SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Ditës dhe ju stafit për fisnikëri e integritet në punen tuaj. Sinqerisht ju lumtë! Sot dua t’ju falenderoj për debatin me mendime të kundërta rreth Katovicës shqiptare. Kam qenë shumë kurjoz të di opinionin e z.Baze për këtë debat dhe Dita na e mundësoi. Jam shumë dakort me konkluzionin se triumfi i z.Berisha për 23 vjet, erdhi ngaqë ata që u përballën me të, nuk ia dolën. Nuk ja dolën sepse ose u frikësuan, ose u tunduan nga karrikja e pushtetit. Se pothuajse të gjithë ata që bënë trimin e u larguan, shumë prej tyre gjetën nga një ‘arsye’ ose dhe e sajuan dhe i shkuan në prehër siç shkon qeni i rrahur tek i zoti. Me këtë lëvizje të tyre i fituar dilte Berisha. Ja pse: këta që ktheheshin për shkak të benefiteve, kishin detyrën veç t’i bënin fresk Berishës e politikave të tij. Ndërsa Berisha shihej si udhëheqës babaxhan që hap Partinë dhe se s’ka inate me të larguarit nga ajo strehë. Por dihej dhe shihej dukshëm se kritika për ta s’kishte më vlerë, ashtu siç humbën edhe integritetin dhe moralin politik në sytë e popullit. Një ndihmë të madhe që pushteti i Berishës të vinte deri më 23 Qershor ishin edhe disa analistë e gazetarë që bënin të pabërën; që të zezën ta pudrosnin në të bardhë edhe pse s’ishin dhe s’duhej të servireshin të tilla. Po ky paska qenë misioni i tyre. Pra pushteti nuk u mbajt nga Berisha për shkak të Katovicës, po për arsye se rreth tij kishte servilë, frikacakë, mediokër dhe pa pikë karakteri. Të tillë njerëz i qëndruan afër pushtetit veç për të marrë e zhvatur prej tij, pa i dhënë asgjë. Na vjen turp kur mendoj se nga kush jemi qeverisur, kur dëgjojmë e lexojmë të tilla xhevahire. Punë të mbarë DITA! Marku, Pukë.