Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, thotë se drejtësia duhet të ndëshkojë zyrtarët që kanë përfituar kredi të buta në mënyrë të paligjshme. Duke iu referuar rastit të ish-zv.ministres së Drejtësisë Brikena Kasmi dhe Admir Dragos, ish-Këshilltar i ish-Kryeministrit Braçe thotë se duhen sekuestruar pasuritë e marra përmes kësaj skeme mashtruese.
“As që më intereson publikimi i lajmit për zyrtaret e Berishës që kanë marrë kredi strehimi dhe kanë blerë vila në “Bllokun e ri të Lalëzit”!! (edhe pse e falënderoj Fiks Fare). Dua hetim dhe ndëshkim! Për zyrtarët e ministrisë së Ndërtimit që kanë dhënë kredinë; Zyrtarët e Berishës që kanë përfituar kredinë. Sekuestrim i pasurisë së marrë përmes kësaj skeme mashtruese; Detyrimin për të kthyer kredinë menjëherë!! Mund të duken të palogjikshme por duhet goditur rëndë, shumë rëndë që të mos ndodhë më!!” “E dyta: Dua një hetim për të gjitha pasuritë (burimin e tyre) e berishëve të sistemuara bukur e qartë, një për ministër e zëvendësministër, drejtorë etj, në bllokun e Lalëzit!”, përfundon Braçe.
************
Dy zyrtarët e Berishës morën kredi si të pastrehë, blenë vilë në Gjirin e Lalzit
Dy zyrtarë të lartë të ish- qeverisë, janë deklaruar si të pastrehë dhe arrijnë të marrin kredi të butë (lehtësuese) me të cilën blejnë një… shtëpi pushimi në Gjirin e Lalzit.
Ish-këshilltari për çështjet ligjore i ish-kryeministrit Sali Berisha, Admir Drago dhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë në qeverinë Berisha, Brikena Kasmi (në foto), kanë përfituar të dy nga një kredi qeveritare prej pesë milionë lekësh të reja secili për të njëjtin pronë në zonën A të vilave në Vilën nr.9, ndodhur në Gjirin e Lalzit – raporton emisioni Fiks Fare. Edhe kontratat me bankën janë nënshkruar nga të dy ish-zyrtarët brenda së njëjtës ditë, 20 gusht 2010. Kështu, “të pastrehët”, zyrtarë të lartë të ish-qeverisë bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit me të drejta të plota.
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 600 të datës 12.09.2007 është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës. Ndërsa pika 21/3 e udhëzimit të MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar, sqaron qartë se banka akordon kredinë që subjektin që ka përfituar sipas VKM-së së mësipërme vetëm për blerje banesë në qytetin ku këta zyrtarë ushtrojnë veprimtarinë për të cilën kanë përfituar të drejtën e subvencionimit.
Asnjë prej dy ish-zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë Berisha nuk e ka pasur qendrën e punës në Gjirin e Lalzit. Kredi të buta kanë përfituar edhe shtatë deputetë. Ata janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”. Të shtatë kanë përfituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë).
Dakord, duhet te merret edhe prokuria. Per deri sa ajo te aktivizohet qeveria ne baze te kontrates se bere me entin e banesave te urdheroje kthimin e kredise se bute ne kredi normale sepse kredine e bute e paguan shteti.
Te lumte zoti Brace, kushtet e jashtezakonshme, kerkojne masa te jashtezakonshme, sekuestrim te cdo aseti dhe per ata te medhenjt, burg te perjetshem.
Vete shteti me demokratik ne bote SHBA, sekuestrimin e ka ne rradhe te pare dhe nuk falin asnje.
Qeveria dhe deputetet e mazhorances, duhet te cojne tashme dosjen e familjes Berisha ne prokurori.
Nuk mund ta fajsosh prokurorine, kur nuk ka asnje denoncim.
