Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:25 në lagjen nr. 14 të qytetit, jashtë ambienteve të shkollës së mesme të kësaj lagjeje. R. B., 15 vjeç, për motive të dobëta, grindje e çastit në mbrojtje të një bashkëmoshatari të tij, ka goditur në trup me një kaçavidë të miturin E. K., 16 vjeç, nxënës i shkollës së mesme, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Durrësit, pa rrezik jete. Pas orë pas ngjarjes u arrestua edhe i dyshuari për krimin, që u përpoq të arratisej.