Përshëndetje Dita! Dy fjalë për llixhat e Peshkopisë. Qytetarët duan të dinë për këtë problem madhor ,që e cilësojnë se është një “Gërdec ekonomik” në rrethin e Dibrës , një minierë ari për qytetin e Peshkopisë dhe më gjërë , që sot po përdoren ashtu siç po përdoren , po “milen” si lopë e mirë , në vend që të trajtoheshin, ashtu siç parashikohet në ligj, si prona publike , si një e mirë e përbashkët materiale, si pronë e patjetërsueshme dhe e pa parashkrueshme e shtetit.
Llixhat historikisht kanë qënë ndërmarrje e shtetit , kurse sot, si nëpër dhëmbë , sipas interesave të çastit , herë thuhet se janë SH.A. , herë tjetër ndërmarrje në vartësi të bashkisë , por asnjëri nuk të vë përpara një vendim të Qeverisë për këtë problem, por ndonjë shkresë të hallakatur pa asnjë lloj vlere ligjore. Të jenë SH.A. (Shoqëri Aksionere) do të thotë që të ketë aksionerë me aksione dhe këto duhet të dihen. Pra sot e kësaj dite askush nuk të thotë e aq më pak nuk të bind për një vendim të shkruar të qeverisë që përcakton statusin e saktë të llixhave në janë ndërmarrje në vartësi të bashkisë , SH.A. apo “ një tepsi me bakllava” ku fusin duart nga të katër anët .
Shënim i Redaksisë: Nesër mund të lexoni në DITA një material të zgjeruar lidhur me Llixhat e Peshkopisë nga VKM e Majkos te menaxhimi i sotëm i tyre.
Email nga adresa: [email protected]