Një nga betejat më të vështira zgjedhore për çdo parti politike është qarku i Shkodrës, ku PD ka strehën e sigurtë, pararendësen e triumfeve të saj. Mirëpo PS prej ndoca palë zgjedhjesh ka formësuar një elektorat bazë, i cili me përllogaritje i jep asaj gjithsej katër deputetë nga 11 mandatet që ka ky qark. Përderisa tanimë e majta është bashkuar, teksa LSI është hedhur në vathën e PS, e të dyja do të shkojnë së toku drejt zgjedhjeve të 23 qershorit, elektorati socialist duket i ngurtësuar dhe natyrshëm më i motivuar. Shtoi faktin që LSI prej vitesh ka ndërtuar një strukturë bazë në kryeqendrën e veriut, ngërthen në vetvete një betejë me të papritura, ku nuk përjashtohet ndonjë surprizë e mundshme. Kujtojmë se LSI kandidon të parin në listë biznesmenin Agron Çela, i cili ka marrë në duar fatet e klubit të futbollit Vllaznia, një dashuri në masë e shkodranëve sportdashës.
Për t’u rikthyer në zanafillën e kësaj trajtese analitike, e cila merret posaçërisht me Partinë Socialiste dhe dy prej kandidatëve të saj në qarkun e Shkodrës, në krye të herës ia vlen të ndaj mendimin personal se ç’karakteristika duhet të zotërojnë kandidatët që i ofrohen popullit. Së pari, duhet të jenë njerëz të shkolluar, të edukuar dhe të kulturuar më së miri. Së dyti, nuk duhet të kenë pasur probleme me drejtësinë. Së treti, të kenë dhënë prova se nuk u shërbejnë urdhrave partiakë, por interesave të qytetarëve. Së katërti, të mos kenë probleme morale dhe as lidhje me të kaluarën e baltosur komuniste. Sigurisht, këto vlera të krahasueshme mes kandidatëve as që merren për bazë nga liderët e subjekteve politike në vend, pasi arsyetimi i tyre nuk shkon përtej maksimalizimit të votave, paçka se ç’përfaqësojnë realisht në popull të propozuarit e tyre, duke bërë çështjen e hartimit të listave “propria causa”.
Në këtë kaos dhe zallahi politike, ku sejmeni dhe lajkatari ngrihen në stadet më të larta të intelektualizmit, ka edhe prej atij soji që ia vlen të ndalesh. Për shembull Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi pasqyrojnë një pjesë të rëndësishme të vlerave të shënuara më sipër, se ç’karakteristika duhet të gëzojnë të propozuarit e partisë për të përfaqësuar më pas popullin në Kuvendin e Shqipërisë.
I pari, rrjedh nga familjet më të vjetra qytetare shkodrane. Ka mbaruar shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër me të gjitha notat dhjeta. Pastaj është diplomuar në fushën e hartografisë dhe ka mbaruar doktoraturën në Francë. Ndërkohë, prej vitesh është pedagog në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Në vitin 2007, nën siglën e PS, kandidoi në Shkodër për kryetar bashkie përballë Lorenc Lukës së PD, ku humbi betejën për të parin e qytetit, por, me këtë humbje dinjitoze, fitoi garën brenda strukturave të së majtës, teksa gjatë fushatës pasqyroi kulturë dhe emancipim, paçka se në elektorat platforma “plugiste” peshoi më pak se ajo “zgjebiste”. Në fund, pas publikimit të rezultateve nga KQZ, doli në një konferencë për shtyp dhe pranoi humbjen, uroi kandidatin kundërshtar dhe mes të tjerash u shpreh: “E kam për nder t’i shërbej Shkodrës”. Pra, tregoi atë që pak herë e kemi hasur në politikën tonë: qytetarinë, respektin ndaj kundërshtarit, kushdo qoftë ai, dhe pranimin e humbjes.
