Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Duma: Punësimi, prioriteti numër 1. Asnjë zonë e izoluar në Durrës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Duma: Punësimi, prioriteti numër 1. Asnjë zonë e izoluar në Durrës
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Duma: Punësimi, prioriteti numër 1. Asnjë zonë e izoluar në Durrës

Dita
Published May 17, 2015
Share
SHARE

Kandidatja e PD­së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët e Rashbullit, ndërsa deklaroi se hapja e vendeve të punës do të jetë prioriteti i saj për të zgjidhur mjaft probleme sociale në gjithë bashkinë e re të qytetit.

“Punësimi është problem në të gjithë rajonin dhe pllajën e Durrësit. Në fakt është gangrena dhe thembra e Akilit për zgjidhjen e shumë probleme. Motivimi i punësimit do jetë numër një. Do të gjejmë të gjitha mënyrat, në bashkëpunim me biznesin”, tha Duma. Ajo u shpreh se, ajo nuk do të lejojë që banorët e këtyre zonave të ndihen në izoluar ndërsa vuri theksin në një sistem transporti efikas për lidhjen e rrethinave me qytetin, me stacione të shpeshta dhe orare më të favorshme.

Pjesë e bashkëbisedimit me banorët ishte edhe deputeti Argon Duka i cili kërkoi bashkimin e gjithë qytetarëve për të kthyer shpresën në bashkinë e Durrësit.

“Kundërshtari i vetë politik i ka dhënë provat që është lidhur me një grup njerëzish dhe i gjithë qyteti i Durrësit e sheh Vangjushin të bllokuar me rrethin e vetë shoqëror, që nuk janë as socialistë dhe as demokratë, por janë dakistë. Kështu që të shtrëngohemi të gjithë kështu siç jemi dhe të japim votën për të mirën e kalamanjve tanë dhe të fitojmë”, tha Duka. Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me anëtarët e shoqatës së invalidëve në qytet, të cilët kërkuan vëmendjen nga bashkia duke vënë theksin tek strehimi. Duma tha se do të ketë drejtësi me strehimin nga Bashkia dhe çdo shtëpi do t’i takojë atij që ka nevojë.

“Problemet me strehimin janë me disa nivele në qytet. Ju do të ndjeni drejtësi dhe do të trajtoheni me prioritet dhe shtëpia do t’i shkojë atij që ka nevojë. Unë mendoj se bashkë do ta kthejmë këtë qytet edhe në nder të memorjes tuaj, edhe në nder të atyre vlerave që kurrsesi nuk duhet të zhduken”, tha Duma

Dita May 17, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • orjana says:
    May 17, 2015 at 12:26 pm

    Po moj po, duket sa e perkushtuar je per Durresin, sa u mjaftove me nje shtepi me qera te daja para zgjedhjeve, se pastaj do kthehesh prape ne Tirane. Kujton ti se jane budallenj durrsaket, qe mos te kuptojne kush vlen dy leke e kush nuk vlen.

    Reply
    • krios says:
      May 17, 2015 at 12:28 pm

      Grida kujton se do i mashtroje durrsaket me look-un e vet, duke nxjerre ne pah linjat me fustanet ngushte mbas trupi, po moj po, moj tyryfycke, mund te kesh joshur najni te pd-ja per te sjelle ketu, por durrsaket nuk shohin gunen, por punen.

      Reply
  • pro.... says:
    May 18, 2015 at 8:27 am

    -hahaha..e di pse qesh dhimbshem,..sepse PD-ja ka njerez te afte,por majat i kane zene ata qe tregojne pralla ,duke ofenduar degjuesit.

    Reply
  • esi says:
    May 18, 2015 at 11:06 am

    Durresi eshte me ty Grida! Fitore!

    Reply
  • ela says:
    May 18, 2015 at 11:08 am

    Me pune dhe dinjitet Grida do e coj Durresin perpara!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?