Nuk kanë të ndalur fituesit e çmimeve të mëdha në lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Krahas çmimit të madh të javës që është ndarë ndërmjet dy fituesve në kryeqytet, në shorteun e ditës së djeshme është fituar edhe makina “Hyundai”.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, për të vijuar më pas me fituesit e tjerë të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas. Tirana, Elbasani, Shkodra, Durrësi, Korça, Kavaja, Fieri, etj, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Rexhepin në qytetin e Fierit, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh.
Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Kuçovës, duke përzgjedhur si fitues të radhës Bledarin, që ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh.
Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Suzanën në qytetin e Elbasanit. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.
Shpresa në Shkodër ishte një tjetër e përzgjedhur si fituese që ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend, shumën prej 65,000 lekësh.
Më tej, Alketi në kryeqytet i është gëzuar shumës prej 55,000 lekësh.
Donaldi në Fier është përzgjedhur si fituesi i radhës në lojën telefonike, i cili ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh.
Një tjetër fituese e përzgjedhur në qytetin e Gramshit ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar shumën prej 65, 000 lekësh.
Më së miri fati i ka buzëqeshur fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Ahmetin në qytetin e Korçës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar një ndër çmimet më të lakmuara, makinën “Hyundai”, të cilës i është bashkuar edhe shuma prej 25,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,746,800 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në kryeqytet, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 873,400 lekësh.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 1818 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 279 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2,365 lekë.
Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
Cmim kari
Ti mor mashtrues e bir mashjtruesi(kam njohur edhe tet ate),po me pe mua te shoh ate telebingon tende me mire e thyej Televizorin.
Mua me rren Sudja,Xhaferri,kapterri,po ti nuk me rren dot.