Po ashtu, edhe Mimoza Hafizi rrjedh nga familjet qytetare shkodrane. Ka përfunduar gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në Tiranë dhe është diplomuar në fakultetin e Shkencave të Natyrës për Fizikë, ku sot është shefe departamenti pranë këtij fakulteti. Ajo është një emër i njohur në PS, duke qenë që herët anëtare e forumeve të larta drejtuese të saj. Me dy kandidatët Kopliku dhe Hafizi, PS tregoi respekt ndaj popullit të Shkodrës, duke i paraqitur njerëz të denjë të këtij qyteti, me tradita historike e kulturore, e nga ana tjetër, duke ofruar dijen përballë votës së qytetarëve. Se kë do të zgjedhin këta të fundit, mes “Plugëve” dhe “Zgjebove”, kryqëzoj gishtat se nuk dua të besoj çaraveshanllëkun mendor.
Shkodranët dadhohen për zgjuarësi dhe nuk janë nga ata që thonë se për inat të sime vjere do fle me mullixhinë besoj do votojë për Plugët që të mbulohen një herë e mirë Zgjebot
Shkodranet nuk i duan komunistet kurre ,qofshin keta edhe socialiste.Perderisa PARTIA vendos ne lista Byrone Politike dhe Sekretaret e Pare te PPSH-se ,per te cilet shkodranet kane urrejtje,nuk mund te fyehen shkodranet ne inteligjencen,historine dhe ndjesite e tyre.Shkodrane e duan sportin me shume se kushdo tjeter.Po shkodranet kurre nuk mund te ngaterrojne Agron Celen me VLLAZNINE.Shkodra ashte pune e preme.Ndofta pas njeqind vitesh kur ndofta edhe ZERI I POPULLIT nuk do jete me,atehere komunistat mund te fitojne ne Shkoder,qofashiin edhe si socialiste.
O xhemolo me qen se e mure me 100 vjeçar po t’ thena se mas 100 vjetësh, si e ka nis, nën mretnin e salës me shok,Shkodra ka p’tu bo det. Ska për t’ekzisu mo. Lutju zotit t’fitoj PS qy t’shpëtoni shpi e katandi.
Ashtu si eshte persekutuar Shkodra nga komunistet nuk eshte persekutuar asnje qytet tjeter.
Shkodra e kultures eshte e djathte.
As sot nuk i votuan komunistet ato 3 ligjet, nuk duan te hyjme ne EU. Ashtu i kane mesuar prinderit e bllokut dje ne darke. Ja ku duken qe jane akoma bolshevike te kuq. Cfare demi iu be Shqiperise. I madhi Konica kishte shume te drejte, rrace bastarde.
Beno, përveç teje qy je nji bastard egzemplar ene nonji si puna jote, shqiptart e tjerë jon njerëz t’nerum.
Ne Shkoder ka pasur rezultate ne qendra votimi tip 2000 me 0 per PD,qe do te thote se atje nuk votohet,ose ndryshe atje manipulohet pa tru fare.E para,Shkodra mund te kete shume kulture,shume humor,por ne drejtim te konceptit pluralist ka mbetur prapa edhe nje shekull akoma,jo per faj te saj,natyrisht.Ashtu si çdo qytet i Shqiperise ka pasur avantazhet dhe disavantazhet nen komunizem,por nuk mjafton estrada dhe karta antikomuniste per ta mbajtur elektoratin shkodran edhe 100 vjet te tjera nen terrorin e djathte.
Z. Leonardo, të shpresojmë se kësaj here do të mbizotërojë intelekti para fodullëkut. Kontekstin e analizës e keni përftuar saktë në atë çfarë edhe unë kam dashur të transmetoj.
I nderuar z.Xhemal, sa i përket komunistëve, ato janë ngado, kudo dhe nuk po na shqitet kjo farë e pistë. Ato i ke në të gjithë spektrin politik. Shiko si drejtohen partitë politike: me dorë të hekurt, si kohën e Enver Hoxhës. Megjithatë, analiza ime nuk është për këtë çështje. Ajo ka të bëjë me faktin se në të gjithë këtë katrahurë politike, shyqyr thuaj që në gjithë atë listë, së paku dy intelektualë i dërgoi PS si figura për të kandiduar në Shkodër: Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi, të cilët janë njerëz të vlerësuar gjerësisht në popull.
