Një 29-vjeçare ka rënë preh e grabitjes në rrugë nga një person i identifikuar dhe shpallur në kërkim prej policisë. A. Ll., banuese në Durrës, dëshmoi se pasditen e së hënës, në lagjen nr. 17, një person i panjohur për të i ka shkulur varësen e floririt nga qafa. Pas hetimeve të kryera i dyshuar rezultoi Regli Truci, 19 vjeç, që u shpall në kërkim. Po dje u ndalua Alfons Ahmeti, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dënuar me 6 muaj burg e 400 mijë lekë gjobë për falsifikim të dokumenteve.