Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: E dërgon të bijën në Siberi për ta ndëshkuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > E dërgon të bijën në Siberi për ta ndëshkuar
Bote

E dërgon të bijën në Siberi për ta ndëshkuar

anazapta
Published October 29, 2013
Share
SHARE

Që nga viti 2011, Sofia është detyruar të qëndrojë në tokën e ftohtë ruse, mijëra kilometra larg shtëpisë së saj në Chantilly, Virginia

Dy vjet më parë, familja e Sofias vendosi që t’i jepte një dënim të pazakontë asaj, duke e dërguar në Siberi, mijëra kilometra larg shtëpisë. Prej shumë muajsh Sofia përpiqet të kthehet në shtëpinë se saj në Chantilly (Virxhinia), por nuk ka patur sukses. Ditët e fundit, adoleshentja ka kërkuar ndihmë nëpërmjet mediave ruse dhe atyre amerikane: “I kam provuar të gjitha, për t’u larguar nga këtu, por më kot”, shprehet ajo për agjencinë e lajmeve “DPA”.

Faji i njerkut?

Sofia ka gjetur punë dhe një vend për t’u strehuar në qytetin e Nowosibirsk, ndërsa historinë e saj e rrëfeu për herë të parë në kanalin televiziv “WUSA”, ku tregoi e-mailet e nënës së saj dhe njerkut dhe foli me miqtë në SHBA, të cilët i kërkuan të kthehej.

Motivi i vërtetë, për të cilin vajza u dëbua nga shtëpia dhe u dërgua në një nga skajet e botës, mund të jetë njerku i saj, avokat i specializuar në fushën e emigracionit. Mamaja e saj ruse pasi u martua me të, mori nënshtetësinë amerikane dhe që nga ai moment jeton nën ndikimin e të shoqit.

“Sofia sillej gjithnjë e më keq dhe po bëhej e pakontrollueshme”, tha avokati. Ndërsa e ëma shton se vajza kishte filluar të konsumonte drogë dhe sillte në shtëpi djem, pa marrë leje. Vetë Sofia pranon se ka shkaktuar shumë probleme dhe se njëherë iu vodhi prindërve rreth 1.000 dollarë. Me shumë mundësi, kjo ishte edhe pika e fundit që sosi durimin e familjes dhe e detyroi gruan që ta dërgonte të bijën në Siberi.

“Më thanë që atje do të njihja babain tim biologjik dhe se do të qëndroja vetëm tre javë, por pastaj më thanë se do të qëndroja shumë më shumë, derisa ta meritoja kthimin në shtëpi”, u shpreh vajza.

Vendosmëria për t’u kthyer në shtëpi

Problemi që vajza ka tani për tani është se ajo zotëron vetëm pasaportën ruse, me emrin Sofia Petrova dhe prandaj nuk ka prova që shtëpia e saj është Amerika. Vajza nuk njeh asnjë fjalë rusisht, ndonëse u njoh me të atin Igor në 2011-n, e ka të vështirë të raportohet me të, sepse edhe ai nuk flet asnjë fjalë anglisht.

Sipas punonjësve të qendrës së strehimit në Novosibirsk, Sofia punon me zell të madh dhe ndihmon personat, të cilët si ajo vijnë në qendër nga shtete të tjera. Shpresat e saj tani janë të gjitha të fokusuara te ambasada amerikane në Moskë, por personeli i konsullatës, ka deklaruar se më një pasaprtotë ruse ka shumë pak mundësi që vajza të kthehet në Amerikë, prandaj ajo i ka shkruar mamasë së saj në Facebook një letër përgjërimi, mbi të gjitha sepse i mungon tej mase motra e saj e vogël. Në muajin qershor vajza kishte shkruar në profilin e saj në rrjetin social: “Çdo fëmijë meriton një prind, por jo çdo prind meriton një fëmijë”./D.Gjuzi

anazapta October 29, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Ceni says:
    October 29, 2013 at 5:43 pm

    Ajo e paska merituar denimin. Tani qe ka kuptuar gabimet dhe si fitohet leku ka te drejte te kthehet.

    Reply
  • mergimtari fv says:
    October 29, 2013 at 10:21 pm

    Cdo femije e meriton nje prind , por jo çdo prind e meriton nje femije , thenia e kesaj vajze eshte shume kuptimplote , ne shqiptaret themi : per te pjelle pjell dhe breshka por zahmet eshte te rritesh nje si duhet , kjo vajze eshte viktime nenes se saj qe per bythe nuk llogarit krijesen me te vlefeshme te jetes se saj , shkurt e shqip bushter nene .

    Reply
  • Arturi says:
    October 29, 2013 at 11:38 pm

    Kur e peson, meson!

    Reply
  • Ani says:
    October 31, 2013 at 2:07 pm

    denim sh i rende per je femije e aq me teper qe ekane gjenjyer….ajo duhet te ndeshkoje njerkun e saj…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?