Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Sipas autoriteteve portuale, peshkarexha “Akuario” është përplasur nga trageti i linjës Bari-Durrës, gjatë manovrimeve për t’u ankoruar në kalatën e portit. Për pasojë peshkarexha është mbytur, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas autoriteteve portuale, aksidenti detar erdhi si pasojë e kushteve të këqija të motit.