Rrjeti i amortizuar i linjës së ujësjellësit nga Fushë Kuqja në Durrës pritet të krijojë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm përgjatë sezonit veror. Për shkak të amortizimit të rrjetit problemet tashmë kanë filluar dhe do të ketë probleme me furnizimin sot.
Ujësjellës Kanalizime Durrës , ka bërë të ditur se kanë ndodhur dy defekte të rënda në tubacionin kryesor 700 mm, në Fushë Kuqe dhe Xhafzotaj, që furnizon me ujë të pijshëm qytetin dhe rrethinat.
Gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur disa defekte të ngjashne duke sjellë dhe çrregullime në oraret e furnizimit me ujë të lagjeve të qytetit.
Tubacioni kryesor i ujësjellësit që sjell ujin nga Fushë Kuqja deri në Durrës është celik i vitit 1972.