Ne fillim vjen denoncimi, qe mund te behet nga cdo shtetas, ose nga nje grup njerezish, qe kane qasje, per tu futur dhe investiguar aferat korruptive dhe keta bejne denoncimin, qe ne rastin e familjes Berisha, hyn edhe vrasja me dashje, fakte qe tashme jane te faktuara, si rasti Remzi Hoxhes, ceshtja Gerdeci, 21 janari, qe po ti futesh edhe vrasjet, se deputeteve Hajdari, Xhindi dhe denoncuesit Trebicka, kjo familje duhet te haje mijra vjet burg, ne mungese te denimit me vdekje.
Prandaj zoti Brace, behuni ju iniciatori i denoncimeve te rasteve korruptive, se ju jeni me shume afer fakteve, se cdo shtetas qe ska tagrin te futet ne dosjet e shtetit.
Mire te thote e te propozon “horri i b…” o braçe? Po ata deputetet e tjere te ps nuk shohin ne pyllin e korrupsionit o braçe? Vetem ti do denoncosh gjithnje?
zoti BRACE JU LUMTE SHpresojme qe drejtesia te filloje te aktivizohet per te miren e kombit shpresojmeeeee’
Përgjigjjuni
jam shume dakort me z. bracepor deri me tani vetem nje kallzim eshte bere per z.imami dhe ky denoncim po fashitet dalengadale derisa te shuhet fare po ai shkelqim cani car po bo me kunjin e bodes qe i tha une nuk merem me nje njeri qe se mbajne kembet prokurorune e keni aty dergoni dosje per ndjekje penale kurse qim cani ja ka fut gjumit pse mor qimi nuk ja ploteson kerkesen bodes me kete prikurori dhe me keto gjykata keto lloj politikanesh bojne PALL ARIU ME KETE POPULL DUKE VJEDHUR PLACKITUR DITEN PER DIELL DHE NUK U HYN ASNJE GJEM NE BYTHE.
Z.Brace ju lexoj me kenaqesi kini guxim dhe kurajo dhe besoj te mos dal I gabuar por deri tani degjoj vetem denoncime dhe asgje me teper,deri kur do degjohet kjo violi duhet te tregoni veten qe jeni ndryshe per te cilen presim po deri kur? Apo do vazhdoni edhe ju rugen e saliut qe kishte shumicen ne kuvend dhe theshte qe DOSJET nuk me le ps ti hap? Popullit nuk I duhet se si do beni ju se ju dha voten per RILINDJE dhe atij I takon ta preke dhe ta shikoje Jo vetem denoncime por vepra.
o po ty te lumte goja dhe keshtu vapro gjithmon,por pse nuk flasin edhe “senatoret”e vjeter,Blushi,Klosi,Majko dhe kompani apo rine me koke menjane sikur u kane….mamane
O Brace po per Ilir Meten qe ka 3 vvila ne gjirin e lalezit do ta kontrollosh.Po per Namik Doklen& sons do tia kontrolloni 3 vilat po ketu.Po ish ministrit Toska do tia kontrolloni.Ju te gjithe pirdhni ne nje poc
Po ju e keni emeruar Drejtoreshe te EKB-se more Brace Doris Angonin,Drejtoreshen e politikave te strehimit te Ministrise.
Cfare do beni tani ?
A te kujtohet Anastas Angjeli qe me leter te Dash Shehit do merrte kredi ne leke per vilen ne 1994 ?
Eh Brace,Brace,ky vend do kopace
E Brace o Brace,ky vend do kopace
o i ziu Beace,qe je si mollaqe
Me me vlere eshte bajga,si pleh qe perdor fshati
se deputet si Bracia,qe sot na nxjer Berati.
Me me vlere eshte skupari,qe parqet i pastron
se sa ky Bracija,qe kurre nuk pushon.
Po kush ta beje kete more Z.Brace.Ne komentuesit neper gazeta? Ju zgjodhem qe te beni shtet e jo qe te na ankoheni ne. Votat ne parlament i keni.Mbeshtetjen e popullit kunder korrupsionit e krimeve te politikaneve e keni.Mos po prisni qe Doris Pack tu jape OK per te vepruar?
