Policia Kufitare e Portit ndaloi mëngjesin e djeshëm një çift të dyshuar për trafik narkotikësh drejt Italisë. Në pranga ranë si të dyshuar Lutfi Ballashiti, 32 vjeç dhe shoqëruesja e tij Sajmira Korteshi, 41 vjeçe, banues në Shkodër. Mesnatën e së dielës, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në veturën tip “Opel Tigra”, me targa AA314DX, u gjetën 43 pako të mbështjella me celefon, me peshë totale 24,8 kg hashash. Droga u gjet në derën e pasagjerit, papafango dhe serbator, ndërsa imbarkohej në tragetin “Adria” drejt Barit.