, por populli nuk eshte idiot…..Ku ishin KOZARAT ne 21 janar, nga e fshehet menderen, ku ishin KOZARAT kur ndodhi tragjedia e Gerdecit….KOZARAT dhe ju …te me ndjeni…… ciqitemizemkarat( me kete fjale them se shprehem me qarte)??????!!!!!! I njohim KOZARAT, I njohim shume mire….kane marre ndonje lek nga projektet…pyeti njehere.
…e megjithate Muci ne nuk shkeputemi dot nga brekdhjerizmi ( term per analogji te ciqitemizmit ) sepse per dhjetra vjet, rrondokope e letyra te cdo fare, bene me ne c’deshen dhe na shtyne edhe se fundmi te benim ate qe s’duhej…….
O Muco:Dihen kundershtit tuaja qe nga viti 1990,kur Berisha u vu ne krye te studentve per te rrezuar ate rregjim qe edhe sote e keni nostalgji dihen. Te ishe burre ne ket artikull nuk duhej ta permenit fare Berishen po duhet te ngrenit me te madhe krimin qe kishte ne mendja kryeministi Rama qe me zore I the nja dy fjal,po fole gjithnje per nje person qe fundi eshte thjesht deputet.Duhet te ndyshoni te mos vazhdosh te jesh analist politik qe ngele ne ate pozicion qe kur fillove te nifesh.Behuni ma I besueshem se mbete analist mercenar.