Ndërsa partitë politike u gjobitën për mosplotësim të kuotave gjinore, një parti e vogël është sanksionuar për të kundërtën: diskriminim të burrave në lista. KQZ ka gjobitur dje me 8 milionë lekë të reja Partinë Popullore Kristiandemokrate me kryetar Pal Shkambin, pasi në listat e kandidatëve janë diskriminuar meshkujt.
Në listën e PPKD gjenden 126 kandidate femra dhe vetëm 41 meshkuj. Nga anëtarët e KQZ-së, ky fakt është cilësuar si diskriminim ndaj burrave në qarqet: Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Berat dhe Fier.
Rasti nuk ka kaluar pa batuta dhe humor në mbledhjen e KQZ-së. Juristi Idajet Beqiri tha dje se kjo forcë politike duhet t’i japë disa kandidate femra borxh PD, PS dhe LSI, që këta të fundit t’u shmangen gjobave.
“Ata duhet t’ju japin juve ca, që t’ju hiqet gjoba, ca PS-së e ca PD-së, e ca LSI-së”, tha Beqiri. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, tha: “PS-ja ka nevojë më tepër, ke të drejtë ti. Brenda koalicionit lejohet”.
Perfaqesimi i popullit behet ne shumice nga politikanet, pikerishte keta jane nga me qesharaket dhe keshtu edhe na perfaqesojne neper bote….ky nuk eshte fai vetem i tyre por faji i te gjithe popullit sepse edhe ne si popull jemi shme qesharak…….tallet bota me ne se ne i votojme keta njerez qesharak….
Nuk behet KQZ-ja me maloke e malok, origjina dru me pre, po behen gazi i botes, jane karagjoze, rrine gjoja si me pamje te rende jane bosh dhe kunguj nga trute. Ne Shqiperi grate diskreminojne burrat, material kryeveper per parodistet e Vlores. Nuk rri pa folur vjedhesi i fishekeve te bravave ne Bashine e Tiranes dhe i debuari si Krye.ar i keshillit bashkiak kelyshi i rraf Njazi Koqevrasti