Policia e qytetit bregdetar goditi një grup hajdutësh që akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri të kryera brenda këtij viti, kryesisht bastisjet e pajisjeve metalike, vegla pune, elektro-shtëpiake dhe të tjera, me qëllim shitjen për skrap. Operacioni është koduar “Skolinat”, kurse në pranga ranë Klean Sadikllari, 22 vjeç, dhe Renato Taçe, 26 vjeç, banues Durrës. Policia tha se veprimtaria është ushtruar kryesisht gjatë muajve nëntor-dhjetor, në zona të ndryshme , ku janë kryer të paktën 15 vjedhje.