Z. Ben, Shkodra është e djathtë dhe ashtu do të jetë. Mirëpo e djathta nuk nënkupton një subjekt të caktuar politik. Të djathtë të bën jo nënçmimi ndaj komunizmit, por veprat tuaja demokratike, të djathta dhe në shërbim të popullit, sidomos të shtresave të ish pronarëve dhe ish të përndjekurve.
Z. Nick, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë është deformuar vota e lirë. Përpos fajeve të politikës, kjo ka të bëjë edhe me gjendjen mjerane kulturore në masë të popullit tonë. Kemi intelektualë të mirë, që duhen vlerësuar, por këto jo vetëm që nuk përbëjnë shumicën në popull, por përkundrazi, janë fare të paktë. Kjo është fatkeqësi.
Ju falenderoj për komentet tuaja plot mirësjellje dhe etikë, pavarësisht se mund të ndani mendime të ndryshme qoftë mes njëri-tjetrit, qoftë duke iu referuar analizës sime.
Redan,me rezulton qe je shume i ri ne moshe per te arritur ne konkluzionin se”…komunistet jane ngado…nuk po na shqitet kjo fare e piste”.Duhet thjesht te lexosh me shume per komunizmin dhe komunistet,psh mund te nisesh nga nje shkodran doc si Qemal Stafa.Po me mire fare eshte te lexosh Marksin,gjeniun e filozofise,keto vitet e funidt u be nje ankete ne gjithe univeristetet evropiane(jo si ai i çilit)dhe Marksi rezultoi si filozofi me i madh i te gjithe koheve;pra komunizmin e shnderroi Marksi ne shkence dhe freskoje gjykimin per rracat;me shume dashamiresi po ta keshilloj:Neser mundet pa çudi fare te rikthehet me me force teoria marksiste,se idete jane me te forta nga njerezit dhe rrojne me shume se ata.S’ta marr per keq repliken,thjesht me dukesh agjitator,qe keq apo mire,nuk i ben me te mire kandidatet nga ç’jane.
Ne qofte se ke mbaruar per ekonomi Politike duhet ta dish qe gjerat nuk jane keshtu si thua ti, Marksi eshte nje nder filozofet por jane te tjere shume me te medhenj, lexo pak wikipedia-n. Teoria e marksit ka deshtuar shume here e ne shume vende, shkurt mori ne qafe 1/2 e botes me socializmin e saj, ngordhen per buke dhe u gjunjezuan.
Z, Bushati,
Shkrimi juaj eshte per tu pergezuar, Prej dy dekadash tashme ne Shqiperi nuk votohet per njerezit po per partite dhe kam bindjen se, edhe nese do te kandidonin nje gomar apo majmun, turma perseri do te votonte siglen e partise qe ka vendosur, te urojme dhe te shprsojme qe do te vije edhe ketu nje dite ku voten ta marri njeriu per vlerat e tij intelektuale, morale apo njerezore dhe jo marioneta per hir te ngjyres qe mban veshur.
Urime per shkrimin.
Shoku Redan.Se kete titull vazhdon te kesh akoma.Se edhe gazete vazhdon te kesh po ate.Edhe godinat e PARTISE jane po ato.Edhe “ORGANIZATAT BAZE” po ato.Ka edhe komuniste te krahu tjeter.Po Partia e 8 Nentorit vazhdon pa u shkeputur edhe as nje ore nga ajo date.A duhet domosdo qe i biri i Sule Bushatit te jete deputet po te PARTIA ku edhe Sula ka qene deputet! Ministri i fundit i TORTURES ne Shqiperi,GRAMZO RUCI ,vazhdon te drejtoje PARTINE si kriminel i i saj.Apo nuk je dakort me kete percaktim.Shihja surratin pak dhe do arrish ne perfundimin e tille.
