Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Kam patur të njohur minoritar para e pas viteve 90-të. Pati mjaft prej tyre të diplomuar e është i njohur kontributi i tyre në sektor jetik të vendit. Dule duhet të pohojë se marrëdhëniet mes nesh kanë qenë vëllazërore. Pas viteve 90-të u krijuan mundësi të tjera e prej tyre ata që përfituan më shumë kanë qenë minoritarët. Partitë minoritare me Dulen në krye janë si veshka në mes dhjami, ato sipas rastit u janë bashkangjitur koalicionit fitues në qeverisje. Për t’u punësuar në administratën publike në Shqipëri mund të jetë rropatur ndonjë shqiptar, por jo minoritar. Falë mbështetjes nga qeveritë majtas e djathtas minoritaret kanë ekskluzivitete në biznese, kanë përfituar nga privatizimi e janë bërë me pasuri të paluajtshme. Dule duhej të mbronte djemtë shqiptarë kur i keqtrajtonte policia e ushtria greke pa shkak. A kanë të drejtë çamët z.Dule të kthehen në vatrat e tyre ku patën shtëpi e katandi? Nga Xhevdet Cora.