Ky Brace eshte hajvan fare …..dhe shume mixgun zemer lig
Po te jete per tu marre shtepite , shko merja hotelin Nanos qe e ka ne mes te Vjenes , dhe e ka bere me parate e shqiptareve,
jo tu maresh ketyre nje shtepi qe tek e fundit e kane paguar …
Je shume budalla or Brace , Je aty vetem per te uleritur
kur brenda ne Partine tende ke njerez krye te koruptuar si Angjeli qe drejtojne partine tende
patriotet dhe trimat e vertete jane shume te paket ne shqiperine e sotme
shume bukur shoku brace po vendos rregull:::::por ka edhe te ps qe kane vila a po i kontrolloni dekumentat apo i mbyllni syte gjika eshte gjithmone jashte sa vila ka kotrollohini pak dhe mos e beni si enveri :::qe thonte beni si them une por mos beni si beje une e kuptove ;;;;;apo tju beje n je skeme nje dessin ::::::: e ardhmja do ta tregoje cfare burri jeni ::::
Sa ta marre vesh Xhozefina do ti vere tritollin!Se ajo eshte shume e ndershme e dinjitoze…..
Si ore te dhjesin edhe ligjet e mija e te SALIUT!!!
eshte shprehur ajo
Ne cdo vend normal indvide te tille ndiqen penalisht per mashtrim, perfitime te paligjshem dhe korruspion passie ose aktive. E njejta gje behet per zyrtaret qe kane facilituar keto transaksione apo perfitime monetare. Pra nuk mjafton vetem te nxirren emrat e perfituesve te paligjshem por duhet te kekrokeht edhe investigim i plote i aferave te tilla korruptive dhe ndeshkim penal, administrative e financiar per te tille individe dhe per me teper per zyrtaret qe kane krijuar e facilituar nje sistem te tille korruptive – kushdo qe ka vene firmen per kredi te tilla duhet te mbaje po aq ne mos me shume pergjegjesi penale per akte te tilla. Vetem kjo menyre do ti bej zyrtaret tane qe te jene teper te kujdesshem me dhenien e fondeve/kredive shteterore ne menyre korruptive dhe te jene te vetdijshem se drejtesia mund te vonoje por nuk duhet te harroje kurre krimin financiar shteteror/bashkiak.
Spekullantë tipikë dhe shperdorues te pushtetit. T’ju rishiten ato qe kane blere dhe t’ju meren parate e kredituara, pos përgjegjesise penale për mashtrim! Bandë hajdutesh eshte e gjithe partia e saliut. Po dhe kjo deputetja e ps nuk eshte jashte kesaj loje të ndyrë? Turperòn rilindjen dhe duhet ndeshkuar ndoshta dhe me ashper se te tjeret per faktin se tradheton dhe nje kauzë! Kauzën rilindase antikorrupsion?
Pse zoti Pëllumb, këta që po e “rilindin” Shqipërinë nuk janë shqiptarë? Pse vallë ende nuk e keni marrë vesh që edhe ata janë nga i njëjti brumë hajdutësh? Si ka mundësi që më shumë se gjysma e tyre kanë vëna pasuri dhjetra e qindra miliona euro? Apo mos mendoni se i kanë vënë me djersën e ballit? Mbase këtë të fundit se them plotësisht saktë, sepse ata me djersë balli i kanë venë; ama jo me të vetën, por me atë të shqiptarëve të vjedhur deri në palcë nga politika lara-lara, që kur ndodhin rotacionet e pushteti vishet me kostume me të njëjtën ngjyrë: atë të hajdutit.
Nuk kam fjale per te shkruar per keta njerez pa skrupull , qen stani te Salistanit. Zoti i denofte ne menyren me mizore !!!
Nuk më shqetëson fakti se këta dy zyrtarë të lartë kanë vjedhur, sepse kjo gjë është rutinë në Shqipëri, por ajo çka të bën të kërcesh vendit është fakti se këtë vjedhje naive e bëjnë dy juristë (ku njëra na paska qenë edhe zëvendësministre e Drejtësisë).
