I shpalluri në kërkim për vrasjen e Shpëtim Sinanit në Tropojën e Vjetër katër ditë më parë, është denoncuar nga bashkëshortja e tij se ka rrëmbyer edhe djalin 8-vjeçar nga banesa. Agim Madani, i arratisur pas lejes nga Burgu i Shënkollit dy muaj më parë, ku vuante dënimin për grabitje e përdhunim të mbesës (vajzës së motrës), para se të vriste Sinanin, më 3 gusht ka marrë nga shtëpia djalin e tij E. Madani, për të mos u kthyer më. Gruaja Z. Madani, 47 vjeçe, nga Durrësi, bëri denoncimin e shqetësuar pas lajmit për vrasjen. Kur policia ka shkuar ditën e 6 gushtit në Durrës për të bërë kontroll banese, gruaja u ka rrëfyer efektivëve dhe grupit hetimor se 51-vjeçari kishte marrë me vete pa dëshirë edhe djalin e mitur. Por nga frika nuk kishte guxuar të denonconte, derisa ndodhi edhe vrasja në Tropojën e Vjetër. Gruaja u ka thënë policëve se Madani e keqtrajtonte edhe atë vazhdimisht, madje edhe pas arratisjes nga burgu.
Jepni leje nga burgu, pasi mbarojne pune me fasmerite i kerkon policia.