Policia Kufitare e Portit ndaloi mëngjesin e djeshëm për trafik droge të dyshuarin Luan Lika, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm të Kurbinit. Në veturën “Passat” me targa AA551BA, në momentin e imbarkimit në tragetin “Michela” të linjës Durrës-Bari, u gjetën gjatë kontrollit pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte 8 kg hashash. Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma prej 850 euro dhe 6000 lekë të reja, kurse dosja me materialet përkatëse i kaluan prokurorisë.