I habitshëm është edhe fakti që dy njerëz me intelekt infantil kanë gjetur njëri-tjetrin dhe janë lidhur, duke vërtetuar më së miri shprehjen ka gjetur tenxherja kapakun. Si ka mundësi të jenë të dy kaq budallenj sa, pasi kanë bërë gomarllëkun e kanë aplikuar që të dy për të marrë kredi për blerjen e të njëjtit objekt, e blejnë këtë objekt në një rreth tjetër atij të vendit të punës, në kohën që vendndodhja e objektit brenda qendrës së banuar ku veprojnë institucionet, ku punojnë kredimarrësit, është kusht sine qua non, duke lënë kësisoj shtegun hapur që ky proces të zhbëhej në çdo kohë.
Dhe dëshpërimi s’ka të sosur… Për fat këta janë qëruar nga vendi i punës ku vidhnin shqiptarët me injorancën e tyre, por gjërat nuk duket se kanë ndryshuar. Nuk duhet harruar se sot në kryeministri mbulon detyrën e juristit një analfabete e quajtur Edlira Jorgaqi, e cila, faqe gjithë botës, deklaroi në Gjykatën Kushtetuese se Këshilli i Ministrave mund të marrë nismën ligjvënëse për të ndryshuar kushtetutën me akt normativ, duke u bërë shembull i gjallë i faktit që paratë e shqiptarëve vijojnë të shpërdorohen duke paguar këta hajvanë me diplomë, që në një shtet demokratik normal nuk do të punonin as në administratë e jo më në pozicione të tilla prestigjioze.
Nëse Fransisko Goja do të ishte gjallë, në vend të atij njeriut që mbante mbi shpinë gomarin, do të kishte pikturuar 3-4 milion shqiptarë…
Pellazg ,kta nuk jane me intelekt infantil dhe aspak ajo qe kane ber eshte gomarllek naiv
Kta jane “intelktet e forte” ata qe se …cajne kaptinen .Ktu te ne pushtet dmth
bej cfare te duash se asgje nuk te gjen .Asnjeher ne kte vend kane kercitur prangat per asnje .Kta burgjet i kane mbushur me ata qe nuk paguajne gjyqtaret ,me ata qe nga mjerimi ,deshperimi ,idiotesia vrasin gruan ,komshiun per gardhin .
Kta Zanin dhe Gaxhgaunin i kane futur brenda per ti ruajtuar dhe per te ruajtur ate qe mund te flasin per 97 qe vete politikanet e organizuan
Berisha thote qe jeton ne nje pallat 125 mt por nuk na spjegon si Argita bleu 120 pallate ,si Zhgelzeni ka rezidencen 3 mij ha …sigurisht do kene shitur dhite dhe ferrat ne Vucidol ….
Keshtu instalojne pushtetin kriminal ,shperbejne nje shoqeri …duhet te kesh surratin si kjo e “pastreha” te behesh ministrja e dyte e drejtesise dhe putana e pare e partise .
Dhe keshtu deshperimi te largon nga ky vend ,sepse kafshate qe nuk kaperdihet eshte mjerimi …dhe mallkim karakteri e intelekti .
Sikur te kisha mundesi ti tregoja surratit te ksaj te “pastrehes” dhe gjithe atyre lavireve se cfare deshperimi kane shkaktuar te njerez qe kto dite prisnin pikerisht marrjen e ksaj kredie ,se cfare pikellimi u lexohej ne fytyre kur sot u konfirmua qe pezullohen perkohsisht ..sepse ministrja e dyte do vilen ne Gjirizin e lalzit ,se Mediu do kredi te bute mbas shperthimeve te forta …se hajdutet …ops deputetet duan 13 shtepi per dashnoren e tyre dhe dashnorin e grave .
Sikur te shikoje sot Zamiren si e pashe une ,si kam 3 vjet qe e shikoj ,do mendoje se Munch kur pikturoj “L’urlo” ka menduar deshperimin e saj .
