Një i dënuar për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje u arrestua pas dy vitesh kërkimi nga policia e qytetit bregdetar. Burime zyrtare thanë se arrestuan Ismail Dule, 45 vjeç, banues në fshatin Arapaj. Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të 9 korrikut 2013, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 8 tetor 2012 në fshatin Arapaj, kur ka goditur me grushte dhe thikë B. D., duke e plagosur rëndë.