Dhjetë kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë janë sekuestruar mëngjesin e së dielës në portin detar të Durrësit. Droga e fortë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes Benz me targa “AA468IN” që drejtohej nga shtetasi Mircea Hysenllari, 26 vjeç me banim në Tiranë. Heroina ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit dhe kontrolli u realizua ndërsa drejtuesi po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.