Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mëngjesin e sotëm në një lokal në Durrës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e plazhit, tek sektori i hekurudhës, pranë ish-postës së policisë. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera të ngjarjes në një dalje për mediat.