Ju jap te drejte kur zgjedhin fotoksinen ,do shkojne direkt ne parajse …ose kudo qe te shkojne sigurisht nuk do i vrasin per vilen ne Gjirizin e Minjve pushtetare !
Ha-ha-ha. Ke të drejtë për fotografinë e kësaj delenxhies që na ka qeverisur. Është fiks “Ulërima” e Munçit (Më fal që e theksoj, pasi nuk e kam për kritikë, por drejtshkrimi i shqipes e detyron shkrimin e emrave dhe mbiemrave të huaj siç shqiptohen dhe jo siç shkruhen në origjinal.) e kaluar në Photoshop dhe e kthyer në foto të gjallë (Kur komentova nuk ishte publikuar ende fotografia dhe nuk e kisha idenë si e kishte surratin). Personalisht bashkohem plotësisht me ato që shkruan. “Intelekti infantil” lidhet me faktin që veprime të tilla antiligjore, të dokumentuara e nënshkruara, nuk u falen as adoleshentëve e jo më dy juristëve. Nuk më habit më vjedhja e mashtrimi nga këta horra, por mënyra sesi kanë vjedhur, ndaj u mora vetë me këtë aspekt.
Euro-malok,Jozefina eshte e gru e ndershme. Ajo ala nuk ka prishe virgjerine.
Plehra te pushtetit. Kur jetonte kjo zonja ne Kruje lepinte qurret e hundes me llape.
Po edhe ajo si ju ka lindur ju ashtu do jet,po ju nga keni dalur,apo aty afer sigurisht.Turp te kesh race e keqe.
Ku eshte çudia ketu? nese kane shkelur ligjin t’u hiqen kredia e sipas rastit t’u konfiksohet kjo pasuri. Por penalizim duhet te ketë edhe Enti i Banesave dhe institucioni qe i ka shpallur te pastrehe. Poir ky mendoj nuk eshte nje rast. Duhet te verifikohet te gjitha rastet pa pyetur anen politike.
Ketu nuk i besohet askujt .
po Banka si ka mundesi te japi 2 kredi 2 personave , per te njejtin objekt me te kete lidhje dorzanesh ,
KURSE KUR SHKON FUKARAI……………ketu eshte tia fusesh vrapit ……………..
nuk eshte vetem kjo qe ka marre kredi te bute.Kane marre edhe 2 vellezerit e Mul Nokes njeri emigrant prej shume vitesh ne perendim ka marr 50 miljon me interes pothuajse zero per te blere 1 apartm ne Sarande si i “pastrehe” por edhe vellai tjeter drejtor i 1 institucioni qe ka marr kredi te bute per te blere 1 apart po ne Sarande.Turp
Ne keto 8 vjet jane bere aq shume abuzime, sa duhet te futet ne burg e gjithe administrata, por ne pamundesi te fusesh kaq shume persona ne burg, duhet ndjekur taktika e demshperblimit, ku persona si keta, te paguajne edhe shtesen ne para qe ka nje kredi e zakonshme, plus nje gjobe e majme qe plus kredine, ti shkoje mendja verdalle, ose ti sekuestrohet vila dhe ne ate vile, te futen dy familje, te pastrehe.
Ne keto raste nuk ben pune burgu, se demi mbetet i pashlyer, sekuestrim dhe nje ndalese qe personat qe kane abuzuar ne administraten shteterore, tu hiqet e drejta te ripunesohen ne shtet pergjithmone.
Si gjithmonë me ide origjinale! Por kur sanksioni është i parashikuar dhe kushti është konvertimi i kredisë me kushte tregtare, ç’të bëjë shteti, t’i pushkatojë? Si mor Horr iu merrka shtëpia?! Kanë mashtruar dhe tani shtëpinë do ta paguajnë dyfish a më shumë. Në këtë rast mashtrimi lidhet vetëm me shtetin, pasi të pastrehët nuk përfituar si zyrtarë dhe ky mashtrim ka ndëshkimin e tij.
