Analizat tumorale tashmë do të jenë pa pagesë në të gjithë sistemin spitalor. Duke marrë shkas nga numri në rritje i pacientëve që manifestojnë sëmundje të kësaj natyre, zbulimi i të cilave bëhet në stade të rënduara, (kur trajtimi shfaqet i vështirë), Ministria e Shëndetësisë ka zbardhur gjatë ditës së djeshme urdhrin me listën e analizave që do të bëhen falas për zbulimin e sëmundjeve tumorale, pranë shërbimeve onkologjike, si dhe shërbimet që do jenë me tarifa zero edhe për gratë shtatzana. Në një dalje publike të lajmëruar për mediat, ministri Ilir Beqaj ka konfirmuar se nuk do të ketë më tarifa për sëmundjet tumorale, në mënyrë që të gjithë qytetarët t’i kryejnë këto analiza falas. Po ashtu duke nisur nga ky muaj tarifat e pagesës për të gjitha analizat e grave shtatzëna do të jenë zero.
Urdhër ky, që do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të këtyre sëmundjeve, kur dhe trajtimi të jetë efikas dhe shërues. Lidhur me problemin e mungesës së barnave, ministri Beqaj ka konfirmuar se grupet e punës po punojnë tashmë për të siguruar furnizimin e spitaleve me barna, fillimisht për barnat e shërbimeve bazë, duke i dhënë fund kështu situatave kaotike të mungesave, që jo në pak raste ka rrezikuar edhe jetën e pacientëve. Sipas ministrit, shërbimet shëndetësore falas do të shkojnë edhe për pacientët që janë të pasiguruar. Por, për të shmangur radhën dhe mbingarkesën këta pacientë duhet të ndjekin sistemin e referimit, dhe më pas të diagnostikohen për llojin e sëmundjes që kanë. Po gjatë ditës së djeshme Beqaj ka apeluar sërish, veçanërisht ndaj femrave për më shumë kujdes dhe vëmendje në diagnostikimin e shpejtë të sëmundjeve tumorale, sidomos kancerit të gjirit. “Ne jemi të vendosur që vitin e ardhshëm me një program masiv të kontrollit bazë për sëmundjet në Shqipëri dhe prandaj duam të fillojmë ekzaminimin në një nivel bazë për të gjithë shqiptarët në moshën 40-60 vjeç. Do të jetë një ekzaminim që do të ofrohet falas, por do të jetë edhe një detyrim që do të kenë qytetarët shqiptarë falas”, ka deklaruar ministri Beqaj.
Sa i takon problematikës së keqmenaxhimit të aparaturave, të cilat ndonëse janë të pakta në numër, edhe nuk mirëmbahen (çka shihet në prishjen e shpejtë të tyre), Beqaj ka konfirmuar hartimin e një skeme të re mbikëqyrjeje, zbatimi i të cilës do të nisë gjatë vitit që vjen. Ndërkohë që ka vijuar t’i mëshojë idesë se në raste të caktuara prishja e aparaturave dhe shpërdorimi i tyre është bërë edhe i qëllimshëm.
“Kemi një arkë jo të mjaftueshme, po përpiqemi që me fillimin e vitit të ardhshëm të kemi një skemë të re, të të gjithë mënyrës sesi do mbikëqyren këto pajisje në shërbim të kujdesit shëndetësor të shqiptarëve”, ka shtuar Ilir Beqaj. Më herët onkologjiku është inspektuar edhe nga deputetët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, të cilët kanë përcjellë mesazhin se strukturat qeveritare duhet të ndërhyjnë në mënyrë emergjente, për përmirësimin e situatës në këtë spital, me barna, e aparatura për ekzaminimet e shtrenjta.
Ministri Beqaj ritheksoi domosdoshmërinë që ka parandalimi i hershëm i sëmundjeve tumorale, të cilat janë sëmundje me incidencë dhe fatalitet të lartë në vendin tonë. Ky urdhër është marrë në përputhje të plotë me synimin parësor të programit të Qeverisë, që është zgjatja e viteve të shëndetshme të jetës së popullatës shqiptare dhe parandalimi i fataliteteve të parakohshme duke rivendosur, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin. Sëmundjet tumorale, përveç atyre kardiovaskulare, janë kthyer në ndikues të ndjeshëm në shkurtimin e jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme, ndaj dhe ndërhyrja në to pritet të jetë emergjente.
Tarifat zero
Sipas këtij urdhri, të gjitha tarifat aktuale do të bëhen zero për të sëmurët me sëmundje tumorale dhe gratë shtatzëna, por në çdo rast, këta pacientë duhet të ndjekin sistemin e referimit nga mjeku i familjes tek ai specialist. Beqaj gjithashtu bëri me dije, se institucioni që ai drejton do të ndërhyjë duke ndërmarrë disa masa afatshkurtra dhe afatgjata për përmirësimin e situatës në lidhje me trajtimin e sëmundjeve tumorale. Ndërhyrja e menjëhershme do të jetë furnizimi më i plotë me citostatikë (barna që luftojnë sëmundjet tumorale) në QSUT. “ Do të ndërmarrim disa masa afatgjata që lidhen me hartimin dhe saktësimin e protokolleve të mjekimit, autonominë spitalore, si dhe rritjen e numrit të qendrave të specializuara ku trajtohen tumoret”, tha Beqaj. Nëpërmjet këtyre masave sunohet ulja e rreziqeve që vijnë nga moskapja në kohë e sëmundjeve, kryesisht atyre tumorale.
