Dy deputetë turq dhurojnë 30 mijë euro për jetimët në Shqipëri. Kryetari i komisionit të të drejtave të njeriut dhe lirive të njeriut në parlamentin turk, Aihan Sefer Hustun dhe Xhemal Jellmaz Demir, dhuruan sot shumën, e cila do të shpërndahet në formën e një pensioni mujor për jetimët shqiptarë do të ndahet nga shoqata “ALSAR”.
“Pasuria e një shteti nuk varet vetëm nga paraja, por dhe nga ndihma që ky shtet i bën personave në nevojë. Këto organizata nuk ndajnë vetëm ndihma. Në fillim të programit dëgjuam himnin e flamurit, të gjithë himnet janë të respektuara pasi tregojnë vlerat, sakrificat dhe të ardhmen e një vendi. Ashtu si dhe himni ynë tregon vlerat dhe synimin për të ardhmen që kemi ne si Turqi. Himnin tonë e ka shkruar një shqiptar, Mehmet Arki Tersoi. Sot ai është kurora e 76 milionë turqve në Turqi”, theksoi deputeti Xhemal Jellmaz Demir.
Ndërsa deputeti Aihan Sefer Hustun tha se jetimët shqiptarë nuk do të jenë më vetëm.
”Sot jemi këtu për të thënë se jetimët shqiptar nuk janë vetëm. Nëse jetimët nuk ndihmohen, ata do e marrin hakun një ditë tjetër pse nuk paguhen. Perëndimi veproi në mënyrë të padrejtë duke groposur paratë e tyre në banka, tani po mundohen t’i shpëtojnë. Na pyesin si e bëjmë një veprim të tillë, ne jemi njerëz të mëshirës dhe ju nuk mund ta kuptoni këtë ndjenjë. Ne do vijojmë të zgjasim dorën tonë për njerëzit në Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë dhe më gjerë. Synimi ynë është të nxjerrim një botë të drejtë. Shpresoj që këta fëmijë të bëhen e ardhmja e këtij vendi dhe t’i shërbejnë”, thanë ata.
ALLAH-u ua shperblefte ketyre njerezve me xhennet.kjo eshte nje nga vlerat me kryesore te njerezimit.ka shume familje,ne gjendje sh te mire ekonomike qe kujdesen dhe ushqejne kafshe shtepiake duke harruar sh njerez ne nevoje.ju falenderoj sh dhe juve si gazete qe publikoni te tilla lajme.
Njerez qe besojne ne zot dhe tek e ardhmja, bejne te tilla veprime humane.Te pasur ne para ka shume edhe ne Shqiperi, por e kane zemren sa ne zog pule. Dhuraten humane te dy deputeteve te nderuar Turq, prej 30.000 Euro, u ka dale perseri ne mbrojtje Zoti, Allahu, qe nuk i jane dhene fondacionit per bamiresi qe drejton Liria se kush e di ku do te perfundonin.
Kushdo bene mire duhet pergezuar,po kur e bejn perdjadhezi sic po bejn kta m.t turqish.Ne turqi ka me mijra familje te varfera,po ashtu edhe jetem atje te kontribojn ne se jan kaq human.