Ardita Muça, 29-vjecare, ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës të dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.
E reja ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.
E reja lindi me operacion cezarian në datë 30 Qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë.
Ambulanca mbërriti vone dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit, raporton “BalkanWeb”.
Më tej, ata sqarojnë se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët ju kanë thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen.
“E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.
o.j/dita
Faji nuk kane mjeket pse nuk dini e nuk doni me mesuar si behet nje masazh kardiak qe shpeton jete , ju si qytetar! Kryqi kuq jep keto mesime per ndihmen e shpejt qe cdo qytetar mundet me dhane! Israeli ku ngrit nje rrjet te njereze qe munden me dhane ndihme te shpejt edhe me ba manovrat fillestare te reanimacionit derisa te vjen ambulanca edhe ka shpetuar jete njereze!
Mesoni edhe ju qe te shpetoni jeten e te afermit tuaj!
lili mi oshafkë nga mëndja!!
pavarsisht se ke të drejtë për njohjen e ndihmës së parë,prapë ja fut pordhës!!nuk ke ndonjë të veçkantë,si zakonisht!!
në shqipëri ka dy të meta!
e para është shteti që nuk funksionon dhe për pasojë shërbimet e tij!që ka faj ndihma e shpejtë,dhe nuk është i vetmi rast!!ndodh shpesh që për vonesë,për padije,për mangësi të shkojnë të sëmurët për lesh!!
ky është një fakt i njohur,jo vetëm tek ne por në të gjithë botën!!kjo bën që të ketë një koeficient efiçnce në këtë sektor në të gjithë botën!!vënde me mjeksi të zhvilluar koeficientin e gabimit e kanë të ulët,të tjerë e kanë të lartë,deri në ato vënde ku nuk ka fare ndihmë të shpejtë e për pasojë asnjë koeficiet!!
e dyta dhe ajo më e rëndësishmja është se ne shqiptarët fillojmë e flasim vetëm kur e kemi “atje ke veni”,vetëm atëherë kur na dhëmb në zëmër!!nuk flasim aspak për mangësitë e sistemit,për sa kohë ai nuk na ka rënë në kurriz!!ne vetëm e mburrim atë dhe gjithçka tjetër e quajmë “shpikje të opozitës”,”shpikje të atyre që duan ti marrin pushteitn ramës,o berishës” kur ishte ia në krye!!
lil tallashja,duhet kërkuar me ngulm që të përmirsohet shëndetsia e jo ti hidhet faji njerzve që nuk dinë të japin ndihmën e parë!lil duhet të përmirsohet shërbimi i ndihmës së shpejtë dhe jo të vidhen paratë e tij për të ndërtuar vila e bërë pushime!
dhe këto duhet të bëhen nga unë dhe ti që nuk na ka ndodhur një gjë e tillë,e jo të presim sa ditën që do të jemi në të njëjtën situatë si zonja lartpërmëndur!!
lil më duket se u zgjata shumë!?
e di që nuk të mban truri ak shumë ngarkesë,por lexoje me seri!!
çdo ditë nga një fjali!!ndoshta e mbaron,për të kutuar nuk ma merr mëndja!!