Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin Durrës-Shijak. Rreth orës 06:45, në “Katër Rrugët e Fllakës”, janë përplasur mjetet “Fiat” me targa DR5516D, me drejtues Bledar Pista, 21 vjeç, dhe “Fiat Punto”, me targa AA986 HY, drejtuar nga Ardit Isufaj, 29 vjeç. Për pasojë ka gjetur vdekjen këmbësori Gëzim Muça, 50 vjeç, banues në Fllakë dhe u plagosën pasagjerët K. Ukaj, 18 vjeç dhe O. Paluka, 21 vjeçe.