Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, reagon ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha, i cili aludoi sot për “pazare brenda koalicionit të majtë”. Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtypit e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut thuhet se Berisha është i obsesionuar nga ideja e ekzistencës së pazareve politike jotransparente.
“Prisnim nga Kryeministri në kuadër të vizitës së tij në Gjirokastër përgjigje për disa çështje konkrete që preokupojnë komunitetin e zonës dhe minoritetin etnik grek, sikundër publikisht i parashtruam ato mbrëmë. Lidhen ato kryesisht me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, censusin dhe pronat e paluajtshme, grabitjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurinë publike dhe të jetës, mjerimin social, mungesën e zhvillimit dhe diskriminimin ekonomik dhe mungesën e veprave infrastrukturore. Në vend të tyre erdhi shpifja e radhës me aludime që manifestojnë marrëdhënien e vështirë që personalisht ka në bashkëpunimin ndërpartiak në të mirë të zhvillimit të demokracisë.
Kryeministrit i është bërë obsesion ideja e ekzistencës së pazareve politike jo transparente. Produktin e një pazari të tillë në vitin 2009 me synim dëmtimin e PBDNJ-së e kishte sot në krah”, shprehet Dule në deklaratë.
Kreu i PBDNJ-së thotë se i vetmi “pazar politik” i kësaj partie ka të bëjë me qytetarët dhe mbarë shoqërinë, me qëllim për t’i hapur rrugë demokracisë funksionale, duke larguar Berishën nga pushteti.
“Për të mos lënë hapësirë për hamendje, po konfirmojmë “pazarin tonë politik” në kuadër të zgjedhjeve 2013 me qytetarët dhe mbarë shoqërinë. Kjo me qëllimin e vetëm për të larguar përfundimisht qeverinë e kryesuar nga z. Sali Berisha dhe për të hapur rrugë: zhbllokimit të procesit të demokracisë funksionale, të riininicimit të kontaktit tonë me Evropën dhe integrimin euroatlantik, të vendosjes në vend të integritetit të shtetit institucional, të rivendosjes së koherencës së shoqërisë dhe të luftimit të mjerimit, të ardhjes përsëri në epiqendër të veprimtarisë së shtetit dhe politikës të dimensionit human dhe të drejtave të njeriut, të zbardhjes me qëllim mospërsëritjen kurrë të përdorimit të presionit politik dhe vrasjeve publike me qëllim mbajtjen e pushtetit. Jemi të bindur se kjo është marrëveshja që tashmë është e firmosur nga shumica e shoqërisë dhe do të konfirmohet me votë plebishitare më 23 qershor”, thuhet në deklaratën e kreut të PBDNJ-së.
Deklarata e Berishës për minoritetin
Në këto zgjedhje ka një situatë të veçantë minoriteti. Janë përpjekur që ta fragmentojnë. Çfarë ndodhi, PBDNJ, një parti e respektuar nga unë, bëri një gabim shumë të rëndë, sepse hyri në politikën e pazareve. Jani Jani është viktimë e pazareve. Ai ishte përfaqësues i të gjitha minoriteteve dhe ishte shumë mirë. Të bëjë tregti me përfaqësuesin e minoritetit për të marrë një vend në listë, kjo është e papranueshme. Vangjeli paraqitet si kryetar i pazareve. Këtu vjen për minoritet Caci, i famshmi. Se çfarë lukuni është ai në rrafshin e biznesit, atë e njoh mirë unë. Teodoros Pangallos, mik i imi i shquar më ka deklaruar në një takim se ai nuk është grek. Më tha dhe çfarë është, ajo nuk ka rëndësi për mua, por grek nuk është. Kjo është e vërteta. Pse erdhi ai këtu, erdhi për të fragmentuar minoritetin. Zoti Vangjel Tavo, plaçke tregu. Pse? Sepse sapo zoti Meta kaloi tek zoti Rama, të nesërmen ju dorëzua lista e zeze nga zoti Rama. Lista e zezë ishte kjo që këta persona nuk mund të vinë në PS. Lista fillonte me Tavon, armiku i PS Vangjel Tavo. Kandidaturat, përveç Kserës, në Gjirokastër janë të gjitha produkt i pazareve. Ky është problem i madh për minoritetin se përfaqësimi politik për minoritetin është shumë i rëndësishëm.
Po pse o Dule, prisje program dhe vizion nga saliu per gjirokastren e dropullin tend?
Eshte i vetmi lider politik qe nuk ka punuar dhe nuk punon asnjehere me plan. madje ai nuki di se çeshte plani. Mendon se te qeverisesh mjafton qe te shash vençe me liber dhe robt e shtepise opoziten, qe te mos e kesh neper kembe, dhe i kalon kater vitet sikur te ishe me pushime. Pastaj ngre tonin edhe nje here ne fushaten e re te zgjedhjeve kunder saj per te genjyer te genjyeshmit per nje mandat tjeter…
Nga nje shpellar, intrigant, me nivel intelektual sa jevgat e lagjes brake ku ka jetuar per shume kohe, perdor fjalorin e nje alabaku rrugesh. Mjere shqiperia, qe kush e qeveris.
Pervishuni punes qe te gjithe si opozite e mos komentoni fjalen e nje te çmenduri qe po luan menç nje popull te tere, qe nuk di qe ti vere hurin nje ore e me pare.
Rilindje…
RAMA DUHET TE BEHET NJESH ME NJERZIT ME HALLE<ME PROBLEME FINANCIARE ,ME POPULLIN E VARFER .. 96% E SHQIPETARVE JAN TE MAJT.
EDHE ADMINISTRATA ESHT NEVRIKOSUR SHUM ME SUNDUSIN.
ti laragan ti i pa skrupull ti ne vendin tim nuk ben gje tjeter vec ha KEtu dhe dhitesh ne athine qe eben mire ben,,se athina dhe greqia jote ebukur deri atje kane aritur……..por tearish ti te flasesh keshtu per berisheen ky eshte kulmi…….ti fashist i ndyre kujton se populli shqiptar nuk di se c,i ka bere keti populli …..berisha yt qe deshte te jepte gjysmen gjirit te sarandes pa besia juaj shkon edhe me tej kur thoni gjoja se nuk gezoni disa te drejta. ……..sa ka bere berisha per ju s,ka bere kurre per popullin tim……..perfundimisht ti kale trojes TI DHE BERISHA JENI ANTISHQIPTARE……..TURPI JU MBULOFTE……DREJTESIA NJE DITE DOVIJE………….
RAMY … Me vjen keq per ju , Sinqerisht . Kush eshte i majte Rama e ke gabim , Apo mendon Berisha eshte i djathte e ke prap gabim . Jane te dy vellezer te nje llogore ore milk . Jane kopila ne kete drejtim o RAMY . Dhe mos e shkruaj perqindjen bajtava sic i thone turqit , 98. I ditke te gjitha apo te vjen lezet . Me i zgjuar more mik ,e mos komento me, se nuk ndihmon as edhe njeri.