Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: E majta prezanton programin për bujqësinë në Lezhë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > E majta prezanton programin për bujqësinë në Lezhë
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme Flash

E majta prezanton programin për bujqësinë në Lezhë

Dita
Published June 3, 2015
Share
SHARE

­E majta prezantoi në Lezhë programin për bujqësinë. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria që ai drejton do të vazhdojë mbështetjen për fermerët.

“Reforma territoriale synon të sjellë shërbimet sa më pranë qytetarëve. Ne sot jemi në kushtet kur padyshim nuk mund të themi se i zgjidhëm problemet e bujqësisë, por mund të themi se eksperiencën e 18 muajve në qeverisje, në raport me fshatin tregon se jemi në drejtimin e duhur. Ne aplikuam një skemë agresive mbështetje për fermerët, duke bërë përmes AZHBR një partneritet mes shtetit dhe sipërmarrjes në fshat, me pjesëmarrje të barabartë financimi. Kemi financuar një pjesë të konsiderueshme të sipërmarrje me 50 % të financimit. Kemi parë se kjo është rruga më e sigurt dhe më e shpejtë, jo thjesht për të rritur sipërmarrjen, por për të fuqizuar familjen fermere”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit u shpreh se parapagimi i feremerëve duke i rimbursuar imputetet e TVSH­së, stimulon korrupsion.

“Kjo familje fermere mos të jetë më vetëm dhe as mos të ketë të varur fatin e prodhimit të vetë nga çka sjellë rruga. por të jetë pjesë e një cikli që nis nga dynymët dhe deri tek pikat e grumbullimit. kemi bërë një diskutim për të kapërcyer mendësinë mes nesh, do duhet ende kohë por jemi në kohë. Ne jemi zotuar që do rimursojmë TVSH­-në për imputet dhe ne e bëjmë këtë. Por ne s’do e bëjmë dhe s’kemi ndërmend ta bëjmë atë që është bërë për aq shumë vite me radhë që t’i japim në parapagim, me demek heqje TVSH­-je, duke stimuluar korrupsion e kontrabandë dhe informalitet. Ne kemi provuar dhe kemi fakte se duke rimbursuar TVSH­-në e prodhuesit, kemi grumbulluar më shumë. Është ireale që si shtet të ndërtosh marrëdhënie tek e tek me individë.”, shtoi më tej Rama.

Dita June 3, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • bilbili says:
    June 3, 2015 at 5:29 pm

    Gjate prezantimit te sotem Lezhjanet nuk e njohin si kryminister edi Ramen dhe moniken nuk e priten sic duhej ! Eshte nje deshire e popullit te lezhes per kandidatet e djathte dhe per qeverin Besisha ! Ndonjehre thuhet se nuk degjohen ato qe thote goja por degjehet ate qe thote shpirti dhe ajo ndodhi Lezhjani tha ate qe i donte shpirti !

    Reply
  • Mark uk says:
    June 3, 2015 at 5:41 pm

    Dua ti themi kti gazetarucit me pages,se ne ket rast duhet te quhet kryetari i partis e jo kryeminister.Nuk eshte puna se nuk edini,po e beni me dashje ose njeri koti.

    Reply
    • Toni says:
      June 3, 2015 at 6:38 pm

      mark uk tani te erdhi dita+koha qe ti te shtosh biznesin tend blegtoralo-bujqesore ne rezidencen tende MALI i TARABOSHIT,me keto ligje RAMA ka menduar edhe per mesjetaret e malit te taraboshit te sojit tend,tung.

      Reply
  • Fatja i Gerdecit says:
    June 3, 2015 at 5:47 pm

    Cuditem si do votojne lezhjanet Moniken.

    Reply
  • Turi says:
    June 3, 2015 at 6:24 pm

    Ca hipokriti ky rama qe del ne krah me moniken dhe liken dhe na flet per bujqesine dhe rilindjen. Monika rilindi dhe tani doe paguajne shqiptaret ate po ky plera qe zgjodhem kryeminister dhe kerkon te na mashtroje prape

    Reply
  • fteri says:
    June 3, 2015 at 6:30 pm

    *****Sali rrumpalla vetem I ka genjyer lezhianet .Lezha eshte permbytur vazhdimisht dhe per 8 vite P.D-ja vetem genjeshtra ,hidrovoret makinerit ne Tale me fuqi te madhe I grabiti me preteksin se do vendos te reja dhe ai vendosi disa te tjera me fuqi shume me te vogel qe ne raste kur binin reshje massive keto pompa nuk arrinin te terhiqnin ujne ,keshtu qe permbytej Lezha ne menyre dramatike, dhe makinerit e vjetra u zhduken.Pra kjo P.D vetem sa I mashtroi dhe sabotoi dhe I vodhi Lezhjanet ,krijoi nje rrjet mashtrimi dhe vjedhje galopant dhe nuk eshte e vertete se Lezhianet shkojne me Saliun ,ai I trdhtoi I genjeu I braktisi ne permbytje dhe nuk I demshperbleu fshataret asnjeher ,I pari kryeminister serjoz qe ka bere dhe do beje reforma te mdha per Lezhen eshte Edi Rama dhe Viktor Tusha si bire I talentuar I Lezhes.~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply
  • grey says:
    June 3, 2015 at 7:44 pm

    Keta e shkrine bujqesine ne gjithe shqiperine dhe i mbeti vetem Lezha. Po si nuk i vjen turp ketyre haleve, qe shane Berishen dhe e shkaterruan kete vend me keq se ai.
    Varferi e madhe, depresion, papunesi…. Ky eshte realiteti i nje qeverisje ordinero-hajdute Rama Meta.

    Reply
  • Zoro says:
    June 4, 2015 at 2:00 pm

    Demokratet e Lezhes e moren hakun e Vlores ku qytetari i Novoseles thoshte ne tribunen e PD-se se do votoj Edi Ramen.Ky i Shenkollit te Lezhes shikonte enderra me Saliun Kryeminister akoma.Nuk ju ka dale gjumi i humbjes akoma ketyre demokrateve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?