Agjentët e Zyrës së Operacioneve dhe Kërkimit lokalizuan mëngjesin e djeshëm në banesën e tij në lagjen nr. 14, ish-Këneta, të kërkuarin Agim Qeleposhi, 53 vjeç. Sipas burimeve zyrtare nga komisariati mësohet se Qeleposhi është dënuar nga Gjykata e Pejës në Kosovë me 1 vit burgim për “armëmbajtje pa leje”, kurse Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal të datës 7 janar 2013, e ka konvertuar vendimin në burgim që duhet vuajtur në Shqipëri, po për këtë akuzë.