Letër e nënshkruar
Ilir Koro
Eshte pak e pa konceptueshme te imagjinosh, qe nje shtet si ky i yni, me kaq lashtesi e tradita, sot ne vitin 2014, te jete nje nga vendet me te varfera ne bote, e jo me ne rajon.
Arsyet jane te shumta e nga me te te ndryshmet ,por ajo qe eshte kryesorja mendoj une, eshte mos pergjegjeshmëria në vite e atyre qe kane pasur ne dore fatet e ketij kombi (shumica aksidentalë, apo te katapultuar nga të huajt).
Ndergjegja jone duket sikur nuk funksionon, perceptimi i gjerave nga ne bëhet me vonesë. Mendoj se çelësi i bërjes së nje kombi apo shteti te suksesshem eshte zbatimi i rrepte e rigoroz i ligjit pa njohur imunitete. Sot ka ardhur koha qe shteti te jete shtet,qe ndergjegja e njerzve te shkarkohet nga “gjysma e djallte” qe majis e semur gjysmen tjeter. Ka erdhur koha qe kush ka luajtur me fatet e ketij vendi te jape llogari. Nje e drejte e vonuar eshte e drejte e mohuar.
Shqiptari duhet te beje me shume kujdes kur e zgjedh faren per te “mbjelle” nje te ardhme, Dikur nje gjysh i mencur i thoshte nipit te vet: ‘Në shpirtin tone ne rrisim dy qenie te kunderta qe bejne lufte te panderprere me njeri –tjetrin, njeri i eger, me smire, inatci, hakmares kurse tjetri i urte, i zgjuar, miredashes dhe i gatshem per te ndihmuar”-Po kush fiton, o gjysh- e pyet i nipi? ‘Ai qe ushqejme me shume’-i pergjigjet plaku i mencur.
Presidenti yne ka goxha senc humori kur i tregon shqiptareve qe E drejta e vonuar ne drejtesi eshte drejtesi e mohuar. I nderuar president gjysma e Keshillit te larte te drejtesise jane gjykates te cilet duke mare pjese ne mbledhjet e pafundme e ne kohen e papershtateshme qe Ju i mblidhni ne Keshillin e Larte te Drejtesise Ju keni kontribuar qe drejtesia te vonohet e si pasoje drejtesia ska vlere ne kete vend qe drejtoni Ju. Kontrolloni dosjet e gjyqetarve te keshillit te larte te drejtesise e do te shihni se keto dosje i kane kaluar te gjitha limitet e kohes duke sjelle nje zvaritje te pa fund te çeshtjeve gjyqesore. Ju i nderuar President jeni pergjegjes direkt per mungesen e dhenjes se drejtesise ne kohen e duhur ne Shqiperi. Pak shpresoj se do korigjoni veten tuaj.
Po c’president more astrit o astrit! C’lidhje ka presidenti ketu,me kete shkrim!?