Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut thotë se zgjedhjet e 23 qershorit janë të rrezikuara. Vangjel Dule shprehet se në Shqipëria nuk janë bërë asnjëherë zgjedhje të lira, për shkak të militantëve partiakë. “Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë zgjedhje të lira, për shkak të militantëve partiakë. Militantët cenojnë votën e lirë në favor të tyre”, tha Dule, duke theksuar se zgjedhjet e qershorit janë më të rrezikuara se ato të mëparshmet. Duke u ndalur në integrimin e vendit në BE, Dule shprehet se integrimin e ka dashur më shumë BE-ja sesa ne vetë.
Me politikanë si puna jote çfarë mund të presim