Lista me tarifat përkatëse të analizave dhe ekzaminimeve që përjashtohen nga aplikimi i tarifave për të sëmurët me sëmundje tumorale.
a) Analiza Kliniko –hematologjike tarifat ekzistuese (leke)
- Gjak komplet 500
- Urine komplet 200
- Ekzaminim likidesh ( CSL, ascetik, pleural , simonial ) 1500
- Mielograme 0
- Fece Gjak okult 0
b) Analiza Biokimike
- Glukoze 300
- Urea 300
- Creatinina 300
- Acidi Urik 300
- ALP 300
- GGT 400
- AST 300
- ALT 0
- Bilirubine Total 300
- Bilirubine Direkt 0
- Kolesterol
- Triglicerid
- HDL Kolesterol
- LDL kolesterol (11+12+13+14) -800
- HbA1c 0
- Protetine totale 300
- Kalcium 200
- Magnezium 0
- Phosfor 0
- Fe 1500
- LDH 300
- CK-NAC 0
- CK-MB 0
- Albumine 200
- Mikroalbuminuria ( ekzaminimi i urines ) 200
- Amilaza 0
- CHE ( Kolinesteraze) 0
- Elektolite ( Na, K, Cl) 300
c) Analizat Hormonale
- TSH 1500
- FT3 1500
- T3 1500
- FT4 1500
- T4 1500
- Kortizol 1500
- GH 0
- Prolaktine 1500
- FSH 1500
- LH 1500
- Testosteron 1500
- Estradiol 1500
- Karbamazepine ( Medikament ) 0
- Troponin ( Markues kardiak ) 0
d) Markuesit Tumoral
- CEA 0
- Ca 15-3 0
- Ca 125 0
- AFP 0
- PSA 0
- Ca 19-9 0
- Ferritine 1500
e) Ekzaminimet e hemostazes
- PT 300
- APTT 300
- Fibrinogjen 300
- F VIII 0
- F IX 0
f) BGA ( Astrupogram ) 0
g) Biopsite e rutines 3000
h) Egaminimime imunohistokimike 0
i) ECHO 1000
j) Mamografi 1000
k) CT-Scaner 12 500
l) Rezonancë manjetike 20 000
Paneli i gjirit
- ER 0
- PR 0
- HER2 0
- K167 0
v Paneli bazë për diferencimin e neoplazive malinje
- Vim 0
- Pankelatine 0
- S100 0
- Sma 0
- CD45 0
- CD20 0
- CK 5/6 0
- TTF1 0
- PLAP-BHCG 0
Lista e analizave dhe ekzaminimeve që përjashtohen nga aplikimi i tarifave për gratë
shtatzana
- Trigliceride
- Kolesterol (1+2)—300
- Glukoze 300
- SGOT 300
- SGPT 300
- Proteine totale 300
- ALP 0
- GGT 400
- Bilirubine totale 300
- Bilirubine direkte 0
- Urea 300
- Kreatinine 300
- Gjak komplet 300
- Urine komplet 200
- Sekrecion vaginal 1000
- Kulture e sekrecioneve vaginale ( ofrohet vetem ne spital) 1000
- Egzaminim per streptokok Agalactiae ( ofrohet vetem ne spital) 1000
- Chlamydia trcachomatis ( ofrohet vetem ne spital) 1000
- Urokulture ( ofrohet vetem ne spital) 800
- Ekografi 1000
Nuk e di c’fare keni ne plan te beni ,por ajo qe ju ofroni falas,nuk eshte gje tjeter vec propogande.Analizat e nevojshme per te ekzaminuar ne kohe kancerin tek te dy gjinite duhet te
kene nje konfirmim zyrtar te Spitalit te kerkimeve onkologjike San Paolo II ne Bari Itali.Ne Shqiperi ka vetem tregetare ne mjeksi dhe kudo.Kanceri, sidomos tek femrat eshte nje semundje, qe kerkon vetem NJEREZ DHE vetem NJEREZ.Onkologjiku,qe tek porta qe te kerkojne 100 lek te shkosh per te pare nje njeri qe eshte duke vdekur ,sepse ata nga jashte s’kane c’bejne tjeter,dhe deri tek mjeke ,infermiere,drejtora administrate ,suvaja,banjat,koshat e plehrave,sufllaxhit,dhe i gjith soji i injorances dhe shqiptareve qe verdallisen rreth atij reparti
kerkojne vetem ,para para para para.Mua personalisht,nazistet,serbet,greket,turqit etje.me duken me human me shqiptaret,se sa ata qe kerkojne cdo dite te jetojne dhe krijojne te ardhme per femijet e tyre me pune ne ate spital.Boll,boll,boll,boll sepse cdo dite vdesin njerez nga injoranca dhe mungesa e njerzillekut,nga te ashtu quajturit njerez me kulture te ketij vendi.Boll hipokrizi ,boll na moret per budallewnj ,beni politike me kurvat dhe ata qe u vijne nga pas si juve dhe atyre qe iken.BOLL.
Disa prej ministrave dhe zyrtareve te larte te emeruar kohet e fundit me duken si ufo apo njerez qe shqiperine e dine se fillon nga pragu i shtepise se tyre dhe perfundon ne zyrat e partise dhe ne ajroportin “Nene Tereza. Zoti ju dhente shendet!
Keta nun dine she c throne
Pro falas ka qene gjithnje she Jo vetem the onkologjiku. Luna eshte ze nun ka barna