O pellazg, po nuk eshte se e thash une dhe u vendos, une jap nje mendim, ti jep mendimin tat, ai tjetri ndoshta ka nji mendim akoma me te mire dhe ata qe e vendosin, ndoshta i lexojne mendimet tona dhe marin si monster mendimin me te mire, ske pse nevrikosesh.
Kur qeveria Rama deklatoi se do ti paguaje te gjitha borxhet biznesit edhe une si shume te tjere dhash mendimin tim, dhe shkruajta ne komentin tim, qe qeveria para se ti paguaje biznesit parate, te beje nje investigim per cilesine e punes qe keto firma kane bere, se te gjithe e dime, qe Saliu beri rruge per fushate, jashte cdo standarti teknik.
Dhe kjo ide, a e kane lexuar neper komentet tona, apo e kane menduar vete, kete se di, por para disa ditesh, degjova ministrin Petrit Vasili, qe deklaroi, se perpara se te bejme pagesen, do te kontrollohet cilesia e punes qe kane bere keto firma.
Mendim mbas mendimi dhe dikush ja qellon, qe te thote me te miren.
O shqiptar, pse vetem keta kane marre kredi do thoni ju? Jane dhe afro 700 zyrtare te tjere te larta e lokale majtas e djathtas qe kane marre kredi burre, grua, djal, vajze, kunat, vjehre dhe kane blere nga 5 pale shtepi qe pas blerjes i kane lene me qera, sidomos kryetaret e komunave dhe te bashkive dhe bos miliardere te PS, pa harruar qe se ne 8 vitet e pushtetit te bixhozxhiut Tos Nano, gjithe ministrat dhe deputetet e dashnoret e tyre zyrtare kane perfituar kredi pa interes per strehim si te pastrehe, nderkohe qe kane patur nga d3-4 vila dhe nga tre pale shtepi. ka shume nga ata qe me kredite e marra per shtepi, kane hapour biznese. ne 16 vitet e fundit jane 156 deputete, ministra dhe zyrtare te larte majtas e djathtas qe kane marre kredi dhe per femijet e tyre si te pastrhe megjithese i kane pasur ne shkolle te mesme, plus qe kane marre kredi dhe per vete dhe gruan si te pastrehe. Hapni letrat se jane atje tek zyra e ish drtejtores se Olldashit, kesja qe sot drejtore te Enti banesave, me mbiemrin Andoni se edhe ajo ka marre nja 5 kredi per shtepi si e pastrehe. Nese mundeni, verifiojeni o gazeta DITA. Eshte bere nami, ndersa shqipatret e pastrhe mashtrohen dhe tallen mizorisht prej 20 vitesh nga qeverite e te dy kraheve politike
bravo keni shume te drejte ::::::ky eshte realiteti :::::shoku brace duhet ti shkoje punes deri ne fund ::::cdo vjedhes cdo pisellik duhet denuar ::::vetem keshtu mund te ecim perpara perndryshe as mos ta hapi gojen te fshihet
pa perjashtim nje administrate hajdutesh ky vend ka falimentuar
Te nderuar zoterinj te DITA-s,
Ngjarja qe ju paraqesni eshte me shume se e rende. Eshte e tille sepse nuk kemi te bejme vetem me mashtrimin e dy zyrtareve te larte te qeverise shqiptare, por dy zyrtareve me te larte te drejtesise. Zonja Kasmi ka qene zv/ministre e drejtesise ndersa zoti Drago keshilltar juridik i kryeministrit.
E dyta qe me ben pershtypje, eshte se keta zyrtare kane inicuar vendimin per te nxjerre nga shtepite e pronareve familjet qe banojne prej vitesh atje. Pra nga njera ane vendosin per ti nxjerre jashte dhe nga ana tjeter ju marrin edhe parate qe jane destinuar per ta.
Kjo histori nuk eshte vetem e turpshme, por edhe e poshter.
