Një haker ka dhunuar postën elektronike të familjes Bush. E-mailet sekrete të Xhorxh W. Bush janë publikuar në faqen pirate të internetit “The Smoking Gun”. Në to lexohet mllefi i ish-presidenti të SHBA-së ndaj paraardhësit të tij Bill Klinton
Ndërsa plaku Xhorxh Bush (88 vjeç) ndodhet i shtruar në spital në gramën e fundit të jetës, familja e tij është vënë në qendër të vëmendjes së Amerikës për një tjetër arsye: mesazhet konfidenciale të familjes së tij kanë përfunduar në të gjitha gazetat e shtypura dhe ato online të SHBA-së. “M’i tregoni të gjitha historitë që dini mbi babain. Ju lutem më ndihmoni, nëse nuk doni që fjalimin e lamtumirës në funeralin e tij ta lexojë Klintoni”, ka qënë ky një ndër e-mailet që Xhorxh W. Bush u ka dërguar vëllezërve të tij. Një haker me pseudonimin Gucifer, dhunoi së pari llogarinë e e-maileve të njërës prej vajzave të Bushit, Dorotit dhe që aty penetroi në llogaritë e tjera: atë të Xhorxh Bushit (presidentit të 41-të të Shteteve të bashkuara), në atë të birit të tij Xhorxh W. Bush, si dhe të pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje.
Një nga dinastitë më të mëdha të politikës amerikane është spiunuar paturpësisht dhe privatësia e saj ka dalë e zhveshur në sytë e mbarë botës. Zëdhënësi i Shërbimeve Sekrete, Ed Donovan, pohon vjedhjen dhe siguron se shërbimet e inteligjenës po hetojnë mbi çështjen. Mesa duket në këto e-maile nuk ka sekrete shtetërore, sepse shkëmbimet e mesazheve të publikuara shkojnë deri në vitin 2009, kur Xhorxh W.Bush e kishte lënë Shtëpinë e Bardhë në duart e Barak Obamës. Por detajet që e vënë në siklet atë nuk mungojnë. Mbi të gjitha bie në sy obsesioni që ai ka për Bubën (siç i thërrasin me përkëdheli Bill Klintonit), orator me një karizmë të jashtëzakonshme. I druhet rivalitetit me të sepse mund t’i vjedhë fjalimin në funeralin e të atit, që dergjet në spital. E pabesueshme por e vërtetë. Në e-mailet e plakut Bush lexohet dashuria e madhe dhe admirimi që ai ka pasur gjithmonë për Klintonin. Pavarësisht humbjes elektorale në vitin 1992 me rivalin demokrat, plaku Bush gjithnjë e ka konsideruar Klintonin si një shtetar të madh, duke krijuar zilira dhe xhelozi në familjen e tij.
Në një nga e-mailet Xhorxh W. shpërthen: “Babai është treguar shumë i mirë me Klintonin, e ka ndihmuar të rregullojë reputacionin e ndyrë, madje edhe më shumë nga ç’ka bërë ai për veten. Por është e vështirë të thuhet kjo në një fjalim lamtumire, duke pasur përballë presidentin e 42-të (Bill Klinton)”. Xhorxh Bush i pari e shmangu demonizimin e pasardhësit të tij në lidhje me skandalin e Monika Levinskit, në kohën kur kundër Klintonit e djathta republikane kishte ngritur një fushatë të ashpër denigruese. Buba ishte kthyer për Xhorxh W. në “një tjetër vëlla”, një rival i adoptuar nga i ati.
Në materialet e vjedhura të hakerit Gucifer janë edhe imazhet mbi pasionin e fshehtë të Xhorxh W. Presidentit të 43-të i pëlqen të pikturojë, veçanërisht veten e tij dhe nuk i mungon autoironia sepse autoportretet janë karikatura. Dëmi ndaj privatësisë nuk është i vogël, përveç e-maileve Gucifer ka bërë publike adresa private, numra telefonikë, madje edhe kodin e sigurisë të shtëpisë së Xhorxh W. në Dallas. Çdo gjë e nxjerrë në një faqe interneti e quajtur “The Smoking Gun” (pistoleta tymosëse). Edhe një mesazh personal i Obamës, drejtuar patriarkut të dinastisë republikane është zbuluar nga pirati i internetit: “Mishela dhe unë nuk kemi dashur t’ju shqetësojmë, por dijeni që mendojmë për ju dhe familjen tuaj”. Në ceremoninë e ditës së inaugurimit të Obamës si president, më 21 janar, mungonte ish-presidenti ende në jetë, plaku Bush, por dhe i biri Xhorxh W.
Përgatiti: Dorina Gjuzi
nje vit para votimet politikanet tane premtojne shahen ..pastai dy vjet te tiera kaloin duke akuzuar njeri tjetrin ..hapi kutit ..keni vjedhur votat…..50..vjet embajti shqiperin peng …..enveri .. 20 .vjet kaluan . . berisha . nano .rama . . .pra nuk po zgjatem me shume ..shqiperia nga ana gjeografike eshte nje nga vendet me te bukura ne bote ..per popullaten ..kemi pasuri shume te medha .qe mund te jemi vendi i pare ne bote ….pra siq thon ..me mir te dish ..sesa te kesh e mos te dish ta perdoresh ate qe ke…