Këto ditë mund të shohësh shpesh në kryetitujt e gazetave emrin e Ramiz Alisë.
Është një rikthim tek disa histori të vjetra, që ribotohen ose ripërtypen nga mediat – shkruan gazeta Mapo
Një prej tyre është ajo për një atentat të dështuar ndaj Ramiz Alisë.
Për këtë atentat u akuzua tropojani Skënder Haluci, tashmë gjyqtar.
Thuhet se Ramiz Alia vendosi t’ia falë jetën.
Por çfarë thotë vetë Haluci, i cili duhet të rishpjegojë sërish për të disatën herë këtë gjë?
“Atentatet ndaj Ramiz Alisë në Has dhe në Tropojë janë atentate të sajuara nga Sigurimi i Shtetit. Në Has vërtet është arrestuar dikush me një granatë në xhep dhe për këtë janë pushkatuar dy persona, por ata kanë pasur hasmëri mes dy familjeve dhe konfliktin e kanë pasur mes tyre, jo me Ramiz Alinë. Sigurimi e dinte mirë këtë. Ditën e vizitës së Ramiz Alisë, për shkak të përqendrimit të madh të policisë, personat në fjalë janë kapur me armatim dhe janë etiketuar si tentativë për atentat ndaj Ramiz Alisë. Ata janë arrestuar atë ditë…
Rasti i Tropojës është një përrallë e vërtetë. Ramiz Alinë e kanë pritur me entuziazëm të madh”, thotë Haluci për gazetën Panorama.
Ai thotë se më 24 nëntor është arrestuar ai së bashku me djalin e xhaxhait, Isuf Haluci me akuzën se donin të vrisnin Ramiz Alinë.
“Ne jemi arrestuar gjashtë muaj më vonë. Ramizi ka ardhur diku nga qershori apo korriku i atij viti dhe ne jemi arrestuar më 24 nëntor 1983”.
Haluci thotë se falja e jetës së tij nuk ka lidhje me një qëndrim më tolerant të Ramiz Alisë.
“Nuk është e vërtetë se Ramiz Alia ishte më i zbutur në qëndrimet dhe gjykimet e tij. Gjatë dhe pas asaj vizite të paharruar për hasjanët dhe tropojanët, në Has dhe në Tropojë janë arrestuar, torturuar dhe dënuar me afate të gjata burgimi mbi 30 veta. Nga pranvera e vitit 1983, kohë kur ka ndodhur turi politik për promovimin e Ramiz Alisë si pasaardhës i Enver Hoxhës, pasi në atë kohë thuhej se Enver Hoxha ishte në gjendje të keqe shëndetësore fizike dhe mendore, deri në pranverën e vitit 1985 janë pushkatuar 5-6 persona nga kjo zonë, të cilët do të mundohem t’i kujtoj me emra, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, pushkatuar pas revoltës që kishte ndodhur në burgun e Qafë-Barit në maj të vitit 1984, Shkëlzen Doçi, pushkatuar më duket më 9 prill 1985, në kohën kur po jepte shpirt krimineli Enver Hoxha, pa harruar këtu edhe hasjanët që u ekzekutuan pas vizitës së Ramiz Alisë në Has.
Thuhet dhe unë e besoj këtë se Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Punës në atë kohë i Tropojës, ishte Bajram Nezaj, i cili i ka thënë Ramiz Alisë se pushkatimet e të rinjve në veri nuk janë pritur mirë nga popullata dhe kanë krijuar shumë zemërim. Një nga arsyet e ndryshimit të vendimit të dënimit tim me vdekje ka qenë kjo. Nuk dua më të merrem me këtë histori se kam 50 vjet që përndiqem nga ajo” / Mapo
Dhe po ta kishin vrare kete dhelper dinake, politike sdo te kishin bere Krim po heroizem, tmira nuk kane ardhur prej ketij krimineli.pasojat e atij vuan shqipria sot kesaj dite. Eshte mendimtari, organizatori, Projektuesi dhe themeluesi i te ashtuquajteres Demokraci ne shqipri.
Nuk ke dasht me vra Ramizin? E cuditshme, por po e lame ket. Po hajn dyqanesh a ishe ti zotni se bashkut me Isufin (Suf Alucen) etj.? Marret e ketij shteti qe e dhine hajnat, spiunat dhe marroket. U kthy permbyse e plehnat dulen ne krye. Nji plehen je edhe ti zotni qe nga hajn je ba gjyqtare.
