Policia e Portit ndaloi dhe mori nën akuzë në gjendje të lirë kosovaren S. Sh., 31 vjeçe, banuese në Prishtinë, pasi është kapur në flagrancë, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi zviceriane në emër të një tjetër shtetaseje, duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me të. Kurse A. P., 26 vjeç, banues në Durrës, u mor nën hetim pasi u kap me furgonin “Iveko” me targa EB087YL, që rezultoi i vjedhur në Itali kohë më parë.
Zvicerane dhe jo zviceriane.