Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: E mbajtën “shënim” në Itali-Shqipëri, Xhenoa kërkon Cikalleshin!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > E mbajtën “shënim” në Itali-Shqipëri, Xhenoa kërkon Cikalleshin!
Lajme FlashSport

E mbajtën “shënim” në Itali-Shqipëri, Xhenoa kërkon Cikalleshin!

Dita
Published May 26, 2015
Share
SHARE

Kur RNK Split e bleu tek Kukësi për 100 mijë euro, e dinte se do të vinte një ditë që Sokol Cikalleshi do të vlente të paktën dhjetëfish. Nëse një skuadër kroate investon 100 mijë euro tek një futbollist që për ata luan në një ligë akoma më të dobët se e tyre, atëherë do të thotë se ka parë një potencial të jashtëzakonshëm dhe se premton një të ardhme të ndritur. Subjekti në fjalë është Sokol Cikalleshi, sulmuesi kavajas që nga Kukësi, në korrik të vitit të shkuar, firmosi në kampionatin kroat. Por, ëndrra e tij e dekaluar disa herë është “Serie A”, pra kampionati italian i futbollit, aty ku ka shkuar miku i tij i ngushtë, Andi Lila, që gjithashtu e kishte dëshiruar këtë gjë. Cikalleshi nuk është fshehur dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka folur për të ardhmen e tij dhe ka deklaruar se do të shihet më vonë, raporton Sportekspres..

Sirenat – E kështu, tashmë që kampionati është drejt fundit dhe ka mbetur edhe një javë deri në mbyllje, Sokol Cikalleshi ka nisur të bëhet objekt bisedash dhe për të po bien shumë sirena. Përveç sondazheve të bëra nga skuadra gjermane, sipas “calciomercato.com”, janë dy ekipe ato që kanë kthyer vëmendjen tek lojtari kuqezi. Bëhet fjalë për Xhenoan dhe për Torinon. Por, nëse kuqeblutë janë mundësi më reale, më larg duket skuadra granata, që ende s’ka fiksuar se çfarë do të bëjë dhe se kush lojtar do të qëndrojë apo largohet.

Kartvizita – Xhenoa e ka ndjerë “live” dhe nga afër futbollistin e RNK Splitit në miqësoren e nëntorit të shkuar, në “Marassi”, pikërisht në stadiumin e saj, kur Italia u përballe me Shqipërinë. Cikalleshi ishte titullar në atë takim, duke goditur edhe shtyllën me një silurë nga jashtë zonë. Dhe, në stadiumin “Marassi” ndodheshin drejtues të Xhenoas dhe disa agjentë të tjerë italianë. Ata mbajtën shënim.

Rrëfimi – Vetëm disa kohë më vonë, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për “Sport Ekspres”, menaxheri shqiptar i licencuar nga UEFA që jeton në Itali, Sokol Haxhia, pati rrëfyer se pikërisht cikalleshi ishte emri që është mbajtur më shumë shënim në tribunën e “Marassi”-t.

Kontrata – E megjithatë, RNK Split ka një kontratë me futbollistin kavajas edhe për dy vite të tjera dhe kjo është tepër domethënëse. Sa i përket kartonit të lojtarit, që në këtë sezon ka shënuar 10 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Kroacisë, sipas transfermarkt vlen 1 mln euro, por RNK mund të kërkojë edhe diçka më shumë, duke qenë se ka edhe dy vjet kontratë, pasi firmosi deri në 2017 në korrik të vitit të shkuar. Cikalleshi shpesh ka marrë edhe vlerësim nga trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi.

Dita May 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • KingBardhyl says:
    May 26, 2015 at 7:12 pm

    Nje tjeter talent shqiptar. Thyen rekordin e Odengaard.
    http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-3097492/Kreshnik-Krasniqi-Norwegian-football-s-youngest-debutant-14-years-old.html

    Reply
  • Zoro says:
    May 27, 2015 at 3:05 pm

    Mire ky lajmi per Cikalleshin, po kjo Gjykata e Lozanes nuk po ndihet per 3 pikeshin e Beogradit apo kane pritur viziten e Vucic ne Tirane ?!
    Tani qe u arrestuan 9 zyrtar te FIFA-s me duket se do e harrojne fare gjygjin e bere dhe daten per te dhene vendimin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?