– aman o Z. Redan Bushati ! nuk po orientohemi mire ! A je ne familjen Bushati ne ane te Sulejman Bushatit qe ka qene Sekretar i PPSh. e Ditmir Bushatit sot deputet socialist apo nga Maliq Bushati qe eshte pushkatuar nga PPSh. dhe Astrit Bushati sot deputet demokrat !!??
I nderuar Nick, kur them komunistët, duhet të bëjmë një marreveshje fjale, që ndofta ju nuk e morët parasysh: gjithë ato që hetuan, morën pjesë në proceset dënuese, dënuan, gjykuan, shkaktuan vuajtje, torturuan, spiunuan, mbyllën kisha e xhamia – mu për këto është fjala. Asnjë e keqe nuk mund t’i vinte Shqipërisë nga Qemal Stafa dhe soji i tij. Përkundrazi. Por Qemalin nuk e donin, pikërisht ato që shkaktuan gjithë atë gjullurdi në vendin tonë. Qemal Stafa e disa të rinj intelektualë të vërtetë si ai ishin komplet e kundërta e Enver Hoxhës, Koçi Xoxes, Kadri Hazbiut, Ramiz Alisë e gjithë kësaj bande, që mjeruan Shqipërinë.
Për komentin tjetër – Në mënyrë që të mos ndiheni i fyer, ngaqë i kam komentuar edhe të gjithë komentuesve të tjerë para jush, po ua përmbledh komentin tim kundrejt asaj, që ju me plot tension, transmetoni: sa kohë që Shqipëria të ndahet në llogore, të majtë e të djathtë, muhamedanë a krishterë, veri-jug, jo vetëm që tregojmë se kemi mbetur me mendësi provinciale, por edhe dëmtojmë të ardhmen e vendit tonë. Në Shqipëri ka shqiptarë, të cilët lëpihen pas pushteteve (të ndara në subjekte të ndryshme partiake) dhe një pjesë, e cila rron me mund e djersë, sakrifica dhe mundime të skajshme, që llogarit edhe 5 lekshin në fund të muajit, por që nuk dëshiron të lidhet pas fijeve të pushtetit. Jam shqiptarë i një Shqipërie më të mirë kulturalisht, ekonomikisht, politikisht etj.
Zoti Bushati, e djathta nenkupton nje teori ( tregu i lire, jo i planifikuar….) qe nuk ka te beje fare dhe eshte kundra teorive komuniste te Marksit (lufta ndaj pronareve, revolucioni interacional proletar, planifikimi i ekonomise….)
Faleminderit Alex. Sapo e pashë komentin tuaj dhe ju përgjigja menjëherë. Mungojnë vlerat – është e vërtetë. Jo se nuk ka, por politika nuk i do. Kujt i duhen vlerat? Që të flasin ndryshe? Të ngrejnë zërin karshi problemeve? JO. Këta duan ushtarë të bindur. Prandaj, ndonëse ekziston gjithë kjo katrahurë, ka edhe prej atyre, p.sh. siç citova edhe në shkrim, si Kopliku a Hafizi majtas, Kosova djathtas etj., që gjithsesi duhen vlerësuar për kontributin e tyre qytetarë dhe profesionalë. Megjithatë, kjo është në tërësi një politikë e mbrapshtë.
Z. Ben, dakord, por nuk po ju kuptoj. Nuk jam kundër kësaj që ju thoni. Jo vetëm se rrjedh nga familje antikomuniste, si ish pronarë, por realisht i mbështes vlerat e demokracisë, që bazën e kanë në meritokraci. Kjo që po kalojmë ne është medemek demokraci. U nis me idenë e një demokracie reale, por regjimi i atëhershëm infiltroi njerëzit e tij për të krijuar farsën e sotme. Binduni se kjo nuk është demokraci. Sa kohë që gomari futet në punë përpara njeriut që është lodhur, ka ulur kokën të mësojë, atëherë nuk ka asnjë vlerë demokracie në vend. Kjo që po kalojmë ne tani është një regjim autokratik.