Duke folur dje për zgjedhjet, Paloka ka kërkuar nga militantët e PD-së që mos të mërziten, pasi sipas tij, në dispozicion janë vetëm 80 mijë vende pune, ndërkohë që PD vetëm si anëtarë ka 121 mijë persona (!). “PD është një parti që ka 121 mijë anëtarë, vende pune me gjithë bashkinë janë 80 mijë, mendo se ku do t’i fusim vetëm anëtarët e PD, kur këto janë mundësitë dhe kushtet” – tha ai. Ja pra, ku jemi dhe çfarë Shqipërie kemi në 2012-n. Më hapur se kaq nuk besoj se do flitet ndonjëherë në katund… E dëgjuat ju të rinj shqiptarë që shkolloheni jashtë me shpresën se do punësoheni ndonjëherë në Shqipëri?
SMS në DITA në 0689073730