Një autobot ka dalë nga rruga mbrëmjen e së premtes dhe është përplasur me trafikndarësen e autostradës Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por as shpërthim, pasi mjeti ka qenë bosh dhe nuk transportonte lëndë djegëse. Policia ka bllokuar një krah të autostradës Tiranë-Durrës, me qëllim për të rikthyer normalitetin dhe larguar autobotin nga rruga. Sipas hetimeve të kryera rezulton se autoboti mund të ketë rrëshkitur për shkak të lagështisë së madhe, si pasojë e motit të keq.