Një 20-vjeçar, Rafael Tafaj ka ndërruar jetë në gomisterinë ku punonte teksa rregullonte gomën e një kamioni.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, në zonën e Kënetës në Durrës, në ambientet e një gomisterie ku dhe ishte punësuar i riu.
Në momentin që 20-vjeçari po rregullonte gomën e një kamioni, kjo e fundit ka shpërthyer dhe ka goditur punonjësin.
Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”
j.l./ dita
Te shpallet hero e familjes ti lidhet pension ! E njejta gje edhe me kamarierin ne Velipoje ! Jane heronj te punes ! I kemi kaq te paket njerzit e punes qe meritojne respekt , le ti nderojme e ti tregojme rinise se ky nuk eshte vetem vendi i horrave e rrugacve ! Ka plot te rinj e te reja qe punojne fort e qe jane te fundit qe meritojne kete fat te keq ne kete vend e shoqeri te shthurur ! Ngushellime !
Po ATSH eshte e drejte
Se pari duhet pare nese ka qene me siguracione , e nese Jo pronari ti paguaje pensionin familjes se te ndjerit.
Po nuk u moren keto masa krimi ekonomik do behet edhe me keq sec eshte