Arrestohet autori i vrasjes së Kolë dhe Marie Qukajt, krim i kryer për gjakmarrje në qershor të 2012-s, në Dukagjin, Shkodër. Arjan Prroj, 34 vjeç, është vënë në pranga sot nga policia kufitare e Durrësit.
Marie Qukaj, 17 vjeç, dhe gjyshi i saj, 70 vjeç, u vranë teksa punonin në arë. Ka qenë pikërisht një konflikt i nisur në vitin 2010 mes familjeve Prroni e Qukaj, zanafilla e hakmarrjes që nuk kurseu as jetën e një vajze të mitur, kur dihet se Kanuni i përjashton femrat nga vrasja për gjakmarrje. Familja Prroni u hakmor duke vrare vajzën dhe gjyshin e saj për shkak se në vitin 2010, vëllai dhe nipi i viktimave, Gjokë Qukaj, kishte vrarë me armë zjarri pas një sherri për vijën e ujit, shtetasin Ndoc Prroi, babai i autorit të ngjarjes. Pas krimit të korrikut 2010, të dyja familjet ishin futur në gjak. Pavarësisht se autori i krimit ishte dënuar nga drejtësia, hakmarrje familje Prroni nuk ka vonuar. Arjan Prroni rezultonte në kërkim për vrasje me paramendim prej qershorit 2012, por ka rënë vetëm sot në prangat e policisë.