Skender Haluci eshte nje mashtrues profesionist nga Tropoja dhe fatkeqsi qe eshte
gjyqtar. Shkelzen Doci (rahmet paste) eshte pushkatuar per pjesmarje aktive ne
fallcifikimin e biletave te trenit me Gasper Curcija etj.
Eshte bere e modes tash 25 vjet qe gjithfare horrash te dalin e te na bejne moral apo te na tregojne ” historine “. Personazhi i mesiperm ka qene spiun ne sherbim te UDB-se jugosllave dhe ky fakt i eshte vertetuar me shume prova ne gjykate. Do te ishte mire te hapeshin dosjet dhe keto zgjyra te largoheshin edhe nga organet e drejtesise pasi nuk mund te jape drejtesi nje ish-spiun i te huajve kunder vendit te vet.
NJE TJETER MASHTRUES
Ky tipi qe na qenkerka edhe gjyqtar andej nga Vlora, nuk ka bere as edhe nje dite burg. Mjafton te kontrollohet lista e ish te denuarve politike ne faqen online te Drejtorise se Pergjitheshme te Burgjeve.
Per me shume prezantohet edhe me mbiemrin Buçpapaj, dhe ka te hapura dy dosje (te fallsifikuara !) njera me numurin 1236 dhe tjetra 12367 ! Dhe eshte paguar nga taksat tona padrejtesisht qe ne 2008-ten!
Per me shume edhe i ati, Muharremi, nuk ka bere as edhe nje dite burg, jo me te jete i denuar dy here siç pretendon ky sojsezi.
Ndersa Isuf Ismail Haluca, biri i xhaxhait te tij, eshte burgosur, siç rezulton edhe ne rregjistrin e sipercituar, me 24 Shkurt te 1983-shit, dhe jo siç deklaron ky mashtruesi palo gjyqtar, dhe eshte liruar me 21 Qershor te 1991-tes.
Aq dallkauk eshte rrefimi i ketij gjyqtari mashtrues, e nuk ka si te jete ndryshe, sa “harron” (ne fakt nuk e di !) daten e arrestimit te kushuririt te tij qe quhet Haluca e ky quhet Haluci (Buçpapaj) !
Edhe nje gje, ne se eshte e vertete qe Ramiz serbo-boshnjako-malazez Alia, paska bere vizite ne Has nga qershori i 1983-shit, eshte i dyshimte edhe motivi i arrestimit te kushuririt te tij ne Shkurtin e atij viti.
Ja kush jane gjyqtaret e sotem!
Dhe thone se do reformojme drejtesine nga te korruptuarit!!!
TURP I MADH!!
KORRUPSIONI ESHTE PASOJA,zoterinj pushtetare ,ndersa SHKAKU eshte tjeter!
Ju nuk denoni SHKAKUN ,por PASOJEN!
Pra do beni nje VRIME NE UJE!!!
Drejtesia vuan sot nga:
1-Legjislacioni ne fuqi eshte i manget qe u jep mundesi gjyqtareve te marrin vendime te padrejta!
2-PA AFTESIA PROFESIONALE e gjyqtareve dhe prokuroreve!
3-Kontolli i dobet dhe formal qe u behet vendimeve te gjyqtareve nga eproret e tyre qe nga gjykatat e deri ne ministrine e drejtesise!
4-Per te gjitha vendimet e rrezuara te gjyqtareve nuk merren masa administrative dhe penale,sepse pas cdo vendimi te gabuar fshihet o PA AFTESIA,O KORRUPSIONI,O KRIMI!!!
Gjyqtaret kane kompetenca me shume se PERENDIA:
-Te merr pronen,jeten,te drejten!!!
Fakti qe ne Shqiperi ka VETGJYQESI tregon se nuk ka DREJTESI!!!
Lojrat e UDB-es me buburrecat e tipit Haluca e kompani , per rritur besueshmerine e burrecit Ramiz Haleja , nje vemje agjenturore , mikrob qe kishte qellim mbjedhjen e helmit antishqiptar , as atehere dhe as sot nuk i ha njeri !
Keto falanga te serbit , por jo vetem , u shtrine si metastazat e kancerit ne trup te Shqiperise dhe ia mbajne frymen zene sot e kesaj dite ! Sot i kane vene shkelmin ne fyt Shqiperise dhe nuk emrohet asnje person ne poste publike te rendesishme apo dhe “vende leku” , qe te mos jete porosi dhe filtrim i agjenturave te huaja , me veprimtari te spikatur antishqiptare !
Hidhini nje sy administrates se Sali Berishes , por dhe kesaj te sotmes te Edi Rames dhe Ilir Metes !