Une do te sugjeroja per keta zyrtare nje denim shembullor, qe edhe keta qe vijne pas dhe qe sigurisht jane te predispozuar per pislleqe, te dridhen.
uroj te gjenden gjyqtare te ndershem per gjykimin dhe ndeshkimin e ketyre abuzuesve me djersen e popullit
ESHTE ME KOLLAJ TYE GJESH NDONJE FARAON TE GJALLE
SESA NDONJE SHQIPTAR TE NDERSHEM.
TO THE HAPPY FEW.
STENDHAL.
mjaft me shohu po te kini bbbbb… veproni….kam idene se rreth 70% e kredive keshtu eshte marre e rrezik se bankat jane si sudja,…per derisa kredite e keqia po vene nje dynja….
O Brace per ato qe flet je akoma ne opozite me duket ,sepse nuk ke per te bere gje por vetem llap kot si per shume gjera,vetem per te ngritur cmimet e taksat je ne pushtet,per te gjobitur shoferat.Me qe flisni si te majte a keni bere ndonjehere ju si te majte kur keni qene ne pushtet ndonje amnisti,falje apo vetem taksa te sajuara si ato per policine,rrugen e kombit per gjelbrimin.Ju shansin e kishit me armet kimike por e humbet, prandaj shtini dhe keto 4 vjet
O Braçe, ti ke shume te drejte, por a te degjon kryetari yt dhe kryeministri yne? Keta te dy jane peshq te vegjel. Qeveria dhe prokuroria duhet te merret njehere me peshkaqenet pastaj ne fund me keta mashtruesit e vegjel. Por me sa duket as e ka ndermend ta bej nje gje te tille se nuk ka kellqe as Rama, as Tahiri e as Llalla. Rana e ka mendjen per show televiziv, Tahiri kaçakkrumi e ka mendjen te mbushe arken me gjoba dhe Llalla nuk e kam idene me cfare merret se vetem prokurorin nuk po ben. Rrofte Rilindja, poshte populli yne budalla dhe fatkeq…
Z. Braçe, dosjet dhe dokumentat i ka shteti. Duhet guxim për të bërë denoncime për të gjithë ish zyrtarët dhe për zyrtarët e sotëm që kanë abuzuar. Nëse prokuroria dhe gjykatat i përkëdhelin fajtorët me komisjon parlamentar të vihen para përgjegjësisë panale, të shkarkohen nga detyra, të dënohen dhe mbi të gjitha tu konfiskohen pasuritë. Konfiskimi i pasurisë u-heq armën më të fortë që kanë që quhet “BAZA MATERIALE”.
Trupeimet por zemer trime dhe mendje ndritur.Te lumte, i vetmi qe e con gishtin mbi plage dhe thote te verteten,tjeter pune se nuk ka mbeshtetje ne politik,por populli e perkrahe,dhe kjo nuk eshte pak Erion.
AHA PERSERI FAMILJA E SHIMPAZEVE PERFITON!
NE LEPUJT RRIME E BEJME SEHIR..PO SHKO O POPULL I PASTREHE E FUTJU BRENDA SE TE VJEDHURA I KANE PRONAT TE GJITHE KETA.KUR TA FUSNI BERISHEN NE BURG DO ME PELQENTE TA “NDAJA QELINE ME TE”…LERE LERE CDO ISHTE…DO TA HAJA TE GJALLE KERMEN
MIRE E KA BRACJA QE NUK MERR VESH NGA BANKAT. (MEQENESE ESHTE EDHE KRYETAR I KOM TE EKONOMISE).
KE TRE RASTE NE FIER, KU PERSONA ME ME SHUME SE NJE BIZNES KANE PERFITUAR BANESA SOCIALE FALAS, VETEM SE JANE MILITANTE TE PS-SE. (TRE RASTE DI UNE, POR PERSHTYPJA ESHTE SE KA PA MASE).
E KAM FJALE BANESA PREJ 100 M2, FALAS E JO KREDI TE BUTA A KU TA DI UNE.
PSE NUK FLET NJERI PER KETO, PSE ME SULME POLITIKE DO LUFTOHET KORRUPSIONI.
komente koti fare