Porti i Durrësit ka shënuar dje pikun e fluksit të pasagjerëve që hyjnë në vendin tonë. Në port u bë me dije se kanë mbërritur 10500 pasagjerë, kryesisht emigrantë. Por sipas njoftimit të Kapitenerisë, pritej të ankoroheshin 10 tragete përgjatë gjithë ditës dhe 2300 mjete. Deri në mesditë ishin ankoruar vetëm 3 tragete. Disa prej tyre do mbërrijnë në orët e pasdites dhe të tjerët në mesnatë. Bëhet me dije se ky port është duke punuar me 29 sportele, në maksimumin e tij.