Policia kufitare dhe autoritetet doganore në Portin e Durrësit sekuestruan dje 2500 fustane, të cilat do hynin në vendin tonë të padeklaruara dhe kontrabandë. Burime pranë kësaj dogane bëjnë me dije se vlera e mallit të sekuestruar shkon në 66 mijë euro. Është ndaluar shoferi që transportonte mallin. “Gjatë një operacioni u ushtrua kontroll në Sheshin e Trageteve për goditjen e kontrabandës së rrobave “firmato” të markave të ndryshme. Fustanet e markave të ndryshme ishin me mbishkrimin “Made in Italy”. Vlera e mallit të sekuestruar është rreth 66000 euro”, thuhet në njoftim.