Një 49-vjeçar ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u pickua nga një gjarpër. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Hardhishtë, Komuna Gjepalaj në Durrës, kur 49-vjeçari me iniciale S.N, u pickua nga një gjarpër teksa punonte në arë. Ai u transportua nga familjarët me urgjencë drejt spitalit të Durrësit nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten. Policia u njoftua për ngjarjen dhe mori në pyetje familjarët për të zbardhur rrethanat.
I shkreti , ishallah e shpeton Zoti , se eshte i ri !!